Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot ka bërë homazhe në 26-vjetorin e rënies së Ilir Konushevcit.
Duke e kujtuar komandantin Konushevci në 26- vjetorin e rënies, Kurti tha se ai kishte një barrë të dyfishtë, sepse sipas tij, në njërën anë duhej ta pasonte udhëheqjen e komandantit të UÇK-së, Zahir Pajaziti dhe në anën tjetër duhej të sjellte armatim nga Shqipëria.
“Pushkët e lirisë që mbanin ushtarët e UÇK-së, ishin pushkët e Ilirit, andaj edhe kontributi i Ilir Konushevcit është i paçmueshëm sepse është i pamatshëm”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.
Derisa, Kurti u shpreh se Ilir Konushevci ishte ndër më të shquarit, teksa e cilësoi si emër i artë në historinë moderne të Kosovës, së bashku me doktor Hazir Malën./teve1.info/