TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Kurti: BE-ja e Vuçiqi e humbën shansin me 26 tetor, isha i gatshëm ta nënshkruajë Asociacionin

nga tëvë1
2 vjet më parë
0
A A
Kurti: Serbia ka planifikuar në nëntor ta sulmojë Komunën e Zubin Potokut

Kryeministri Albin Kurti tha se liderët e BE-së dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e kishin rastin më 26 tetor që ta merrnin nënshkrimin e tij për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Gjatë konferencës për medie, Kurti tha se duhet të pyeten ata pse e humbën atë shans aq të mirë.

“Unë nuk mund të bëj më shumë sesa të nënshkruaj. Lapsin e kam në dorë, teksti është i dakorduar – thanë jo. Çka t’iu bëj tash? Çka me iu bë unë kur thonë jo ata? Duhet me u kthyer me zëvendëskryeministren Gërvalla me u kujdes për qytetarët, sepse kemi shumë punë këtu. Unë po ju them gjëra që ua kam thënë edhe më herët, sepse s’ka ndonjë gjë të re këtu që unë të kem përgjigje të reja. Më 26 tetor më është thënë që situata është urgjente, nuk po përfundon agresioni rus në Ukrainë, nisi edhe një luftë në Lindjen e Mesme, rrjedhimisht është çështje jetike, urgjente, normalizimi i marrëdhënieve. Meqë është ashtu, sonte po e nënshkruajmë. Por ka renditje të dokumenteve për nga rëndësia dhe kronologjia: marrëveshja bazike, aneksi i zbatimit dhe draft-statuti për të cilin unë dy ditë më herët i kisha dërguar vërejtjet e mia. Ajo ishte një shans e madhe. Ata që në Bashkimin Evropian ishin shumë të interesuar, për shembull, për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, përkatësisht për draft-statutin e propozuar, e patën shansin. Presidenti i Serbisë që vazhdimisht e përmend Asociacionin, e pati shansin. Por nuk u bë për mungesë të gatishmërisë sime, andaj nuk ka kuptim të vazhdoni të më pyesni mua edhe më shumë. Pra, duhet të pyeten ata atje pse e humbën atë shans aq të mirë. Unë që isha i gatshëm për nënshkrim, tash a jam serioz? Po ku ka më serioz sesa të thuash eja nënshkruajmë sonte. Më seriozitet se kaq në marrëdhënie ndërkombëtare dhe për marrëveshje ndërkombëtare, nuk ka. Aty joserioziteti i doli palës serbe, që nuk nënshkruan”, ka deklaruara Kurti.

Ai tha se më 18 mars ka propozuar që ta shkruajë draft-statutin me tri principe, por siç u shpreh “m’u tha jo”. Sipas Kurtit, ajo ishte koha kur thuhej që të dyja palët duhet të pajtohen.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Alijaj: Tentativat për ta kthyer Gjykatën Kushtetuese në një instrument politik janë fatkeqësi

Alijaj: Tentativat për ta kthyer Gjykatën Kushtetuese në një instrument politik janë fatkeqësi

Drojë se s’ka vend për të burgosurit në Gjilan pas ardhjes së 200 danezëve

Vdes një person në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Kulla: Ardhja e dronve pa pilot lajm i mirë, Serbia është kthyer në një fuqi militariste

Kulla: Ardhja e dronve pa pilot lajm i mirë, Serbia është kthyer në një fuqi militariste

Afër 4 milionë euro për shkollën që nuk po përfundohet që katër vite

“InfoNata” 08.092025

“InfoNata” 08.092025

Drojë se s’ka vend për të burgosurit në Gjilan pas ardhjes së 200 danezëve

Vdes një person në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Kosovë e madhe, fiton në “Fadil Vokrri”

Kosovë e madhe, fiton në “Fadil Vokrri”

Kulla: Ardhja e dronve pa pilot lajm i mirë, Serbia është kthyer në një fuqi militariste

Kulla: Ardhja e dronve pa pilot lajm i mirë, Serbia është kthyer në një fuqi militariste

Kosova në epërsi 2:0 pas 45 minutave

Kosova në epërsi 2:0 pas 45 minutave

Afër 4 milionë euro për shkollën që nuk po përfundohet që katër vite

Afër 4 milionë euro për shkollën që nuk po përfundohet që katër vite

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X