TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti: Kërkesa për shkarkimin e Gërvallës është reagim emocional ndaj objektivit të gabuar

by teve1
1 muaj ago
1
A A
Kurti: Kërkesa për shkarkimin e Gërvallës është reagim emocional ndaj objektivit të gabuar

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla është “objektiv i gabuar” i disa protestuesve në Prishtinë që kanë kërkuar dorëheqjen e saj, pasi ajo kishte thënë vite më parë se do të dërgonte dëshmi në Gjykatën Speciale kundër Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

Kurti në një bashkëbisedim me studentë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u pyet për moreagimin e Gërvallës pas dënimit të katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me 81 vjet burgim.

“Pse nuk u është drejtuar ajo (Donika Gërvalla) qytetarëve të Kosovës për të sqaruar publikisht qëndrimin e saj dhe veprimet e saj lidhur me këtë çështje? Mendoj se qytetarët kanë të drejtë ta dinë qartë se ku qëndrojnë institucionet dhe përfaqësuesit e tyre përballë asaj që ju vetë sapo e quajtët të padrejtë”, pyeti studentja Laura Dragusha.

Kurti, duke iu përgjigjur asaj, tha se selektimi i këtyre deklaratave të Gërvallës dhe “reagimi emocional” ndaj tyre është “dëm i madh” që u bëhet ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

“Donika Gërvalla ka thënë shumë gjëra, por çështja është se çfarë po zgjidhni ju të shfaqni nga ato që ajo ka thënë. Mendoj se është dëm i madh ndaj katër liderëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët padrejtësisht janë të burgosur në Hagë që të drejtohet reagimi emocional kundër Donika Gërvallës. Por, nëse jeni kundër kryeministrit Kurtit mos e ktheni Donika Gërvallën në objektiv dhe pastaj të përpiqeni në këtë mënyrë ta ndihmoni Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin sepse nuk do të ndodhë. Është një reagim emocional ndaj objektivit të gabuar”, tha Kurti.

Një studente tjetër, Anisë Murseli, tha se shoqja e saj, Laura, nuk po bënte “reagim emocional” dhe se qytetarët do të duhej ta dinin qëndrimin e ministres së Drejtësisë.

“Kryeministër, dua të filloj duke thënë se Laura, shoqja ime, duke pyetur për Donika Gërvallën nuk po bën reagim emocional. Nuk do t’i kushtonte shumë ministres sonë që thjesht ta rikonfirmonte qëndrimin e saj se ajo nuk ka dërguar prova. Mendoj se kjo është gjithçka që po kërkojnë njerëzit dhe është një kërkesë e arsyeshme në një vend demokratik me përfaqësues të zgjedhur, për të kërkuar një gjë të tillë”, tha ajo./KosovaPress.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nis vaksinimi kundër gripit sezonal

Nis vaksinimi kundër gripit sezonal

Presidentja takon mërgatën në Hungari: Kontribuuat në rezistencën paqësore, në UÇK dhe në shtetndërtim

Presidentja takon mërgatën në Hungari: Kontribuuat në rezistencën paqësore, në UÇK dhe në shtetndërtim

Kosova në krizë energjetike sipas Aleancës, paralajmërojnë interpelancë për importin

Kosova në krizë energjetike sipas Aleancës, paralajmërojnë interpelancë për importin

“Let’s Do It Kosova” pastron mbeturinat, por banorët nuk i bashkohen aksionit

Nxënësit testohen nga mësimdhënësit, por si bëhet vlerësimi i mësimdhënësve brenda shkollave?

Nxënësit testohen nga mësimdhënësit, por si bëhet vlerësimi i mësimdhënësve brenda shkollave?

Igli Tare përfundon në “radarët” Napolit

Igli Tare përfundon në “radarët” Napolit

Mashtrimi përmes “Call Center”, të dyshuarit përfundojnë në paraburgim për një muaj

Mashtrimi përmes “Call Center”, të dyshuarit përfundojnë në paraburgim për një muaj

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën