TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kurti: Austria dhe Kosova kanë ndërtuar partneritet të fortë gjatë dekadave

by TËVË 1
1 vit ago
0
A A
Kurti: Austria dhe Kosova kanë ndërtuar partneritet të fortë gjatë dekadave

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në pritjen e organizuar nga Ambasada e Austrisë në shënim të Ditës Kombëtare të Austrisë, ka deklaruar se ajo dhe Kosova kanë ndërtuar një partneritet të fortë gjatë dekadave, duke filluar me ndihmën gjatë viteve të vështira të okupimit dhe luftës dhe më pas duke vazhduar me njohjen e pavarësisë në vitin 2008.

Kurti tha se është kënaqësi të festojnë së bashku Ditën Kombëtare të Austrisë, një vend me rëndësi të madhe për Kosovën.

“Me rreth 100,000 kosovarë dhe shtetas austriakë me origjinë nga Kosova që jetojnë, punojnë dhe studiojnë në Austri, ne kemi krijuar një urë të qëndrueshme ndërmjet popujve tanë, një urë të ndërtuar mbi respektin reciprok dhe vlerat e përbashkëta. Eksportet dhe importet ndërmjet dy vendeve tona janë gjithnjë në rritje, ndërsa sipas Bankës Qendrore të Kosovës pothuajse gjysmë miliard euro është shuma e investimeve direkte austriake në vendin tonë”, shtoi ai, ku ndër tjera tha se përveç investimeve të rëndësishme austriake në sektorin bankar, energjetik dhe të shërbimeve të Kosovës, janë forcuar edhe lidhjet kulturore dhe artistike.

Kryeministri gjithashtu nënvizoi edhe mbështetjen e fortë austriake ndaj Kosovës në integrimin evropian dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, derisa falënderoi edhe ushtarët austriakë të KFOR-it për kontributin e tyre për paqen dhe sigurinë jo vetëm në vendin tonë por në mbarë rajonin.

“Me angazhimin dhe përkushtimin e saj, Austria është padyshim pjesë e historisë së Kosovës dhe e ardhmja e Kosovës”, theksoi ai.

Tags: albin kurtiAustriaKosova
ShareTweet

Postime të ngjashme

Osmani: Mbështetje dhe dashuri për fëmijët me autizëm dhe familjet e tyre

Osmani: Mbështetje dhe dashuri për fëmijët me autizëm dhe familjet e tyre

Dezinformimi po sfidon integritetin e zgjedhjeve në Kosovë

Dezinformimi po sfidon integritetin e zgjedhjeve në Kosovë

DECATHLON hap dyert në Kosovë

DECATHLON hap dyert në Kosovë

Dy të lënduar në aksidentin mes një veture dhe kamioni në rrugën Viti-Kllokot

Vetaksident në Pejë, lëndohet një person

Serbia zbret në “autokraci të moderuar”, alarmojnë raportet ndërkombëtare

Serbia zbret në “autokraci të moderuar”, alarmojnë raportet ndërkombëtare

Dy të lënduar në aksidentin mes një veture dhe kamioni në rrugën Viti-Kllokot

Vetaksident në Pejë, lëndohet një person

AGK dënon deklaratat e Kurtit në Kuvend ndaj mediave dhe gazetarëve

AGK dënon deklaratat e Kurtit në Kuvend ndaj mediave dhe gazetarëve

SpaceX i Elon Musk gati të dalë në bursë me aksione prej 1 trilion dollarësh

SpaceX i Elon Musk gati të dalë në bursë me aksione prej 1 trilion dollarësh

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën