Përmes një videomesazhi, Kurti është shprehur se ndër arsyet kryesore pse Kosova ka pasur më pak jetë të humbura nga koronavirusi, sesa vendet tjera të Ballkanit Perëndimor, është fushata e suksesshme e vaksinimit.
Kreu i Ekzekutivit u bëri thirrje qytetarëve që të vaksinohen për ta mbrojtur jetën dhe shëndetin.
“Prandaj, është e domosdoshme të dashur qytetarë, që të vazhdoni të vaksinoheni sa më masivisht dhe sidomos ta merrni dozën e tretë përforcuese, posa të kalojnë tre muaj pas marrjes së dozës së dytë. Vetëm në këtë mënyrë mund të mbrojmë jetën dhe shëndetin tonë, si dhe të të tjerëve rreth nesh. Bashkë, por vetëm bashkë, do t’ia dalim”, është shprehur Kurti. /Teve1.info/