TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti e Gërvalla “përcjellin” kosovarët e parë pa viza

by Fidan Zejnullahu
2 vjet ago
0
A A
Kurti e Gërvalla “përcjellin” kosovarët e parë pa viza

Kryeministri, Albin Kurti së bashku me kryediplomaten, Donika Gërvalla, 1 janarin e nisën në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë. Kjo për t’i përshëndetur 50 kosovarët e parë që udhëtuan pa viza drejt Evropës. Kurti tha se po hiqet një padrejtësi e madhe ndërsa Gërvalla theksoi se pritjeve të gjata para ambasadave të huaja iu erdhi fundi.

Janë orët e para të vitit të ri.

Por, mëngjesi i 1 janarit, shumë udhëtarë i gjeti në aeroportin ndërkombëtarë të Prishtinës.

Janë këta 50 kosovarët e parë që pa viza, po e lënë Kosovën.

Për këtë, edhe në aeroportin “Adem Jashari” janë bërë përgatitjet e duhura.

Për t’i uruar, në aeroport doli edhe i pari i vendit, Albin Kurti.

Ky i fundit tha se 50 qytetarët, e fituan këtë mundësi nga fushata informuese e Qeverisë së Kosovës për liberalizimin e vizave.

“Për të shënuar këtë arritje të rëndësishme sot do të udhëtojnë për në Vjenë, 50-të qytetarë të cilët fituan këtë mundësi në kuadër të fushatës tonë informuese. Këtë të drejtë të fituar me vështirësi duhet ta gëzojmë me përgjegjësi, të respektojmë kërkesat e kriteret, sepse kështu vlerësojmë dhe lartësojmë shtetit tonë. Kudo që të udhëtojmë të kujtojmë e kurrë mos të harrojmë që shtëpia jonë është Kosova jonë e dashur”, u shpreh kryeministri i Kosovws, Albin Kurti.

Kurti tha se 1 janari, shënon një datë të rëndësishme në historinë e vendit.

“Kjo ditë është një ditë e rëndësishme, po hiqet një padrejtësi e madhe, e po fitohet një e drejtë e rëndësishme, e drejta e udhëtimit pa viza në Zonën Schengen. E bashkë me të po forcohet edhe pasaporta e Republikës së Kosovës, më të cilën qytetaret tanë do të mund të udhëtojnë pa viza në 32 vende më shumë. Forcimi i dokumenteve tona të udhëtimit krahas përfitimeve të përditshme është forcim i dinjitetit tonë si shtet në arenën ndërkombëtare”, u shpreh Kurti.

Ndërkohë kryedipolomatja, Donika Gërvalla, tha se morën fund pritjet e gjata para ambasadave të huaja në Kosovë.

“Sot vërtet është një ditë e mirë, e gëzuar sepse secili prej nesh e din se sa kohë kemi humbur në pritje të gjata para ambasadave. Sa kohë është humbur edhe në mërgatë duke siguruar ftesa, fletëgarancione dhe burokraci të tjera. E dini mirë se sa para janë shpenzuar pa nevojë për viza dhe procedura. E dini se sa jo dinjitoze kanë qenë pritjet në rruge, në shi, në borë dhe në diell. Ato kanë marr fund me ditën e sotme”, deklaroi ministrja e Jashtme, Donika Gwrvalla.

Ndryshe, liberalizimi i vizave u mundëson qytetarëve të Kosovës, që kanë pasaporta biometrike, të qëndrojnë deri në 90 ditë – brenda gjashtë muajsh – në cilindo nga 27 shtetet anëtare të zonës Schengen.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Punë të reja “shtetërore” për kompanitë e Zvonko Vesellinoviqit në Serbi

Punë të reja “shtetërore” për kompanitë e Zvonko Vesellinoviqit në Serbi

Brenda një viti parashtrohen mbi 1600 ankesa për shkeljen e të drejtave të njeriut

Ende asnjë prej 27 subjekteve politike s’e ka dorëzuar listën e kandidatëve për deputetë

Konjufca: Serbia e ka goditur Kosovën në mirëbesim

Konjufca: Serbia e ka goditur Kosovën në mirëbesim

Përfshihet nga zjarri një banesë në Prishtinë, intervenojnë zjarrfikësit

Përfshihet nga flaka një banesë në Prishtinë, dyshohet se zjarri nisi nga kuzhina

Presion mbi presidentin francez për zgjedhje të parakohshme ose dorëheqje

Macron insiston se operacionet në Ngushticën e Hormuzit janë vetëm mbrojtëse

Dokumentari i anuluar nga BBC për Gazën fiton çmimin BAFTA

Dokumentari i anuluar nga BBC për Gazën fiton çmimin BAFTA

Punë të reja “shtetërore” për kompanitë e Zvonko Vesellinoviqit në Serbi

Punë të reja “shtetërore” për kompanitë e Zvonko Vesellinoviqit në Serbi

Erdogan: Ndryshimet gjeopolitike theksojnë nevojën për lidhje më të ngushta Turqi-BE

Erdogan: Ndryshimet gjeopolitike theksojnë nevojën për lidhje më të ngushta Turqi-BE

Brenda një viti parashtrohen mbi 1600 ankesa për shkeljen e të drejtave të njeriut

Ende asnjë prej 27 subjekteve politike s’e ka dorëzuar listën e kandidatëve për deputetë

Irani paralajmëron Evropën kundër lëvizjes ushtarake në Ngushticën e Hormuzit

Irani paralajmëron Evropën kundër lëvizjes ushtarake në Ngushticën e Hormuzit

Konjufca: Serbia e ka goditur Kosovën në mirëbesim

Konjufca: Serbia e ka goditur Kosovën në mirëbesim

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën