TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kurti: ‘Exit poll-et’për Mitrovicën e Jugut duhet të hetohen – Ftoj organet që të merren me çështjen

by Tëvë1
1 muaj ago
7
A A
Kurti: ‘Exit poll-et’për Mitrovicën e Jugut duhet të hetohen – Ftoj organet  që të merren me çështjen

Kryeministri në detyrë dhe kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se raportimet e djeshme për komunën e Mitrovicës së Jugut lidhur me rezultatet zgjedhore duhet të hetohen. Sipas tij, në exit poll-t e prezantuara dhe në raportimet për fituesit para mbylljes së vendvotimeve, nuk bëhet fjalë për gabime, por për ndërhyrje flagrante në procesin zgjedhor.

Në një konferencë për media të mbajtur të hënën, Kurti ka kërkuar që organet e sigurisë dhe të drejtësisë të merren me këtë çështje. Ai ka theksuar se veprimet e tilla janë një kërcënim për demokracinë dhe zgjedhjet e lira.

“Ajo që ndodhi më 12 tetor rreth raportimeve për Mitrovicën duhet të hetohet dhe hulumtohet. Nuk bëhet fjalë vetëm për gabime, por për një inxhinierim të paramenduar, për ndërhyrje flagrante në procesin zgjedhor. Exit poll-t e prezantuara gabimisht, me 16% dallim dhe më shumë se një organizatë që ka raportuar të njëjtën komunë, si dhe postimi i lajmeve të rreme për fituesin, ende pa u mbyllur vendvotimet, nuk janë thjesht gabime. Ato janë cenim i demokracisë, i zgjedhjeve të lira dhe i integritetit dhe sigurisë së shtetit tonë,” ka deklaruar Kurti.

Kurti gjithashtu ka theksuar se, sipas tij, këto veprime janë të papranueshme dhe kërkon që të gjitha organet përgjegjëse të marrin masa të menjëhershme.

“I ftoj organet e sigurisë dhe drejtësisë të merren me këtë çështje,” shtoi ai.

Në lidhje me procesin zgjedhor, Kurti ka thënë se VV-ja ka fituar pa balotazh në disa komuna, përfshirë Podujevën, Kamenicën dhe Shtimen, dhe se me votat e diasporës mund të ketë fituar gjithashtu edhe në Gjilan. Ai ka theksuar se Lëvizja Vetëvendosje është në balotazh në 12 nga 17 komunat që kanë kaluar në këtë fazë.

“Deri tani, VV-ja është e para në këto zgjedhje, dhe jemi në balotazh në shumicën e komunave. Kjo tregon se lëvizja jonë po rritet dhe po konsolidohet si forcë kryesore politike, jo vetëm në nivel kombëtar, por edhe lokal,” ka përfunduar Kurti.

Ai ka theksuar se pas përfundimit të fazës së parë të garës, tani do të përqendrohen në punën për balotazhet dhe do të synojnë që kandidatët e VV-së të fitojnë edhe këto komuna.

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Ish-nënkryetari i Kllokotit dënohet me 1 vit burg, përmes kërcënimit siguronte vota për Listën Serbe

Ish-nënkryetari i Kllokotit dënohet me 1 vit burg, përmes kërcënimit siguronte vota për Listën Serbe

Nis shqiptimi i gjobave përmes monitorimit të kamerave të sigurisë në Prishtinë

Nis shqiptimi i gjobave përmes monitorimit të kamerave të sigurisë në Prishtinë

Ministria e Kulturës shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të Shpat Kasapit

Ministria e Kulturës shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të Shpat Kasapit

PDK thërret konferencë për media, s’tregohet arsyeja

Prishtina – Suhareka, përballja më interesante e ditës, në kuadër të Kupës

Futboll, mësohen çiftet e 1/16 në Kupën e Kosovës

BE-ja ndan 7.5 milionë euro për qëndrueshmërinë energjetike të Kosovës

BE: Serbia po shkel Marrëveshjen e Ohrit

Italia miraton ligjin që e dënon vrasjen e femrave me burgim të përjetshëm

Italia miraton ligjin që e dënon vrasjen e femrave me burgim të përjetshëm

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën