TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti: Bashkëjetesa ndërfetare shkon përtej tolerancës

by teve1
1 orë ago
2
A A
Kurti: Bashkëjetesa ndërfetare shkon përtej tolerancës

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë dhe ruajtja e diversitetit konsiderohen çelësi për një shoqëri të qëndrueshme dhe harmonike, duke theksuar nevojën për bashkëpunim të vazhdueshëm mes komuniteteve.

Kështu u tha në tryezën e Dialogut Ndërfetar “Bashkëjetesa ndërfetare ndër ne, virtyt hyjnor apo domosdoshmëri shoqërore?” në të cilën morën pjesë përfaqësues shtetëror e fetar e partnerë ndërkombëtarë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë është traditë historike e jo aspiratë moderne.

Kurti theksoi se Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë hapa konkretë për mbrojtjen, ruajtjen dhe promovimin e vlerave kulturore dhe fetare në të gjithë vendin.

Shefi i ekzekutivit kosovar në këtë tryezë tha se janë restauruar monumente kulturore të cilat po kthehen në hapësira të gjalla të kujtesës, besimit dhe dialogut ndërmjet komuniteteve.

“Në Kosovë bashkëjetesa ndërfetare nuk është vetëm një aspiratë moderne, por edhe traditë historike e ndërtuar ndër shekuj mbi respektin dhe bashkëjetesën. Ajo mbetet një vlerë themelore shoqërisë sonë e cila ka kontribuar në ruajtjen e kohezionit dhe të stabilitetit, duke dëshmuar që diversiteti apo lloj-llojshmëria nuk është burim ndarjeje por pasuri e përbashkët që duhet ruajtur dhe kultivuar për brezat që vijnë pas nesh. Në këtë drejtim, Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndërmarrë hapa konkretë për mbrojtjen, ruajtjen dhe promovimin e vlerave kulturore dhe fetare në të gjithë vendin tonë për të gjitha komunitetet pa përjashtuar asnjë qytetar….14’13Besoj që e keni vërejtur që po thonë bashkëjetesë e jo tolerancë, për shkak se ne jemi përtej tolerancës. Jemi te bashkekzistenca, jemi te bashkëveprimi, te bashkëpunimi, te bashkërendimi, pra jemi te bashkëjetesa e komuniteteve fetare të ndryshme“,tha Kurti.

Presidenti i Fondacionit “Drita”, Zef Gashi deklaroi se kjo ditë e bashkëpunimit, miqësisë dhe dialogut përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt forcimit të unitetit në diversitet dhe thellimit të mirëkuptimit ndërmjet njerëzve.

Ai nënvizoi se vetëm duke ruajtur identitetin vetjak dhe duke respektuar identitetin e tjetrit, mund të ndërtohet një bashkëjetesë e qëndrueshme, e sinqertë dhe afatgjatë.

“Shpresoj se kjo ditë bashkëpunimi vëllazëror, miqësie dhe dialogu mbi të përbashkëtën, si edhe të ndryshmet mes nesh, të jetë një hap i rëndësishëm drejt forcimit të unitetit tonë në dallime dhe drejt lulëzimit të mirëkuptimit mes nesh. Sepse uniteti i vërtetë nuk është njëtrajtshmëri, por harmoni në shumë llojshmëri. Synimi ynë, pra, mbetet i njëjtë të forcojmë të përbashktën pa cenuar të dallueshmen. Kjo është një sfidë e vazhdueshme, por edhe një thirrje e bukur që na fton të rritemi si individë dhe si bashkësi. Sepse vetëm duke ruajtur identitetin tonë dhe duke respektuar identitetin e tjetrit, mund të ndërtojmë një bashkëjetesë të qëndrueshme dhe të sinqertë, të qëndrueshme”, u shpreh ai.

Ndërsa, nikoqiri i kësaj tryeze, myftiu, Naim Tërnava theksoi rëndësinë e bashkëjetesës ndërfetare, duke kujtuar se historia e Kosovës dëshmon qartë se ajo nuk është vetëm një ideal, por një realitet i jetuar ndër vite.

Sipas tij, është detyrë e përbashkët që të kultivohet fryma e mirëkuptimit, duke respektuar besimin e secilit dhe duke vlerësuar diversitetin fetar.

“Historia jonë dëshmon se bashkëjetesa nuk është vetëm një ideal, por një praktikë e jetuar. Besimet tona fetare janë pasuri shpirtërore dhe morale që i japin kuptim jetës dhe forcojnë lidhjet shoqërore. Prandaj edhe sot, ne riafirmojmë përkushtimin tonë për të kultivuar frymën e mirëkuptimit, duke respektuar besimin tonë dhe duke çmuar besimin e tjetrit. Këtë e kemi edhe obligim hyjnor”, deklaroi ai.

Përveç klerikëve fetar të pranishëm në këtë tryezë kishte pjesëmarrës edhe nga KFOR-i, me ç’rast US Chaplain LTC Hornback se përfaqësues të traditave të ndryshme fetare, ata kanë një ndikim të fuqishëm në komunitetet e tyre dhe, rrjedhimisht, në të ardhmen e Kosovës.

Sipas tij, e ardhmja e vendit nuk mund të përcaktohet nga faktorë të jashtëm, por nga vetë populli i Kosovës.

“Asnjë grup i jashtëm nuk mund ta përcaktojë këtë për Kosovën. Ndërsa populli i Kosovës do të vendosë për të ardhmen e tij, ata që janë mbledhur sot këtu si përfaqësues të hyjnores, të cilët japin mësim mbi virtytet hyjnore si bashkëjetesa, kanë fuqi të madhe për të ndikuar në të ardhmen e Kosovës për mirë. Por një e ardhme më e mirë ndodh vetëm kur të gjithë, pavarësisht fesë apo përkatësisë etnike, punojnë së bashku për ta parë atë të bëhet realitet. Gjatë kohës së shkurtër që kam qenë këtu, jam frymëzuar nga njerëzit që e quajnë Kosovën shtëpi dhe nga udhëheqësit fetarë që kam pasur mundësinë të takoj nga çdo traditë besimi. Kosova është një vend i bukur dhe i larmishëm. Ditët më të mira për Kosovën janë përpara saj”, theksoi ai.

Tryeza e Dialogut për herë të parë u zhvillua vitin e kaluar në Katedralen “Nënë Tereza”. /B.Ibishi/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Çështja e presidentit, Glauk Konjufca: Nëse është jo-partiak, jap dorëheqje nga kandidatura

Çështja e presidentit, Glauk Konjufca: Nëse është jo-partiak, jap dorëheqje nga kandidatura

MINTI gjobit KEDS-in me 30 mijë euro për gjashtë njehsorë me afat të skaduar

MINTI gjobit KEDS-in me 30 mijë euro për gjashtë njehsorë me afat të skaduar

10 vjet burgim dhe 30 mijë euro gjobë ndaj tre të akuzuarve për transportim e shitje të narkotikëve

30 ditë paraburgim për katër të arrestuarit në Ferizaj, u kapën me rreth 18 kg drogë

Kryeministria jep detaje për takimin e Kurtit me ministrin belg, Prévot

Kryeministria jep detaje për takimin e Kurtit me ministrin belg, Prévot

Çështja e presidentit, Glauk Konjufca: Nëse është jo-partiak, jap dorëheqje nga kandidatura

Çështja e presidentit, Glauk Konjufca: Nëse është jo-partiak, jap dorëheqje nga kandidatura

MINTI gjobit KEDS-in me 30 mijë euro për gjashtë njehsorë me afat të skaduar

MINTI gjobit KEDS-in me 30 mijë euro për gjashtë njehsorë me afat të skaduar

10 vjet burgim dhe 30 mijë euro gjobë ndaj tre të akuzuarve për transportim e shitje të narkotikëve

30 ditë paraburgim për katër të arrestuarit në Ferizaj, u kapën me rreth 18 kg drogë

Kreu i Shtabit të SHBA-së: Marina Amerikane ka bllokuar portet iraniane dhe ka ridrejtuar 13 anije

Kreu i Shtabit të SHBA-së: Marina Amerikane ka bllokuar portet iraniane dhe ka ridrejtuar 13 anije

Kryeministria jep detaje për takimin e Kurtit me ministrin belg, Prévot

Kryeministria jep detaje për takimin e Kurtit me ministrin belg, Prévot

Prokuroria për rastin në Malishevë: Viktimat u dërguan pa shenja jete, shkaqet ende të panjohura

Prokuroria për rastin në Malishevë: Viktimat u dërguan pa shenja jete, shkaqet ende të panjohura

Pas vdekjes së punëtorit në Ferizaj, Hoti paralajmëron aksion të jashtëzakonshëm inspektimesh në ndërtimtari

​“I gatshëm vetëm si zgjidhje e fundit” – Hoti flet për postin e presidentit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën