TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kurti: Gjenocidi në Srebrenicë, paralajmërim i fushatës gjenocidale që do të ndodhte edhe në Kosovë

by TËVË 1
9 muaj ago
0
A A
Kurti: Gjenocidi në Srebrenicë, paralajmërim i fushatës gjenocidale që do të ndodhte edhe në Kosovë

Në 30-vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë, kryeministri në detyrë i Koosvës, Albin Kurti ka thënë se pikëllimi nuk i ka thyer dhe as dhimbja nuk i ka ligështuar, ndonëse vuajtja e familjarëve vazhdon sikurse edhe mohimi i gjenocidit që ua mori më të dashurit.

Kurti ka shkruar në Facebook se 8,372 burra dhe djem boshnjakë u vranë mizorisht nga forcat ushtarake të komanduara nga krimineli i luftës Ratko Mlladiq. Sipas tij, gjatë luftës në Bosnje e Hercegovinë ishte Beogradi zyrtar ai që dërgoi rreth 4 mijë oficerë ushtrie, armatime të shumta e municione pa fund, për shfarosjen e popullsisë vendëse boshnjake.

“Në ekzekutimet në masakrën e Srebrenicës mori pjesë edhe njësiti famëkeq ‘Shkorpionët’ të cilët pas Bosnjës do të vinin në Kosovë për të kryer krimet e njëjta, në mesin e të cilave edhe pushkatimin mbi familjet Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu në Podujevë më 28 mars 1999”, ka shkruar Kurti.

Ai më tej ka thënë se Kuvendi i Republikës së Kosovës në vitin 2021 pat miratuar një rezolutë që dënonte ashpër gjenocidin e regjimit serb në Srebrenicë dhe u bënte thirrje të gjitha shteteve për përpjekje shtesë për t’i nxjerrë para drejtësisë të gjithë ata që janë përgjegjës për planifikimin e kryerjen e gjenocidit. Ndërkaq, para një viti si qeveri morëm vendim për ta shpallur 11 korrikun Ditë Memoriale në shenjë të përkujtimit të gjenocidit në Srebrenicë.

“Paqja dhe pajtimi në Ballkanin perëndimor, pa drejtësi që ndëshkon kriminelët dhe rehabiliton viktimat, ngelen veçse armëpushim e mashtrim”, shkruan ai.

Kurti së bashku me zëvendëskryeministret në detyrë Donika Gërvalla dhe Emilija Rexhepi ishim në Srebrenicë sot për të shprehur nderimin, ngushëllimin dhe solidaritetin tonë në 30-vjetorin e masakrës më të madhe në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Tags: albin kurtiSrebreniceTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Rugova: Kthimi i Osmanit në LDK do ta ngushtonte garën me LVV-në, Abdixhiku të reflektojë

Rugova: Kthimi i Osmanit në LDK do ta ngushtonte garën me LVV-në, Abdixhiku të reflektojë

Rugova: Kurti po taktizon me opozitën, Abdixhiku të propozojë emër për president

Rugova: Kurti po taktizon me opozitën, Abdixhiku të propozojë emër për president

A dëshiron Kurti president që nuk merret me politikën e jashtme?- Dugolli flet për deklaratën e Osmanit

A dëshiron Kurti president që nuk merret me politikën e jashtme?- Dugolli flet për deklaratën e Osmanit

Dugolli: Opozitës ia dhamë mundësinë, nuk propozuan emra për president dhe nuk janë të sinqertë

Dugolli: Opozitës ia dhamë mundësinë, nuk propozuan emra për president dhe nuk janë të sinqertë

Trump i bën thirrje Iranit të arrijë një marrëveshje bërthamore, duke paralajmëruar për sulme edhe më brutale

Trump pezullon sulmet ndaj Iranit për dy javë

Rugova: Kthimi i Osmanit në LDK do ta ngushtonte garën me LVV-në, Abdixhiku të reflektojë

Rugova: Kthimi i Osmanit në LDK do ta ngushtonte garën me LVV-në, Abdixhiku të reflektojë

Rugova: Kurti po taktizon me opozitën, Abdixhiku të propozojë emër për president

Rugova: Kurti po taktizon me opozitën, Abdixhiku të propozojë emër për president

“Feja nuk është armë politike”- Deklarata e Westminster synon të vendosë standarde globale kundër abuzimit politik të fesë

“Feja nuk është armë politike”- Deklarata e Westminster synon të vendosë standarde globale kundër abuzimit politik të fesë

“InfoNata” 07.04.2026

“InfoNata” 07.04.2026

Arsenali fiton në Lisbonë

Arsenali fiton në Lisbonë

Bayerni mposht Realin në Madrid

Bayerni mposht Realin në Madrid

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën