TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti: Drafti për vetëmenaxhim po të nënshkruhej do të kontrollohej nga Gjykata Kushtetuese

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Kurti: Drafti për vetëmenaxhim po të nënshkruhej do të kontrollohej nga Gjykata Kushtetuese

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka folur pas takimit që ka pasur dje në Bruksel me pesëshen evropiane, ku tha se ka kërkuar ndëshkimin dhe sanksionimin e Serbisë.

Ai ka thënë se drafti për vetëmenaxhim që e kanë sjellë emisarët është shkruar me kujdes ndaj shkronjës dhe strukturës së Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Kosovës dhe sipas tij, nëse do të nënshkruhej aty parashihet që ta kontrollonte Gjykata Kushtetuese, menjëherë.

Kurti ka thënë se Serbia refuzoi sërish ta nënshkruante marrëveshjen.

“Republika e Kosovës është e interesuar për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë dhe për njohje reciproke. Në këtë drejtim unë e rikujtova se më 27 shkurt në Bruksel e kemi pranuar Marrëveshjen Bazike…dhe aneksin e zbatimit të Ohërit më 18 mars…Në të dyja rastet edhe më 27 shkurt në Bruksel edhe më 18 mars në Ohër pala serbe, përkatësisht presidenti i Serbisë ka refuzuar që të nënshkruajë marrëveshjen, ndonëse ka thënë se e pranon marrëveshjen dhe është dakord me përmbajtjen dhe tekstin e saj. Unë nënshkrimin e marrëveshjes e ofrova edhe në Samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë, ku Serbia e cila përfaqësohej nga kryeministrja e saj, gjithashtu refuzojë, sikurse presidenti i Serbisë.

Ndërsa në takimin e 21 tetor nga emisarët amerikanë dhe evropianë na është thënë se drafti për vetëmenaxhim që e kanë sjellë është shkruar me kujdes ndaj shkronjës dhe strukturës se Kushtetutës dhe ligjeve të  Republikës së Kosovës dhe nëse do të nënshkruhej aty parashihet që ta kontrollonte Gjykata Kushtetuese menjëherë, pra që kjo Gjykatë jep vlerësimin e saj për kushtetutshmërinë e këtij propozimi si përgjigje”, ka thënë Kurti në konferencë për media.

Tutje, Kurti tha se e respektojnë kërkesën e pesë emisarëve euro-amerikanë që të mos flasin për planin e ri që është propozuar më 21 tetor.

“Sa i përket këtij propozimi ne e respektojmë kërkesën e pesë emisarëve derisa të na kërkohet që të mos flasim konkretisht për të. Por, më e rëndësishmja është që emisarët kanë deklaruar që e kanë shkruar me kujdes duke parë pasur parasysh Kushtetutën dhe ligjin dhe se përgjigjen për çfarëdo dilema mund ta jap Gjykata Kushtetuese”, tha Kurti në një konferencë për media, raporton teve1.info

Tutje, kryeministri tha se komuniteti serb në Kosovë nuk duhet ta harrojë se sa shumë ka bërë Kosova për ta.

“Por, për bindjen tonë të fuqishme vetëmenaxhimi i komunitetit serb në Kosovë nuk do të duhej asnjëherë ta harrojë se sa shumë tashmë ka bërë Republika e Kosovës për serbët në Kosovë, të drejta të cilat janë të pashembullta edhe në vetë Evropën, ndërkohë që kemi dëgjuar shpesh se flitet për modele evropiane të  zgjidhjes”, deklaroi ai./teve1.info/

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Moti sot me diell dhe vranësira të pakta

Largohet i nxehti i madh, gjatë javës së ardhshme temperaturat bien nën 30 gradë

Rruga Tetovë–Prizren merr jetë, nis hapja e trasesë drejt tunelit

Rruga Tetovë–Prizren merr jetë, nis hapja e trasesë drejt tunelit

Vlora Çitaku lëshon kritika në “Facebook” për qeverisjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti

Çitaku: Kurti ngre dorën e gishtat si një fëmijë i llastuar, pa asnjë fije përgjegjësie politike

Policia reagon ndaj raportimeve se “Kosova blindohet”: Janë procedura të rregullta policore

Policia reagon ndaj raportimeve se “Kosova blindohet”: Janë procedura të rregullta policore

Moti sot me diell dhe vranësira të pakta

Largohet i nxehti i madh, gjatë javës së ardhshme temperaturat bien nën 30 gradë

Shefi i Microsoft mbështet përshpejtimin e intelegjencës artificiale

Shefi i Microsoft mbështet përshpejtimin e intelegjencës artificiale

Shkëlqen Edon Zhegrova, shënon dy gola për Juventusin

Shkëlqen Edon Zhegrova, shënon dy gola për Juventusin

Ari shkëlqen në tregjet ndërkombëtare, çmimi arrin mbi 4300 dollarë

Ari shkëlqen në tregjet ndërkombëtare, çmimi arrin mbi 4300 dollarë

Rruga Tetovë–Prizren merr jetë, nis hapja e trasesë drejt tunelit

Rruga Tetovë–Prizren merr jetë, nis hapja e trasesë drejt tunelit

Derbi i Anamoravës mbyllet pa gola

Derbi i Anamoravës mbyllet pa gola

Prishtina vazhdon në perfeksion, pesë ndeshje, pesë fitore

Prishtina vazhdon në perfeksion, pesë ndeshje, pesë fitore

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën