Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka falënderuar kryetarin e Leposaviqit, Lulzim Hetemi për siç ka shkruar Kurti “qëndresën e tij shembullore për Republikën e Kosovës dhe rend e ligj”.
Hetemi që 26 maji kur kanë filluar protestat e qytetarëve serbë në Leposaviq, Zubin Potok e Zveçan po qëndron në objektin e komunës.
E për këtë veprim, Kurti ka thënë se Hetemi po merr me dhjetëra mesazhe në ditë për të dalë nga zyra e çfarë si thonë, por ai po qëndron në zyrën e tij.
Kurit ka bërë të ditur se Lulzim Hetemi është vëllau i dëshmores Fatime Hetemi.
“Kryetari i komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, për çdo ditë i merr mesatarisht nga dhjetë kërkesa të ndryshme prej shumë anëve që ky të dalë prej zyrës së tij. Çka s’i thonë: disa e marrin me të mirë, disa jo më të mirë, e disa të dyja këto njërën pas tjetrës. Lulzim Hetemi është vëllau i dëshmores Fatime Hetemi (që ra heroikisht si ushtare e UÇK-së bashkë me Fehmi e Xhevë Lladrovcin më 22 shtator 1998). E falënderoj Kryetarin Lulzim nga zemra për qëndresën e tij shembullore për Republikën e Kosovës dhe rend e ligj”, ka shkruar Kurti, percjell teve1.info
Në protestat e qytetarëve serbë të cilët po kundërshtojnë hyrjen e kryetarëve të zgjedhur në objektet komunale ka pasur disa pjesëtarë të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës të lënduar, si dhe automjete të dëmtuara.
Po ashtu janë sulmuar edhe ekipet e medieve, ku dhjetëra vetura janë vandalizuar e dëmtuar. Një veturë, ajo e ekipit të Tëvë 1 është djegur.
Edhe SHBA e BE kanë bërë thirrje që kryetarët për një kohë të mos dalin në objektet komunale si dhe kanë bërë kërkesë që të mbahen zgjedhjet në veri.
Nga ana tjetër kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përsëritur qëndrimin e tij se dalja në punë e kryetarëve të zgjedhur duhet të shihet si gjë normale, ndërsa ka shtuar se Njësia Speciale nuk do të largohet nga objektet e komunave, për derisa siç ka thënë ai “milicia fashiste të shkojë në Beograd ose të arrestohet”