Ai pas takimi me Kancelarin i Austrisë, Karl Nehammer, ka falënderuar këtë shtet për ndihmën e dhënë duke kujtuar se dy dekada më parë janë zhvilluar “negociata e kompromise të dhimbshme të cilat rezultuan me shpallje e pavarësisë së Kosovës”.
Kurti në konferencën për media ka falënderuar Austrinë për mbështetje e deritashme si dhe për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Ai duke kërkuar mbështetje edhe për anëtarësimin në BE ka thënë se Kosova do të vazhdojë reformat për t’ju bashkuar familjes evropiane.
Kurti tha se anëtarësimi i Kosovës në BE dhe organizata ndërkombëtare garanont siguri dhe stabilitet në rajon.
“Diplomatët austriak sot janë zëri i arsyes për Kosovën në BE. Do të vazhdojmë rrugën e reformave për anëtarësimin në BE ku kemi aplikuar muajin e kaluar. Aspirojmë anëtarësimin në Këshillin Evropës dhe falënderoj nga zemra kancelarin e Austrisë për mbështetjen. Anëtarësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare është garanci për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit”, ka thënë Kurti, raporton teve1.info.
Kurti tha se në takim është diskutuar edhe për dialogun me Serbinë, ku tha se Kosova është e interesuar për vazhdim të dialogut për një marrëveshje me njohje reciproke.
Kryeministri Kurti duke falënderuar kancelarin austriak për ftesën e bërë për ta vizituar Austrinë e ka ftuar atë që ta vizitojë Kosovën.







