tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
tëvë1.info
No Result
View All Result

Kurti: Do ta shfrytëzojmë edhe bregdetin e Durrësit për Lojërat Mesdhetare

tëvë1 nga tëvë1
13/09/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se organizimi i Lojërave Mesdhetare në vitin 2030 është fitore e madhe për Kosovën.

Ai në adresimin e tij në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, ka thënë qasja për organizmin e këtyre lojërave, përputhet me konceptin për zhvillimin e sportit.

Kurti tha se në bashkëpunim me Shqipërinë, Kosova bëhet vendi i parë i cili nuk ka dalje në det dhe është nikoqire e këtyre lojërave.

“Në bashkëpunim me Shqipërinë është hera e parë që kjo ngjarje do të organizohet në një vend që nuk ka dalje në det. Republika e Shqipërisë do të na mundësojë shfrytëzimin e bregdetit të Durrësit për sportin e lundrimit i cili kërkon qasje në det”, tha Kurti, përcjell teve1.info

Ai tha se këto lojëra do të zhvillohen në dy shtete e 11 komuna.

Përmirësimi dhe ngritja e cilësisë së infrastrukturës fizike, sipas Kurtit do të jenë në qendër të aplikimit në organizmin e Lojërave Mesdhetare.

“10 objekte sportive do të rinovohen duke përfshirë edhe Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, 4 ndërtime të reja që përfshijnë stadiumin nacional, kompleksin e pishinave olimpike, tenisit dhe poligonin e shenjëtarisë. 5 investime të përkohshme dhe 5 investime të cilat janë në ndërtim apo përfundim e sipër në mesin e të cilëve edhe stadiumi “Adem Jashari” në Mitrovicë dhe stadiumin e Gjilanit”, tha Kurti.

Tags: albin kurtiLojerat Mesdhetare

​Dialogu Kosovë – Serbi drejt bllokadës

23/09/2023

Sekuestrohen mbi 250 mijë euro në portin e Durrësit

23/09/2023

“10 vjet mund të zgjasin procedurat për anëtarësimin e Kosovës në NATO”

23/09/2023
SAN SEBASTIAN, SPAIN - FEBRUARY 07: Adnan Januzaj of Real Sociedad reacts during the La Liga Santander match between Real Sociedad and Cadiz CF at Estadio Anoeta on February 07, 2021 in San Sebastian, Spain. (Photo by Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images)

Adnan Januzaj në janar pritet të rikthehet në Ligën Premier

23/09/2023

Vdes një 76-vjeçar, nuk arriti të dalë nga shtëpia që ishte përfshirë nga flakët

23/09/2023

Ide të zgjerimit të BE-së në situatën e re gjeopolitike

23/09/2023

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.