Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka thënë se askush nuk e di se çfarë do të ndodhë nëse dështon konstituimi i Kuvendit pas afatit të dhënë prej 30 ditëve nga Gjykata Kushtetuese, e që përfundon këtë javë.
Ai ka thënë se as vet Gjykata Kushtetuese nuk ka dhënë përgjigje për këtë.
“Gjykata Kushtetuese nuk ka thënë se çfarë ndodhë nëse nuk konstituohet Kuvendi pas 30 ditëve. Dhe unë mendoj se nuk ka pasur si të thotë se çfarë ndodhë, sepse ajo ka thënë diçka që është e arsyes së shëndoshë nga vet Kushtetuta e Republikës së Kosovës për mosmarrëveshje politike mese grupeve parlamentare nuk është adresë gjykata, por tryezat politike. Askush nuk e di se çfarë do të ndodhë në ditën e 31-të”, është shprehur Kurti të hënën në një konferencë për media./teve1.info/