TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kurti: Ansambli “Shota” nuk e ndaloi punën as nën regjimin e Serbisë

by TËVË 1
1 vit ago
0
A A
Kurti: Ansambli “Shota” nuk e ndaloi punën as nën regjimin e Serbisë

Mbrëmë, Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota” shënoi 60-vjetorin e themelimit si ansambël profesionist.

Në këtë ngjarje i ftuar ishte edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ansambli “Shota” filloi si ansambël amator në vitin 1948 dhe mori hov në vitin 1964 kur u bë ansambël profesionist, duke hapur një epokë të re për artin dhe traditat kombëtare.

Zyra e Kryeministrit njofton se Kurti ktheu në kujtesë vitin 1984, kur ky ansambël së bashku me Nexhmije Pagarushën, përfaqësuan kulturën në hapjen e Lojërave Olimpike Dimërore në Sarajevë, si dhe vitet 1985 dhe 1986, kur triumfuan në festivalet ndërkombëtare në Sidmouth dhe Dijon.

“Edhe në periudhat më të vështira, si në vitet ‘90, kur Kosova jetonte nën Aparteidin e regjimit të Serbisë, “Shota” nuk ndaloi. Falë punës vullnetare të anëtarëve të saj, ata mbajtën gjallë artin dhe traditat tona, duke dhënë koncerte në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Zvicër, Turqi, Francë dhe në shumë vende të tjera. Më 15 shtator 1999, ata dhanë koncertin e parë pas luftës në Teatrin Kombëtar, një simbol i ringritjes dhe vazhdimësisë sonë kulturore e kombëtare. Sot, pas 60 vitesh si ansambël profesionist, ata numërojnë mbi 7,500 koncerte e prezantime dhe një sërë çmimesh ndërkombëtare, përfshirë triumfin e tyre të fundit në Spanjë në vitin 2024. Sot është e pamundur të mos ndalemi dhe të falënderojmë të gjithë ata që ishin aty në fillimet e këtij ansambli të madh”, u shpreh kryeministri Kurti.

Ndërkohëm anëtarët e parë të ansamblit janë Hylkie Sadiku, Marcel Tupeci, Ramadan Ramadani, Hazbie Kovaçi, Ylfete Raça, Shkëlzen Zhubi, Haki Shkreli, Bashkim Loshi e shumë të tjerë.

“Falë tyre dhe përkushtimit të tyre, “Shota” mori formë si një forcë kulturore e cila na bën krenarë edhe sot e kësaj dite. Kryeministri shprehu të veçantë për Nahire Surroin dhe Sevime Gjinalin, të cilat kanë drejtuar ansamblin me përkushtim dhe pasion të pashoq, si një shembull i fuqisë së artit dhe udhëheqjes në shërbim të kulturës sonë kombëtare”, thuhet në njoftim.

Ndër vite, ansambli gjithashtu kishte bashkëpunim edhe me kompozitorët, artistët e studiuesit më të mëdhenj të kulturës sonë, si Rexho Mulliqi, Fahri Beqiri, Zeqiria Ballata, Severin Kajtazi, etj., dhe me etnomuzikologët si Lorenc Antoni, Rexhep Munishin e Bahtir Shehollin, koreografët Xhemali Berisha, Haki Mulliqi, Sylejmon Shala, Panajot Kanaqi, Gëzim Kaceli, Besim Jazegjiu e shumë të tjerë.

Në përmbyllje, kryeministri në fjalën e tij, duke iu drejtuar artistëve të Ansamblit “Shota”, tha se ata nuk e ruajnë vetëm trashëgiminë, por e jetojnë atë që ta përjetojë shoqëria, teksa i falënderoi për përkushtimin dhe dashurinë e tyre për artin dhe kulturën, dhe iu uroi 60-vjetorin e themelimit bashkë me suksese të reja në vitet e dekadat që vijnë.

Tags: 60-vjetorialbin kurtiansambli "Shota"
ShareTweet

Postime të ngjashme

Policia në Ferizaj me kontrolle të rrepta ndaj shoferëve, Tëvë1 përcjelli aksionin

Aksident me fatalitet në Bresje

Të lënduarit nga shpërthimi në një shtëpi në Mitrovicë, jashtë rrezikut për jetë

Një 18-vjeçar dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Mitrovicës, policia nis hetimet

Auto Draft

18 vjet larg vendlindjes e 64 vjet martesë në Kosovë – historia e Rafije Tahirukajt

Auto Draft

Midis Ramazanit – Hajnat vjedhin 70 eurot e bamirësisë në xhaminë e Kishnicës

Policia në Ferizaj me kontrolle të rrepta ndaj shoferëve, Tëvë1 përcjelli aksionin

Aksident me fatalitet në Bresje

Të lënduarit nga shpërthimi në një shtëpi në Mitrovicë, jashtë rrezikut për jetë

Një 18-vjeçar dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Mitrovicës, policia nis hetimet

Auto Draft

18 vjet larg vendlindjes e 64 vjet martesë në Kosovë – historia e Rafije Tahirukajt

Auto Draft

Midis Ramazanit – Hajnat vjedhin 70 eurot e bamirësisë në xhaminë e Kishnicës

Rama përkrah Thaçin, por s’merr pjesë në marshe

Rama përkrah Thaçin, por s’merr pjesë në marshe

Pjesëtarja e FSK-së fiton rastin në Gjykatë për mospagesën e orëve shtesë

Ndryshon plani, përfundimisht merr fund ideja e shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Kosovë

Kërkohet paraburgim ndaj personit që i publikoi fotografitë e një vajze në “Telegram”

Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit për fajde

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën