TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti e quan Abdixhikun “mik” – një ditë pas vendimit të LDK-së

Një ditë pas vendimit të LDK-së për të qëndruar në opozitë, ka reaguar kryeministri në detyrë Albin Kurti. Ky i fundit  ka përshëndetur këtë vendim, teksa të parin e LDK-së e quajti mik, ndërsa tha se i shkroi për takim edhe kryetarit të PDK-së dhe Aleancës.

by Doresa Geci
2 muaj ago
2 0
A A

Të enjten mbrëma, doli në një konferencë për media.

Pas disa takimeve me kryeministrin në detyrë, i pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se partia e tij, do të qëndrojë në opozitë.

Por, këtë qëndrim të LDK-së, duket se e priti mirë, kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Madje, një ditë më pas, Kurti – Abdixhikut, iu referua si mik, teksa shtoi se deklaratën e tij e kishte ndjekur.

“E ndjeka edhe mbrëmë deklaratën publike të mikut tim të kryetari të LDK-së, Lumir Abdixhiku i cili tha që LDK do të qëndroj në opozitë. Unë mendoj që LDK do të duhej të vinte në bashkëqeverisje. Ta kemi një marrëveshje politike, nuk është e thënë që të jetë identike me rezultatin e zgjedhjeve 53 me 18, por edhe deformim i rezultatit nuk mund të jetë. Tash unë e përshëndes thirrjen e kryetarit Abdixhiku që edhe partitë e tjera të jenë gjithëpërfshirëse për presidente. Dhe me këtë ide, unë mbrëmë i kam shkruar të tre kryetarëve të partive, atij të PDK-së, LDK-së dhe Aleancës që sa më parë të takohemi dhe të merremi vesh për presidenti”, theksoi Albin Kurti.

Ky i fundit ka zbuluar edhe ofertën të cilën ia kishte dorëzuar LDK-së gjatë takimeve me Abdixhikun.

“Kur e pamë që nuk janë të interesuar për kryetarin e kuvendit, oferta jonë qysh në pranverë është ripërsëritur tani. Me fjalë të tjera, nëse VV-ja do ta kishte kandidatin për president, e që ju e dini se ishte Glauk Konjufca, atëherë LDK-ja ta marr zëvendëskryeministrin dhe katër ministri. Ndërkaq, nëse kandidati për president është konsensual, ta marr zëvendëskryeministrin dhe tri ministri, sepse VV-ja po heq dorë prej presidentit dhe ta kenë zëvendëskryeministrin dhe tri ministri. A nëse është Glauku, atëherë zëvendëskryeministrin dhe katër ministri. Unë besoj që edhe oferta për kryeparlamentar për LDK-në edhe kjo për bashkëqeverisje ku kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ta zëmë, bëhet zëvendës i imi në qeveri nuk është pak”, pohoi Kurti.

Deklarimin e Abdixhikut, tha ta ketë dëgjuar me kujdes, edhe e para në detyrë e drejtësisë në vend, Donika Gërvlla.

“E kam dëgjuar reagimin disa herë sepse doja t’i kuptoja edhe fjalët mes rreshtave dhe po dua të besoj, sepse jam njeri optimist nga natyra, po dua të besoj që kemi një bazë të mirë, nuk kemi arsye ta bllokojmë zhvillimin e shtetit tonë, përkundrazi kemi shumë arsye për të ecur përpara dhe demokracia këtë e ka, katër vjet dikush është në pushtet, dikush është në opozitë”, tha Gërvalla.

Ndryshe, i pari i LDK-së të enjten, ofertat e LVV për bashkëqeverisje, i cilësoi si dekorative dhe disproporcionale.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ngacmohet seksualisht e mitura në Leposaviq, nisin hetimet

Vrasje në tentativë në Vushtrri, një person rrahet me mjete të forta

AK-47 dhe pistoletë, Policia sekuestron dy armë në një shtëpi në Shtime

AK-47 dhe pistoletë, Policia sekuestron dy armë në një shtëpi në Shtime

Vetëplagoset një person në Zubin Potok

Vushtrri: Arrestohet një person, bashkëjetonte me një vajzë të mitur

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Tre persona arrestohen në Pejë, dyshohet se në veturë kishin një kilogram marihuanë

Ngacmohet seksualisht e mitura në Leposaviq, nisin hetimet

Vrasje në tentativë në Vushtrri, një person rrahet me mjete të forta

AK-47 dhe pistoletë, Policia sekuestron dy armë në një shtëpi në Shtime

AK-47 dhe pistoletë, Policia sekuestron dy armë në një shtëpi në Shtime

Vetëplagoset një person në Zubin Potok

Vushtrri: Arrestohet një person, bashkëjetonte me një vajzë të mitur

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Tre persona arrestohen në Pejë, dyshohet se në veturë kishin një kilogram marihuanë

​Izrael – Kosovë, sonte dardanët luajnë për shumëçka

​Izrael – Kosovë, sonte dardanët luajnë për shumëçka

Rama ndan momente nga pritja e Ursula von der Leyen në Kryeministri

Rama ndan momente nga pritja e Ursula von der Leyen në Kryeministri

​Sot hyn në fuqi Marrëveshja e Tregtisë së Lirë – EFTA

​Sot hyn në fuqi Marrëveshja e Tregtisë së Lirë – EFTA

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën