TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kurti ka një njoftim për mërgimtarët që vijnë këtë verë në Kosovë

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Kurti: Kosova mund të jetë vendi i radhës që do të përballet me agresionin rus

Ai tha se në kuadër të Forumit ekonomik global është takuar me udhëheqës të fuqishëm të korporatave të ndryshme por gjithashtu edhe me politikanë të ndryshëm.

Mes tjerash Kurti për Albinfo.ch theksoi takimin me presidentin Casis dhe zv/presidentin Bersent por edhe një mëngjes pune që ka pasur me liderët e Ballkanit e ku ndodheshin kryeministrat e vendeve anëtare të BE-së.

“Në Davos erdha nga SHBA ku qëndrova për dy javë duke filluar nga fillimi inegociatave me Korporatën për Sfidën e Mijëvjeçarit për një program prej 236 milion dollarëve në sektorin e energjisë e deri tek takimet me kompanitë për investime të shtuara në Kosovë dhe takimi me këshillëtarin për siguri kombëtare të presidentit Biden”, tha Kurti.

Ai veçoi ardhjen në Zvicër dhe takimin me bashkatdhetarët.

“Kthimi në Zvicër drejt rrugës për në Kosovë ishte në nivel të duhur. Mbajtëm 2 tubime me bashkatdhetarë në Konsullatën tonë në Cyrih, Meqenëse Zvicra është një vend i cili jo vetëm që ka rol të theksuar për Kosovën ekonominë dhe zhvillimin atje por gjithashtu bashkatdhetarët në Zvicër besoj se kanë një rol si askund tjetër që ka diaspora jonë për shkak të aktivitetit të tyre, numrit të madh dhe shtetit të Zvicrës i cili tek shqiptarët ka gjetur qytetarët të cilët edhe kontribojnë shumë por në të njejtën kohë edhe nuk e harrojnë atdheun e tyre”, tha Kurti.

Kurti tutje u pyet rreth marrëdhënieve mes Kosovës dhe Zvicrës dhe mundësisë së avancimit të këtyre raporteve.

“Një pjesë e investimeve të huaja dhe eksporti edhe nga Kosova janë pjesë e urës zhvillimore që kemi me Zvicrën dhe unë besoj që në muajt në vijim këtë do ta shtojmë edhe më shumë në kuptimin që do të ketë investime më shumë nga Zvicra në Kosovë por edhe eksportet e Kosovës në Zvicër. Tek eksportet duhet theksuar përpunimin e drurit e metaleve, lëkurës, tekstilit dhe gjithashtu edhe agroindustria dhe fushaa e IT-së dhe komunikimit ku Kosova ka përjetur një hov të jashtëzakonshëm. Ne I jemi përjetësisht falënderues Zvicrës që ka qenë strehë e emigrantëve tanë e refugjatëve tanë dhe sot është një vend në të cilin shqiptarët dëshmojnë edhe shkathtësitë e dijen dhe zellin e vullnetin për të kontribuar për Zvicrën por edhe për Kosovën dhe kombin shqiptar”, theksoi Kurti.

Derisa për bashkatdhetarët që vijnë këtë verë në pushime Kurti bëri të ditur se sërish nuk do të kenë nevojë të paguajnë në kufi pasi shpenzimet e policave do t’i heq Qeveria e Kosovës.

“Edhe sivjet nuk do të ketë nevojë për ato pagesa në kufi meqenëse derisa të bëhemi anëtarë të kartonit të gjelbër, Kosova i mbulon shpenzimet E di që bazuar në të dhënat shpenzimet e bashkatdhetarëve tanë kanë qenë afër 10 milionë euro ndrsa dëmet nuk kanë qenë as 6 milionë euro. Jemi të interesuar që vitet në vijim të organizojmë pritje për bashkatdhetarët në kuptimin e një turizmi kulturor e historik dhe i cili ia bashkangjet një program të gjerë për të gjitha gjeneratat. Lidhja e fuqishme me mërgatën tonë të jetë e institucionalizusr edhe më shumë. Asnjëherë nuk i harrojmë bashkatdhetarët dhe gjithmonë janë e do të jenë pjesë e kombit tonë. Dëshirojmë që ata të vijnë në investime në Kosovë dhe të kontribojnë përmes përfitimeve”, tha Kurti.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Pas rinumërimit iu hoqën afër 6 mijë vota, Paçarizi: Distancohem plotësisht nga çdo keqpërdorim apo manipulim

Pas rinumërimit iu hoqën afër 6 mijë vota, Paçarizi: Distancohem plotësisht nga çdo keqpërdorim apo manipulim

Haziri: Gjilani sot e dy vjet ka mbetur pa kryetar

Haziri kërkon hetime në detaje për manipulimin e votave

Testohet droni kosovar “Skifteri”, pamje nga godtija e pikave të synuara

Testohet droni kosovar “Skifteri”, pamje nga godtija e pikave të synuara

Prokuroria kërkon paraburgim për pesë zyrtarët e komunës së Prizrenit që falsifikuan dokumente

Keqpërdorimi i votave në Prizren, Prokuroria autorizon Policinë për mbledhjen provave

Rutte bisedon me Trumpin lidhur me situatën në Grenlandë

Rutte bisedon me Trumpin lidhur me situatën në Grenlandë

Refuzohet oferta e Juventusit për Matetan

Refuzohet oferta e Juventusit për Matetan

Pas rinumërimit iu hoqën afër 6 mijë vota, Paçarizi: Distancohem plotësisht nga çdo keqpërdorim apo manipulim

Pas rinumërimit iu hoqën afër 6 mijë vota, Paçarizi: Distancohem plotësisht nga çdo keqpërdorim apo manipulim

Raphinha mungon me Sociedadin, kthehet ndaj Slavias

Raphinha mungon me Sociedadin, kthehet ndaj Slavias

Valon Berisha zyrtarizohet te LASK-u

Valon Berisha pritet ti bashkohet ekipit të madh nga Bosnjë e Hercegovina

Rama: Dialogu Kosovë – Serbi i dështuar për shkak të formatit

Rama i quan gënjeshtra aludimet se Shqipëria do të paguajë 1mld Euro për të qenë në Bordin e Paqes

Gjimshiti në formacionin e javës në Serie A

Gjimshiti gati për Athletic Bilbaon

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën