TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Kurti flet për zgjedhjet e 7 qershorit: S’kemi situatë të re por zgjedhje të përsëritura

by Tëvë1
2 muaj ago
1
A A
​Kurti flet për zgjedhjet e 7 qershorit: S’kemi situatë të re por zgjedhje të përsëritura

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se nuk ka situatë të re por vetëm zgjedhje të përsëritura.

Kështu janë pritjet e tij për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit, ku mes tjerash tha se “sa herë na kanë vënë diga është rritur prurja”.

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha para mediave të enjten se 7 qershori do të tejkalojë rezultatin e 28 dhjetorit.

“Data është caktuar 7 qershor dhe kjo ka imponuar që deri më datën 12 maj ne t’i dorëzojmë listat e kandidatëve tanë për deputetë, pra i kemi edhe pesë ditë. Do të kemi mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së, do të kemi me siguri edhe nja dy mbledhje të kryesisë së LVV-së, deri atëherë unë nuk mund të flas konkretisht për emra, por ajo që e di është që ne jemi duke zbatuar programin dhe zotimet tona me të cilat i kemi fituar zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe 28 dhjetori nuk ishte para 5 viteve, por ishte, sa i bie, katër muajsh. Rrjedhimisht nuk mund të themi që kemi një situatë krejtësisht të re, kemi zgjedhje të përsëritura që nuk ka qenë e thënë që të mbahen, mirëpo meqë bojkoti opozita, meqë nuk dëshironte të ishte as minimalisht konstruktive ja po shkojmë edhe një herë drejt 7 qershorit për ta përsëritur e tejkaluar 28 dhjetorin”, deklaroi ai.

Teksa foli për bashkëpunimin mes ish-presidentes Vjosa Osmani dhe kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku në këto zgjedhje, ai tha se “njerëzit kanë dëshira, por nuk duhet të ngatërrohen dëshirat me fakte”.

“Të gjithë që kanë ambicie politike, duan pushtet, kanë vizion e ide për të mirën e qytetarëve le të angazhohen, le të punojnë me çka dinë e munden dhe ju dëshiroj sukses. Por, duhet ta keni parasysh që për këtë gjë nuk vendos asnjë kryetar partie, asnjë pretendent për cfarë do posti, për këtë vendos populli. Dhe mos harroni qysh ka vendosur populli para katër muajsh, pra populli në zgjedhjet e 28 dhjetorit 51.1 për qind, jo 50 për qind po 51, jo 51, por 51.1 për qind ja dha Lëvizjes Vetëvendosje me ç’rast ne ju ofruam shumë pranë asaj shifrës 500 mijë vota apo 500 mijë zemra siç themi ne. Dhe vetëm shikoni rezultatin konkret. Lëvizja Vetëvendosje 57 deputetë, ndërkaq LDK, PDK, AAK së bashku 43 deputetë. Pra, ato të tria bashkë 43 deputetë, ne LVV me partinë Guxo dhe Alternativën e PDShK-në 57 deputetë. Pra, nuk jemi duke u krahasuar dy parti, por e gjithë opozita është 43 deputetë e Vetëvendosje është 57 deputetë, plus ne i kemi edhe nëntë deputetë të komuniteteve jo-shumicë, gjithsejtë bëjmë 66. Rrjedhimisht njerëzit kanë dëshira, edhe kjo është normale por nuk duhet me i ngatërru dëshirat me fakte”, shtoi Kurti.

Sa i përket rezultatit që pret të dielën e 7 qershorit, Kurti tha se “sa herë na kanë vënë diga është rritur prurja”.

“Besoj që qytetarët e Republikës e kanë kuptuar që çdo herë kur përpiqesh të ja vësh digën një rrjedhe socio-historike e politike qysh është Lëvizja Vetëvendosje, atëherë do të ketë gjithnjë e më shumë prurje. Sa herë na kanë vënë diga është rritur prurja. E tash bash saktësisht sa do të jetë, do ta marrim vesh në mbrëmjen e 7 qershorit”, përfundoi Kurti.

Këto deklarime ai i bëri gjatë nisjes së punimeve për rikonstruktimin e rrugës Kijevë-Malishevë.

Kosova do të mbajë zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 7 qershor si pasojë e dështimit për ta zgjedhur presidentin e ri deri më 28 prill, që ishte afati i fundit kushtetues për ta bërë këtë gjë. Votimet e së dielës së parë te qershorit janë të tretat në nivel nacional, prej shkurtit 2025.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Evropa thyen rekord me mobilizimin për luftimin e zjarreve. Po Kosova?

Evropa thyen rekord me mobilizimin për luftimin e zjarreve. Po Kosova?

Mustafa: LVV-ja nuk duket ende e gatshme për të qeverisur në koalicion

Mustafa: LVV-ja nuk duket ende e gatshme për të qeverisur në koalicion

Vazhdojnë kërkimet për personin e zhdukur në Liqenin e Batllavës, FSK-ja i bashkohet operacionit

Nesër varroset 25-vjeçari që humbi jetën në Liqenin e Batllavës

Spahiu: Ekziston një marrëveshje e heshtur mes LVV-së dhe PDK-së për ta dobësuar LDK-në

Spahiu: Ekziston një marrëveshje e heshtur mes LVV-së dhe PDK-së për ta dobësuar LDK-në

Belgjika eliminon Senegalin

Belgjika eliminon Senegalin

Dua Lipa i jep fund muajit të mjaltit në Itali, rikthehet në studio pas dasmës përrallore

Dua Lipa i jep fund muajit të mjaltit në Itali, rikthehet në studio pas dasmës përrallore

Evropa thyen rekord me mobilizimin për luftimin e zjarreve. Po Kosova?

Evropa thyen rekord me mobilizimin për luftimin e zjarreve. Po Kosova?

Dy vite pa Ismail Kadarenë, gjeniun e letrave shqipe

Dy vite pa Ismail Kadarenë, gjeniun e letrave shqipe

Mustafa: LVV-ja nuk duket ende e gatshme për të qeverisur në koalicion

Mustafa: LVV-ja nuk duket ende e gatshme për të qeverisur në koalicion

Chris Brown do të duhet t’i paguajë ish-asistentes së tij 13 milionë dollarë dëmshpërblim pasi një qen e sulmoi në shtëpinë e tij

Chris Brown do të duhet t’i paguajë ish-asistentes së tij 13 milionë dollarë dëmshpërblim pasi një qen e sulmoi në shtëpinë e tij

A flini me kufje? Këto janë rreziqet ndaj të cilave jeni të ekspozuar

A flini me kufje? Këto janë rreziqet ndaj të cilave jeni të ekspozuar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën