TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kurti: Dialogu s’mund të vazhdojë sikur s’ka ndodhur asgjë

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Kurti: Dialogu s’mund të vazhdojë sikur s’ka ndodhur asgjë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se dialogu nuk mund të vazhdoj duke i injoruar sulmet terroriste të Serbisë ndaj Kosovës.

Pas takimit me senatorët amerikanë, Jeanne Shaheen dhe Peter Welch, kryeministri tregoi se u ka prezantuar të gjitha informatat lidhur me sulmin terrorist në veri të vendit, teksa tha se mbështetja e tyre ka rëndësi për sigurinë e Kosovës, shkruan teve1.info.

“Dialogu i ndërmjetësuar nga BE nuk mund të vazhdoj thua se s’ka ndodhur asgjë. Nuk mund të vazhdojmë punën dhe këtë status quo edhe më tutje, kapitulli i dialogut duhet të merr parasysh edhe veprimet sulmuese e agresive të Serbisë dhe përpjekjet e saj për aneksimin e Kosovës. Mbi të gjitha dëshiroj të falënderoj ata për mbështetjen e fortë ndaj Kosovës, veçanërisht pas sulmit të 24 shtatorit. Mbi të gjitha dua t’i falënderoj ata për mbështetjen e fortë të Kosovës, veçanërisht pas sulmit. Kjo mbështetje është bërë edhe më e rëndësishme për sigurinë e vendit tonë, siguria e Kosovës është më të vërtetë çështja kryesore dhe tema kryesore e bisedës tonë. Ua prezantova senatorëve informatat tona për sulmet e 24 shtatorit, ku heroi ynë, Afrim Bunjaku, u vra. Përfshirja e Serbisë ka ndodhur të paktën në katër shtresa. Siç janë, Presidenca, Shërbimet e Inteligjencës, Ministria e Mbrojtjes dhe e Punëve të Brendshme, për mbështetje të sulmeve kriminale terroriste në fshatin Banjskë”, deklaroi Kurti para medieve.

Më tej, Kurti vlerësoi që tanimë Kosova duhet të jetë në bashkëpunim të vazhdueshëm me të gjithë aleatët, për parandalimin e sulmeve të ngjashme në të ardhmen.

“Gjithashtu kemi dëshmi që i kemi shkëmbyer me partnerët tanë, që sulmi ka qenë pjesë e një plani më të gjerë për aneksimin e tërë veriut të Kosovës, përmes sulmeve të koordinuara në 37 vende, përmes themelimit të një korridori me Serbinë, për të mundësuar furnizim të vazhdueshëm të armëve dhe trupave në veriun e Kosovës. Nuk mund t’ua kthejmë Afrim Bunjakun, familjarëve dhe shtetit, por duhet të punojmë me aleatët tanë, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të bërë krejt çka mundemi që të parandalojmë sulme të ngjashme në të ardhmen”, potencoi tutje Kurti.

Tutje kryeministri ka thënë se Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për atë që ka kryer më 24 shtator në veri të vendit, ose përndryshe sulmet mund të rishfaqen./teve1.info/.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Alijaj: Shkeljet e Kushtetutës në Kosovë shpesh kanë qenë të motivuara politikisht

Alijaj: Shkeljet e Kushtetutës në Kosovë shpesh kanë qenë të motivuara politikisht

Përfaqësuesja e Danimarkës në OKB: Serbia t’i sjell para drejtësisë përgjegjësit e sulmit në Banjskë

Përfaqësuesja e Danimarkës në OKB: Serbia t’i sjell para drejtësisë përgjegjësit e sulmit në Banjskë

Përfaqësuesja e SHBA-së: Kurti dhe Vuçiq t’i evitojnë eskalimet, Trump po i ndjek me vëmendje zhvillimet

Përfaqësuesja e SHBA-së: Kurti dhe Vuçiq t’i evitojnë eskalimet, Trump po i ndjek me vëmendje zhvillimet

Gërvalla: Beteja e Koshares, themel politik dhe moral i shtetit të Kosovës

Netanyahu urdhëron nisjen e negociatave direkte me Libanin

Emisioni “Ditari” 09.04.2026

Emisioni “Ditari” 09.04.2026

Gërvalla: Beteja e Koshares, themel politik dhe moral i shtetit të Kosovës

Gërvalla: Beteja e Koshares, themel politik dhe moral i shtetit të Kosovës

Konjufca në OKB: Mandati i UNMIK-ut ka përfunduar, Kosova gati për rol ndërkombëtar

Konjufca në OKB: Mandati i UNMIK-ut ka përfunduar, Kosova gati për rol ndërkombëtar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën