TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti: Gjatë katër viteve synojmë të ndërtojmë 14 parqe industriale

by tëvë1
4 muaj ago
1
A A
Kurti: Gjatë katër viteve synojmë të ndërtojmë 14 parqe industriale

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në prezantimin e konceptit të Parkut Industrial në Gjakovë, nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit.

Duke e cilësuar Gjakovën qytet me traditë në ndërmarrësi, tregti dhe prodhim, në të cilin puna është kulturë, kryeministri në detyrë tha se sektori privat është lokomotiva e zhvillimit ekonomik të Kosovës.

“Plani ynë është që gjatë katër viteve të ardhshme të ndërtojmë 14 parqe industriale në gjithë Kosovën, me një investim prej 30 milionë euro nga Qeveria e Kosovës.
Mitrovica, Gjilani, Lipjani, Drenasi, Rahoveci dhe Podujeva, janë vetëm disa nga komunat ku do të zhvillohen këto parqe. Dhe natyrisht, në këtë vizion nuk mund të mungojë Gjakova”, tha ai, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.

Kryeministri në detyrë Kurti përmendi synimet për forcimin e prodhimit vendor, për zëvendësimin e produkteve të importuara dhe rritjen e eksportit me prodhime “Made in Kosova”.

“Si dëshmi për këtë kemi dy fakte të pamohueshme, sepse janë shifra, janë statistika, janë realiteti: gjatë qeverisjes sonë është dyfishuar qarkullimi i kompanive private, ndërkaq fitimet janë rritur për më shumë se dy herë e gjysmë. Para qeverisjes sonë asnjëherë fitimi i gjithmbarshëm i korporatave në sektorin privat nuk ka mbërri 900 milionë euro, ndërkaq në vitin e kaluar fitimi ishte 2.3 miliardë euro. Këtë e dimë nga të dhënat e Administratës Tatimore të Kosovës. Do me thënë më shumë se dy herë e gjysmë më shumë është ngritur fitimi i korporatave në sektorin privat. Dhe natyrisht që kjo është pasojë direkte e rritjes së qarkullimit të tyre. Qarkullimi është rritur nga 12.5 miliardë në 25 miliardë euro në vitin e kaluar”, tha Kurti./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Akuzohet për vrasje, nuk merr pjesë në seancë pasi ndodhet jashtë vendit

Akuzohet për vrasje, nuk merr pjesë në seancë pasi ndodhet jashtë vendit

Vlora Hyseni lirohet nga detyra e shefes së SHISH-it, SPAK nis hetimet

Vlora Hyseni lirohet nga detyra e shefes së SHISH-it, SPAK nis hetimet

Ish-zyrtari amerikan: Gjykata Speciale s’duhej të ngrihej, UÇK-ja u dënua më rëndë se ata që kryen krime

Ish-zyrtari amerikan: Gjykata Speciale s’duhej të ngrihej, UÇK-ja u dënua më rëndë se ata që kryen krime

Koci: Të formohet Task Force për Specialen, William të ftohet urgjentisht në Kosovë

Koci: Të formohet Task Force për Specialen, William të ftohet urgjentisht në Kosovë

“Sikur të më ndahet trupi për gjysmë…”- rrëfimi i familjarëve për jetën dhe rënien e Xhevë Lladrovcit

“Sikur të më ndahet trupi për gjysmë…”- rrëfimi i familjarëve për jetën dhe rënien e Xhevë Lladrovcit

Akuzohet për vrasje, nuk merr pjesë në seancë pasi ndodhet jashtë vendit

Akuzohet për vrasje, nuk merr pjesë në seancë pasi ndodhet jashtë vendit

A do të kontribuonit financiarisht? – lind ideja për hapjen e një fondi qytetar për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së?

A do të kontribuonit financiarisht? – lind ideja për hapjen e një fondi qytetar për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së?

Vlora Hyseni lirohet nga detyra e shefes së SHISH-it, SPAK nis hetimet

Vlora Hyseni lirohet nga detyra e shefes së SHISH-it, SPAK nis hetimet

Berisha kërkon dorëheqjen e Ramës: Përgjegjës për aferat kriminale të Vlora Hysenit

Berisha kërkon dorëheqjen e Ramës: Përgjegjës për aferat kriminale të Vlora Hysenit

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Gjendet pa shenja jete një 34-vjeçar në Gjilan, trupi dërgohet për obduksion

Ish-zyrtari amerikan: Gjykata Speciale s’duhej të ngrihej, UÇK-ja u dënua më rëndë se ata që kryen krime

Ish-zyrtari amerikan: Gjykata Speciale s’duhej të ngrihej, UÇK-ja u dënua më rëndë se ata që kryen krime

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën