Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova dhe Serbia, duhet të arrijnë një marrëveshje para zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.
Ai këtë qëndrim e ka dhënë në një intervistë për Bloomberg.
Kurti ka deklaruar që ka një urgjencë në normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, madje duke përmendur edhe një afat kohor.
“Ka një urgjencë për implementimin e marrëveshjes dhe normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, me qendër në njohjen reciproke de-facto, më së voni deri në pranverën e vitit të ardhshëm.” – ka deklaruar Kurti në një intervistë gjatë qëndrimit të tij në Slloveni.
Kryeministri në Slloveni po qëndron për pjesëmarrje në Forumin e Bledit.
Ai të hënën në një panel për kryeministrat e Ballkanit Perëndimor, tha se Kosova po punon në dy drejtime për të bindur shtetet skepitke për njohje, atë të takimeve bilaterale dhe përmes diplomacisë dhe fuqizimin e ekonomisë dhe demokracisë në Kosovë.
Kurti pati edhe një replikë me homologen nga Serbia, ku replika e Kurtit u duartrokit nga të pranishmit në sallë./teve1.info/