Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se veprimtari i çështjes kombëtare, Adem Demaçi ka qenë një figurë e jashtëzakonshme dhe unike e kombit shqiptarë.
Në pesë vjetorin e vdekjes së tij, Kurti bashkë me kryetarin Kuvendit Glauk Konjufca dhe bashkëpunëtorë të tjerë kanë bërë homazhe tek varri i Demaçit.
Kurti ndër të tjera tha se vepra e veprimtarit Demaçi na mbush me krenari por edhe me përgjegjësi njëkohësisht.
“Vendosëm lule të freskëta në përkujtim të figurës aq të jashtëzakonshme dhe unike të kombit shqiptarë. Sigurisht që kemi pikëllim dhe mallëngjim që nuk e kemi, por kemi krenari e njohje që e patëm dhe mësuam prej tij. Jeta dhe vepra e tij na mbush me krenari dhe përgjegjësi njëkohësisht ”, tha Kurti.
Edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, vlerësoi lartë figurën e Demaçit./teve1.info/