TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti kërkon mbi 500 mijë vota në zgjedhjet e 7 qershorit

by teve1
6 muaj ago
2
A A
Kurti kërkon mbi 500 mijë vota në zgjedhjet e 7 qershorit

Kryeministri në detyrë i Kosovës dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka kërkuar nga qytetarët që në zgjedhjet e 7 qershorit ta mbështesin subjektin e tij politik me mbi 500 mijë vota.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka kujtuar rezultatet zgjedhore të partisë së tij, duke theksuar se në zgjedhjet qendrore të 9 shkurtit të vitit të kaluar, Lëvizja Vetëvendosje kishte marrë afër 400 mijë vota, ndërsa më 28 dhjetor, sipas tij, kishin arritur afër 500 mijë vota.

“Më 9 shkurt të vitit të kaluar Lëvizja VETËVENDOSJE! i pati afër 400 mijë vota në zgjedhjet qendrore. Më 28 dhjetor arritëm bashkë afër 500 mijë vota. E më 7 qershor le t’i kalojmë 500 mijë vota dhe ta shënojmë fitoren e radhës, edhe më të madhe e vendimtare, që t’i japim shtetit tonë institucione funksionale e t’ia mbyllim bllokut opozitar shtigjet të cilat po i shfrytëzojnë për ta mbajtur shtetin peng”, ka shkruar Kurti.

Ai ka thënë se nga Gjilani dhe Anamorava kanë vazhduar mobilizimin për zgjedhjet e ardhshme, duke theksuar investimet në arsim, siguri, ushtri dhe mbështetje sociale për qytetarët.

“Nga Gjilani dhe Anamorava e vazhduam mobilizimin për zgjedhjet e ardhshme. Brezave aktual dhe atyre që do të vijnë pas nesh duhet t’ua lëmë trashëgimi një Kosovë gjithnjë e më të zhvilluar dhe prosperuese. Po ndërtojmë shkollat dhe çerdhet; po investojmë në ushtri, mbrojtje e siguri, me pajisje e armatim, industri dhe prodhim; po e rrisim mbështetjen për fëmijët dhe studentët, nënat lehona dhe të gjitha familjet. Dora e mirë e shtetit po prek aty ku më herët nuk shfaqej dot. 116 është numri, 7 qershori është dita, kur votojmë për progresin shoqëror, rritjen ekonomike dhe sigurinë shtetërore e qytetare”, ka përfunduar ai./teve1.info/

Tags: albin kurtizgjedhje
ShareTweet

Postime të ngjashme

Parashikimi i motit për sot

Fundjava në Kosovë me vranësira dhe reshje shiu, në male pritet borë

Shala: Partitë nuk kanë arritur marrëveshje për Ligjin për Specialen, po bëjnë lojëra politike

Shala: Partitë nuk kanë arritur marrëveshje për Ligjin për Specialen, po bëjnë lojëra politike

Berisha: Kthimi i Ligjit për Specialen nuk është fitore, zgjidhje është zhbërja e Dhomave të Specializuara

Berisha: Kthimi i Ligjit për Specialen nuk është fitore, zgjidhje është zhbërja e Dhomave të Specializuara

Kryeziu: Më duket se askush nuk e ka menduar se kush do ta zbatojë Ligjin për Specialen

Gjermania mposht Serbinë, Gruda shënon në Beograd

Gjermania mposht Serbinë, Gruda shënon në Beograd

Pezullohen fluturimet në ShBA

Pezullohen fluturimet në ShBA

Kryeziu: Më duket se askush nuk e ka menduar se kush do ta zbatojë Ligjin për Specialen

Kryeziu: Më duket se askush nuk e ka menduar se kush do ta zbatojë Ligjin për Specialen

Shtyhet seanca ku ishte paraparë votimi i Ligjit për Gjykatën Speciale

Shtyhet seanca ku ishte paraparë votimi i Ligjit për Gjykatën Speciale

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën