Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se Kamenica ka qenë shembull dhe model i qeverisjes lokale e udhëhequr nga Kadri Rahimaj.
Ai ka thënë se në këtë komunë zgjedhja është e qartë dhe LVV do të vazhdojë qeverisjen me Rahimajn.
“Bashkëpunimi me komunën e Kamenicës ka qenë i lehtë dhe efektiv, sepse Kamenica ka qenë shembull dhe model i mirëqeverisjes lokale, me politika progresiste në dobi e shërbim të qytetarëve e përkujdesje ndaj fëmijëve. Aty po ndërtojmë çerdhe të reja, stadiume të reja, e rrugë që lidhin fshatrat me qytetin. Punëve të kryera në mandatin e parë të Kadri Rahimajt, do iu shtohen projekte të tjera madhore e tejet të rëndësishme. Projekti kryesor i mandatit të ardhshëm është rruga me katër korsi Kamenicë–autostradë, si një korridor i ri ekonomik që e nxjerr komunën nga izolimi dhe hap rrugën për investime, turizëm e tregti. Në Dardanë zgjedhja është e qartë dhe e lehtë, sepse është edhe e dëshmuar dhe e suksesshme. Me Kadri Rahimajn dhe Lëvizjen VETËVENDOSJE! vazhdojmë edhe mandatin e ardhshëm, pas 12 tetorit, me qeverisje që ecën me punë, me plan dhe me përgjegjësi”, ka shkruar Kurti në Facebook.