TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kurti dhe Sorensen diskutojnë për veriun dhe Marrëveshjen e Brukselit

by teve1
8 muaj ago
0
A A
Kurti dhe Sorensen diskutojnë për veriun dhe Marrëveshjen e Brukselit

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendësministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, kanë pritur në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, në takim u diskutua për zhvillimet në vend, për gjendjen e komuniteteve joshumicë, në veçanti të komunitetit joshumicë serb, dhe për rrugën drejt zbatimit të plotë të Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit.

Kryeministri e njoftoi emisarin Sorensen me mbështetjen financiare që i është dedikuar ndër vite komunave me shumicë serbe, me theks ato në veri të vendit, dhe me rezultatet e politikave të punësimit dhe hapjen e institucioneve të Kosovës në katër komunat në veri të vendit.

“Atje, që nga prilli i vitit 2024, mbi 800 qytetarë të këtyre komunave kanë gjetur punë përmes programit qeveritar “Qeveria për Familjet” dhe mbi 430 biznese të reja janë regjistruar në po këto komuna nga 1 janari i vitit të kaluar”, thuhet në njoftim.

Kryeministri gjithashtu e theksoi faktin se që prej dorëheqjeve kolektive të policëve serbë në veri të Kosovës në nëntor 2022, rreth 200 policë të rinj nga komuniteti joshumicë serb, tashmë i janë bashkuar Policisë së Kosovës dhe po i shërbejnë qytetarëve të vendit, pa dallim.

“Ai shtoi se nuk është shënuar asnjë incident ndërmjet punëtorëve shqiptarë dhe atyre serbë në këto dy vitet e fundit, qoftë në kompanitë private, ku punojnë bashkë, qoftë në institucionet publike, ku u shërbejnë bashkë qytetarëve të këtyre komunave, duke dëshmuar kështu, që qasja dhe veprimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe institucioneve tjera shtetërore janë në funksion të integrimit të qëndrueshëm të komunitet joshumicë serb”, theksohet në njoftim.

Në anën tjetër, kryeministri në detyrë ka shprehur shqetësimin e tij me emisarin Sorensen në lidhje me deklaratat e vazhdueshme kërcënuese të krerëve të Serbisë ndaj Kosovës dhe arrestimet arbitrate të qytetarëve të Republikës së Kosovës gjatë udhëtimit tranzit përmes Serbisë nga autoritetet serbe, ndaj të cilëve kërkoi reagim të zëshëm dhe dënues nga komuniteti ndërkombëtar.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mot i vranët dhe intervale me diell të enjten

Mot me diell e reshje shiu gjatë javës

Vetura me manovrime të rrezikshme rrezikon policët, këta detyrohen të përdorin armët

30-vjeçarja dyshohet se vrau të fejuarin në Podujevë

Vdes 81-vjeçari në Prizren pas goditjes nga vetura

Vdes 81-vjeçari në Prizren pas goditjes nga vetura

20 vjeçarja e aksidentuar në Fushë Kosovë në gjendje të rëndë, shoferi ik nga vendi i ngjarjes

Mbingarkesa në Emergjencë, apelohet që pacientët fillimisht të trajtohen në QMF

Mot i vranët dhe intervale me diell të enjten

Mot me diell e reshje shiu gjatë javës

Vetura me manovrime të rrezikshme rrezikon policët, këta detyrohen të përdorin armët

30-vjeçarja dyshohet se vrau të fejuarin në Podujevë

Vdes 81-vjeçari në Prizren pas goditjes nga vetura

Vdes 81-vjeçari në Prizren pas goditjes nga vetura

20 vjeçarja e aksidentuar në Fushë Kosovë në gjendje të rëndë, shoferi ik nga vendi i ngjarjes

Mbingarkesa në Emergjencë, apelohet që pacientët fillimisht të trajtohen në QMF

Mirëpritet ideja e inspektimit me dron në fushën e mjedisit

Mirëpritet ideja e inspektimit me dron në fushën e mjedisit

Arrestohet edhe një i dyshuar për vrasjen në Klinë, konfiskohet arma e cila dyshohet se është përdorur

Vritet një person në Podujevë

22 mars 1998, zgjedhjet në kohë lufte

22 mars 1998, zgjedhjet në kohë lufte

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën