Pas këtij takimi, nga ambasada britanike në Prishtinë kanë thënë se Docherty theksoi përkushtimin e Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës, teksa ndër temat që u diskutuan ishte edhe rëndësia e progresit të shpejtë në dialogun Kosovë – Serbi.
“Docherty theksoi përkushtimin e Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës si një partner strategjik afatgjatë, bazuar në vlerat e përbashkëta. Ata diskutuan për sigurinë rajonale, situatën energjetike në Kosovë dhe më gjerë në Evropë, dhe rëndësinë e progresit të shpejtë në dialogun Kosovë-Serbi të lehtësuar nga BE-ja”, thuhet në njoftim. /Teve1.info/