TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kurti: Historia e solidaritetit e popullit tonë dhe hebre, po hedhë themelet e bashkëpunimit

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Kurti: Historia e solidaritetit e popullit tonë dhe hebre, po hedhë themelet e bashkëpunimit

Ai ka thënë se kjo histori e përbashkët po hedhë tash themelet e bashkëpunimit në shumë fusha.

Gjatë fjalimit të tij në pritjen e organizuar nga Ambasada e Izraelit në Kosovë, në shënim të festës Hanukkah, Kurti thas se Kosova e Izraeli kanë bashkëpunim në disa fusha.

“Populli shqiptar i Kosovës ka qëndruar pranë popullit hebre, në kohët më të vështira gjatë Luftës së Dytë Botërore, ku dhjetëra familje shqiptare strehuan hebrenjtë dhe i ndihmuan ata të shpëtonin nga më e keqja. Shumë vite më vonë, një histori e ngjashme u përsërit, por këtë herë populli shqiptar i Kosovës ishte në nevojë. Familjet hebreje në Izrael ishin ato që hapën dyert e strehimit për shumë prej refugjatëve tanë. Dhe, kjo histori solidariteti mes popujve tanë, po hedh tashmë themelet e bashkëpunimit të ngushtë mes dy vendeve tona. Ne po e zhvillojmë shpejt këtë bashkëpunim në shumë fusha: arsim dhe kulturë; arkiva dhe kinematografi; bashkëpunim ekonomik; bujqësi dhe sektor të ujit; shkencë, teknologji dhe inovacion; shëndetësi dhe mjekësi, si dhe shumë fusha të tjera me interes të përbashkët”, ka thënë Kurti.

Fjala e plotë e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në pritjen e organizuar nga Ambasada e Izraelit në Kosovë, në shënim të festës Hanukkah:

Shkëlqesia juaj Znj. Tamar Ziv – Ambasadore e Izraelit në Republikën e Kosovës,

Shkëlqesia juaj Znj. Vjosa Osmani-Sadriu, Presidente e Republikës së Kosovës,

Të nderuar deputetë, ministra, kryetarë komunash, ambasadorë dhe diplomatë,

Të nderuar të ftuar dhe miq,

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, dëshiroj t’i shpreh urimet më të mira komunitetit hebre në Kosovë dhe në mbarë botën me rastin e Hanukkah.

Hanukkah është një festë e historisë së fuqishme të çlirimit, në të cilën Makabinjtë çliruan popullin hebre nga dominimi dhe rishenjtëruan Tempullin e Dytë në Jerusalem.

Ndezja e një qiriri në Menorah, një qirimbajtëse me tetë degëzime, çdo natë përkujton historinë e llambës së vajit që digjej për tetë ditë, megjithëse kishte vaj të mjaftueshëm për të djegur vetëm për një. Kjo histori na kujton se edhe kur burimet tona janë të kufizuara, besimi ynë mund të na ndihmojë të përfitojmë sa më shumë nga ajo që kemi.

Ne gjithashtu e dimë se historia e Hanukkah është historia e një populli, që jo thjesht vazhdon përpara përballë tragjedisë, por që është i përkushtuar ndaj besimit të tyre e është krenar për traditën dhe mirënjohës për mrekullitë dhe bekimet e shumta në jetët tona.

Ndërsa kujtojmë historinë dhe mësimet që mund të nxirren nga e kaluara, unë do të doja të theksoja historinë e përbashkët, që populli hebre ndan me kombin tonë – një histori shtypjeje dhe persekutimi që populli ynë pësoi në periudha dhe vende të ndryshme, por një histori që triumfoi me lirinë dhe çlirimin për të dy kombet.

Populli shqiptar i Kosovës ka qëndruar pranë popullit hebre, në kohët më të vështira gjatë Luftës së Dytë Botërore, ku dhjetëra familje shqiptare strehuan hebrenjtë dhe i ndihmuan ata të shpëtonin nga më e keqja.

Shumë vite më vonë, një histori e ngjashme u përsërit, por këtë herë populli shqiptar i Kosovës ishte në nevojë. Familjet hebreje në Izrael ishin ato që hapën dyert e strehimit për shumë prej refugjatëve tanë. Dhe, kjo histori solidariteti mes popujve tanë, po hedh tashmë themelet e bashkëpunimit të ngushtë mes dy vendeve tona.

Ne po e zhvillojmë shpejt këtë bashkëpunim në shumë fusha: arsim dhe kulturë; arkiva dhe kinematografi; bashkëpunim ekonomik; bujqësi dhe sektor të ujit; shkencë, teknologji dhe inovacion; shëndetësi dhe mjekësi, si dhe shumë fusha të tjera me interes të përbashkët.

Kosova gëzon një diversitet të pasur kulturor, ku kultura të ndryshme gjatë shekujve kanë lënë gjurmë të prekshme dhe të paprekshme. Dhe ky diversitet kulturor pasurohet më tej nga gjurmët e kulturës hebraike dhe të komunitetit hebre, të cilat shtrihen në shekuj në historinë tonë.

Për të forcuar më tej këtë lidhje kulturore dhe shpirtërore, ne kemi ndërmarrë hapa konkret drejt themelimit të Qendrës Kulturore Hebraike në Prizren. Kjo qendër do të vendoset në objektin e trashëgimisë kulturore në kuadër të Qendrës Historike, ndërsa pas restaurimit dhe përshtatjes do të vendoset një sallë lutjesh – një sinagogë dhe muze që tregon historinë e miqësisë mes kombeve tona.

Ne synojmë ta kthejmë këtë qendër në një pikë lidhëse për bashkëpunim kulturor ndërmjet Kosovës dhe Izraelit dhe me shtetet e tjera me popullsi të konsiderueshme hebreje.

Për t’iu kthyer festës së sotme, më lejoni të përfundoj fjalën time duke ritheksuar se Hanukkah është një festë e shpresës, lirisë dhe fitores. Është një mundësi për ne që të kremtojmë vlerat tona të përbashkëta dhe të jemi mirënjohës për lidhjet e forta të prosperitetit që kemi krijuar si vende demokratike e multikulturore.

Siç edhe shumë prej jush e dinë, emri ‘’Hanukkah’’ vjen nga fjala hebraike për ‘’përkushtim’’. Prandaj dëshiroj t’iu ftoj të gjithëve t’ia përkushtojmë këtë rast përpjekjeve tona të përbashkëta për një botë më paqësore. Le të ripërkushtohemi për të bërë gjithçka që mundemi për të ndriçuar urrejtjen, në mënyrë që t’i japim fund urrejtjes.

Le të kujtojmë se në fund, drita gjithmonë do të triumfojë mbi errësirën dhe liria do të lulëzojë kundër shtypjes.

Ndërsa qirinjtë janë ndezur këtë stinë, ju uroj të gjithëve një Festival të Dritave të lumtur dhe të begatë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

MKRS dhe UNDP thellojnë partneritetin për projekte afatgjata në kulturë

MKRS dhe UNDP thellojnë partneritetin për projekte afatgjata në kulturë

22 vjet burgim babait që shtyu djalin të kryejë vrasje në një qendër tregtare në Podujevë

22 vjet burgim babait që shtyu djalin të kryejë vrasje në një qendër tregtare në Podujevë

Identifikohen pas 27-vjetësh mbetjet mortore të të zhdukurit nga masakra e Kralanit

Identifikohen pas 27-vjetësh mbetjet mortore të të zhdukurit nga masakra e Kralanit

Një person në Kaçanik rrah të dashurën e tij, arrestohet

Arrestohen dy zyrtarë të KEDS-it në Ferizaj, dyshohen se morën 400 euro ryshfet

MKRS dhe UNDP thellojnë partneritetin për projekte afatgjata në kulturë

MKRS dhe UNDP thellojnë partneritetin për projekte afatgjata në kulturë

22 vjet burgim babait që shtyu djalin të kryejë vrasje në një qendër tregtare në Podujevë

22 vjet burgim babait që shtyu djalin të kryejë vrasje në një qendër tregtare në Podujevë

Identifikohen pas 27-vjetësh mbetjet mortore të të zhdukurit nga masakra e Kralanit

Identifikohen pas 27-vjetësh mbetjet mortore të të zhdukurit nga masakra e Kralanit

Maqedonasit në “turizëm farmaceutik” në Kosovë dhe në Serbi për barna më të lira

Maqedonasit në “turizëm farmaceutik” në Kosovë dhe në Serbi për barna më të lira

Një person në Kaçanik rrah të dashurën e tij, arrestohet

Arrestohen dy zyrtarë të KEDS-it në Ferizaj, dyshohen se morën 400 euro ryshfet

Spiropali e takon Hamzën: Vlerësoj rolin historik dhe politik të PDK-së, ka momente kur politika duhet të qëndrojë mbi dallimet partiake

Spiropali e takon Hamzën: Vlerësoj rolin historik dhe politik të PDK-së, ka momente kur politika duhet të qëndrojë mbi dallimet partiake

Rrahje mes dy personave në Ferizaj, njëri sulmoi edhe nënën e tij

Dy të arrestuar në Gjilan nën dyshimin për dhunim

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën