Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës tha se Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është akti më i madh i historisë sonë kombëtare.
Ai tha se në Prekaz historia u shkrua me zjarr dhe me gjak.
“Në Prekaz historia u shkrua me zjarr dhe me gjak. Toka u bë altar i lirisë dhe një familje u bë simbol kombëtar. Figura e kryekomandantit legjendar Adem Jashari, e lidhur pazgjidhshmërisht me fatin e familjes dhe të bashkëluftëtarëve të tij, u bë personifikim i vendosmërisë për të mos e pranuar nënshtrimin”, tha Kurti.
Derisa, ai u shpreh se sot është “ditë reflektimi për rrugën që kemi bërë e atë që na pret”.




