TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti: Do të kërkojmë bashkëpunim për një president jopartiakë

by Tëvë1
5 muaj ago
2
A A
Kurti: Do të kërkojmë bashkëpunim për një president jopartiakë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje synon rritje edhe më të madhe në zgjedhjet e ardhshme, duke thënë se partia mund të arrijë deri në 60 përqind të votave në zgjedhjet e qershorit.

Kurti e nisi fjalimin në Këshillin e Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se në zgjedhjet e qershorit, mund t’i marrin 60 përqind të votave.

“Nesër bëhen katër javë para zgjedhjeve të reja e të jashtëzakonshme, të cilat vijnë saktësisht pesë muaj pas zgjedhjeve të kaluara, kur ne shënuam 51% të votave. Ato erdhën 10 muaj pas zgjedhjeve ku fituam 42% të votave. Pra, nga shkurti deri në dhjetor u rritëm për 9%, dhe nëse rritemi po aq prej dhjetorit deri në qershor, atëherë mund të prekim edhe 60%. Nëse punojmë ashtu siç dimë ne, me sinqeritet dhe përkushtim, edhe kjo është e mundur. Sa herë që po na bllokojnë, ne po rritemi, ndërsa ata po marrin përgjigje edhe më të fortë nga populli. Duket sikur dikush, ndoshta ndonjë strateg që vepron nga prapaskena, mendon se zgjedhjet janë të domosdoshme. Ndoshta janë për dikë, por jo për popullin dhe shtetin. Kjo po ndodh sepse përballë nesh kemi një opozitë që nuk mund ta mundë popullin, prandaj ka zgjedhur ta bllokojë shtetin”, tha ai.

Sipas tij, vullneti i popullit nuk është një nen kushtetues që mund ta shkelë dikush.

“Opozita po e kërkon pushtetin duke bllokuar progresin. Kjo është të kërkosh të bëhesh kapiten anijes duke ia shpuar fundin asaj. Ata refuzuar kryetaren e parlamentit Albulena Haxhiun, refuzuan të votojnë për Glauk Konjufcën, njeriun e dytë më të votuar në historinë e Kosovë, kuptohet për mua refuzojnë gjithmonë, nuk duan të më shohin me sy e dalin në televizionet e tyre për të thënë se si unë u deshka të eliminohem me çdo mjet”, duke thënë se qëndrimet e tyre vinë nga frika dhe urrejtja ndaj LVV-së.

“Përballë këtij territ të errësirës me dritën e Naimit apo Sokratit, ne i themi popullit që nuk ka kthim prapa…..opozitë bllokon sepse tashmë kemi bllok opozitar, është në qenien e tyre bllokimi. Ju e shiheni se si mbështesin, ndihmojnë njëra tjetrën dhe sa shpejt bëhen bashkë kundër Vetëvendosjes dhe qeverisjes tonë”, tha ai.

Ai shtoi se pas zgjedhjeve të 7 qershorit ata sërish do të kërkojnë një president jopartiak.

“Pas zgjedhjeve ne sërish do të kërkojmë bashkëpunim për një president jopartiakë. Për një president të ri jashtë skenës politike me integritete e kompetencë, me vlera kombëtare dhe ata e dinë që kjo ofertë e jona është shprehje e hapjes tonë që është tipike për një subjekt demokratikë po rata mëse nuk e dinë që edhe populli e dinë të vërtetën”, tha ai

Ai tha se gjatë mandatit qeveria ka rritur buxhetin nga 2.4 miliardë euro në 4 miliardë euro, por nuk e la pa përmendur edhe rritjen e pagës minimale, super punës dhe shtesat e fëmijëve, duke theksuar se punësuan mbi 80 mijë punëtorë të rinj brenda 5 viteve.

Tags: albin kurticeshtja e presidentitpartitë opozitareTeve1zgjedhjet parlamentare
ShareTweet

Postime të ngjashme

Haziri: Protesta vazhdon, kërkesa për miratimin e ligjit mbetet pa përgjigje

Haziri: Protesta vazhdon, kërkesa për miratimin e ligjit mbetet pa përgjigje

Përfundon protesta e sotme në Prishtinë, protestuesit largohen nga sheshi

Përfundon protesta e sotme në Prishtinë, protestuesit largohen nga sheshi

Policia jep detaje për protestën: Gjashtë zyrtarë të lënduar, 11 protestues kërkuan ndihmë mjekësore dhe 3 protestues janë shoqëruar në polici

Policia jep detaje për protestën: Gjashtë zyrtarë të lënduar, 11 protestues kërkuan ndihmë mjekësore dhe 3 protestues janë shoqëruar në polici

Peci i bën thirrje LDK-së për reflektim: Kanë mbetur 24 orë për zgjedhjen e Presidentit

Rama pret përfaqësinë e Kongresit të SHBA-së

Rama pret përfaqësinë e Kongresit të SHBA-së

Përfundon protesta e sotme në Prishtinë, protestuesit largohen nga sheshi

Përfundon protesta e sotme në Prishtinë, protestuesit largohen nga sheshi

Dita e 128-të e protestës në Tiranë

Dita e 128-të e protestës në Tiranë

Policia jep detaje për protestën: Gjashtë zyrtarë të lënduar, 11 protestues kërkuan ndihmë mjekësore dhe 3 protestues janë shoqëruar në polici

Policia jep detaje për protestën: Gjashtë zyrtarë të lënduar, 11 protestues kërkuan ndihmë mjekësore dhe 3 protestues janë shoqëruar në polici

Peci i bën thirrje LDK-së për reflektim: Kanë mbetur 24 orë për zgjedhjen e Presidentit

Peci i bën thirrje LDK-së për reflektim: Kanë mbetur 24 orë për zgjedhjen e Presidentit

Komandanti i Policisë-protestuesve: Nuk tolerojmë njerëz me maska

Komandanti i Policisë-protestuesve: Nuk tolerojmë njerëz me maska

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën