TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Kurti: Kemi siguruar lokacionin e projektit të energjisë diellore “Solar4Kosovo”

nga TËVË 1
15 Shkurt, 2023
0
A A
Kurti: Kemi siguruar lokacionin e projektit të energjisë diellore “Solar4Kosovo”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se se është siguruar lokacioni për projektin në vlerë mbi 60 milionë euro për energji diellore “Solar4Kosovo”.

Kurti theksoi se sistemit të ngrohjes do i shtohen rreth 70 megavat, ku do të përfitojnë rreth 60 mijë banorë.

Përmes komunikatës thuhet se: “kemi përfituar më shumë se 100 milionë euro grante nga Bashkimi Evropian dhe Gjermania për trajtimin e ujërave të zeza dhe menaxhimin e mbeturinave. Të dy projekte do të kontribuojnë në mbrojtjen e mjedisit sipas standardeve mjedisore të Bashkimit Evropian, me qëllim të zgjidhjes së problemit të menaxhimit të mbeturinave të ngurta dhe ujërave të zeza me të cilat po ballafaqohet Kosova”.

Shefi i ekzekutivit theksoi se urbanizmi është ndër përpjekjet bashkëkohorë që në qendër të vëmendjes e ka njeriun dhe natyrën.

“Urbanizmi i ri me premisat e tij për të ndërtuar qytete më të qasshme, më të jetueshme, më funksionale dhe me më shumë vlera estetike, më të sigurta e miqësore ndaj këmbësorëve e biçiklistëve, hapësira më kreative e më të gjalla, është ndër përpjekjet bashkëkohore për të ndërtuar qytete që kanë në qendër të vëmendjes njeriun dhe natyrën. As njeriun pa natyrën, e as natyrën pa njeriun, por të dyjat. Bashkë e jo në kurriz të njëra tjetrës”, ka thënë Kurti.

“Përveç Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, janë edhe Ministria e Zhvillimit Rajonal si dhe Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal të cilat në bashkëpunim horizontal me ministri të tjera dhe me bashkëpunim vertikal e direkt me pushtetin lokal janë duke ndërtuar politika, e duke realizuar projekte që sigurojnë një zhvillim të qëndrueshëm dhe rrisin cilësinë e jetesës”, u shpreh kryeministri.

Kryeministri, Albin Kurti, shtoi se qeveria ka miratuar edhe vendimin për hartimin e planit të ri hapësinor të Kosovës, i cili sipas tij do të reflektojë në vizionin për zhvillim të qëndrueshëm.

“Bashkë me krijimin e databazës për energji solare, kemi siguruar lokacionin për një prej projekteve më të mëdha të energjisë diellore në Evropë, “Solar4Kosovo”. Ky investim me vlerë 64 milionë euro parashihet t’i shtojë sistemit të ngrohjes së Prishtinës rreth 70 MW kapacitet, nga i cili do të përfitojnë rreth 60 mijë banorë. Po ashtu kemi përfituar më shumë se 100 milionë euro grante nga Bashkimi Evropian dhe Gjermania për trajtimin e ujërave të zeza dhe menaxhimin e mbeturinave. Të dy projektet do të kontribuojnë në mbrojtjen e mjedisit sipas standardeve mjedisore të Bashkimit Evropian, me qëllim të zgjidhjes së problemit të menaxhimit të mbeturinave të ngurta dhe ujërave të zeza me të cilat po ballafaqohet Kosova”, ka njoftuar ai.

“Në 35 komuna të Kosovës apo 92% të komunave tashmë e kemi të përfunduar apo miratuar Planin Zhvillimor Komunal si dokumentin më të rëndësishëm strategjik e zhvillimor të nivelit lokal”, ka thënë ai tutje, duke shtuar se: “sa i përket dokumentit tjetër me rëndësi që është Harta Zonale Komunale, gjithsej 8 komuna nga 38 apo 21% tashmë e kanë miratuar Hartën Zonale Komunale; 24 komuna të Kosovës janë në hartim e sipër të këtij dokumenti të rëndësishëm, ndërkaq vetëm 6 komuna tjera ende nuk e kanë filluar procesin. Përmes Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, jemi duke bërë lehtësira për të përshpejtuar procesin, veçanërisht përmes thjeshtimit të procedurave të mbikëqyrjes dhe dhënies së pëlqimeve të nevojshme.

Sipas Kurtit, digjitalizimi i tërë këtij procesi është një komponentë e rëndësishme, të cilën synojnë ta arrijnë deri në mes të vitit 2024.

Për fund kryeministri ka thënë se është domosdoshmëri për të ndërtuar një të sotme stabile dhe një të ardhme të qëndrueshme dhe prosperuese, për të gjithë.

Tags: kryeministri KurtimmphiSolar4Kosovo
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti flet me Sullivan: Kemi nevojë për ndihmë më të madhe kundër planeve luftarake të Serbisë

Kurti nderon dëshmorët e fshatit Bllacë në përvjetorin e 7 Qershorit

Policia parandalon prerje ilegale të drunjve në Malet e Sharrit – të dyshuarit i vënë zjarr automjetit dhe ikin

Policia parandalon prerje ilegale të drunjve në Malet e Sharrit – të dyshuarit i vënë zjarr automjetit dhe ikin

Një pjesë e Lagjes së Spitalit në terr, kjo është arsyeja

Një pjesë e Lagjes së Spitalit në terr, kjo është arsyeja

Sheshi që ndan Malishevën – opozita flet për zvarritje, komuna për sukses

Sheshi që ndan Malishevën – opozita flet për zvarritje, komuna për sukses

Një grua sulmon me thikë kalimtarët në Gjermani – vritet nga policia

Një grua sulmon me thikë kalimtarët në Gjermani – vritet nga policia

Stojkoviq për gazetarët serb: ”Nuk ju pëlqeu loja? Gjeni një tjetër trajner”

Stojkoviq për gazetarët serb: ”Nuk ju pëlqeu loja? Gjeni një tjetër trajner”

Sylvinho: “Ndeshja më e mirë në dy-tri vjetët e fundit”

Sylvinho: “Ndeshja më e mirë në dy-tri vjetët e fundit”

Kurti flet me Sullivan: Kemi nevojë për ndihmë më të madhe kundër planeve luftarake të Serbisë

Kurti nderon dëshmorët e fshatit Bllacë në përvjetorin e 7 Qershorit

Policia parandalon prerje ilegale të drunjve në Malet e Sharrit – të dyshuarit i vënë zjarr automjetit dhe ikin

Policia parandalon prerje ilegale të drunjve në Malet e Sharrit – të dyshuarit i vënë zjarr automjetit dhe ikin

Shqipëria dominon ndaj Serbisë, Manaj humb penalltinë, por mbyllet pa gola në Tiranë

Shqipëria dominon ndaj Serbisë, Manaj humb penalltinë, por mbyllet pa gola në Tiranë

Një pjesë e Lagjes së Spitalit në terr, kjo është arsyeja

Një pjesë e Lagjes së Spitalit në terr, kjo është arsyeja

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X