Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Agon Batushën në pozitën e zëvendësministrit në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.
Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate të Zyrës së Kryeministrit, ku thuhet se Kurti i ka uruar suksese Batushës në detyrën e re.
Batusha më herët ka qenë deputet nga radhët e Lëvizja Vetëvendosje.







