TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti: 25% e policëve do të zhvendosen diku tjetër në po ato komuna

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Kurti: 25% e policëve do të zhvendosen diku tjetër në po ato komuna

Qeveria e Kosovës ka njoftuar dje se 25% e policëve që qëndrojnë në dhe rreth objekteve komunale në veri të vendit, do të tërhiqen. Për këtë, kryeministri, Albin Kurti tha se policët do të zhvendosen diku tjetër në po ato komuna.

Gjatë mbledhjes së Qeverisë, kryeministri Kurti theksoi se situata pranë ndërtesave komunale, tash e dy javë është më e qetë, andaj zyrtarët policorë do ta vazhdojnë punën atje ku ka më shumë nevojë për ta, përcjell teve1.info

“25% e policëve do të zhvendosen diku tjetër në po ato komuna, dhe do të vazhdojnë detyrën atje ku ka më shumë nevojë për ta meqenëse konsiderojmë se pranë ndërtesave komunale tash e dy javë, është krahisimisht më e qetë”, deklaroi ai.

Tutje, kreu i Ekzekutivit përmendi katër pika, të cilat sipas tij ndikojnë për të arritur sukses në zbatimin e marrëveshjes mes palës kosovare dhe asaj serbe.

Ndër të tjerash, Kurti tha se pas masave të përkohshme të vendosura ndaj Kosovës nga Bashkimi Evropian, është cenuar mundësia që palët të negociojnë në pozicione të barabarta.

“Unë kam nënvizuar në vazhdimësi se për suksesin e zbatimit të marrëveshjes bazike, së pari të dy palët duhet ta pranojnë publikisht se marrëveshja që është ligjërisht e obligueshme, gjë që nuk ka ndodhur ende nga pala serbe. Së dyti, që marrëveshja duhet të zbatohet në plotni, gjë që me gjasë ende nuk është e qartë për njërën nga palët. Së treti, që zbatimi i nenit të marrëveshjes nuk mund të kushtëzohet, dhe së katërti që të dyja palët duhet të kenë mundësinë të negociojnë nga pozicione të barabarta, gjë që është cenuar prej vendosjes së masave të përkohshme kundër Kosovës nga ana e Bashkimit Evropian”, potencoi ai.

Qeveria e Kosovës ka konfirmuar dje se ka pasur një dakordim me emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak “për krijimin e parakushteve pёr pёrforcim tё fokusit nё zbatimin e plotё dhe tё pakusht tё Marrёveshjes Bazike tё 27 shkurtit dhe aneksit tё Ohrit tё datёs 18 mars”.

Në këtë kontekst nga Qeveria kanë thënë se është rënë dakord që të tërhiqen menjëherë 25% e policëve që po qëndrojnë në dhe rreth objekteve komunale në pjesën veriore, e po ashtu mbështesin mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në komunat veriore “të cilat do të mbahen pas verës”.

Në takimin e djeshëm në Bratislavë, zv.kryeministri Besnik Bislimi dhe emisari Lajçak janë dakorduar për katër pika. /Teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Diplomati gjerman sot vizitë në Kosovë

Diplomati gjerman sot vizitë në Kosovë

Mungesa e psikologëve dhe e pedagogëve në shkolla, ekspertët fajësojnë komunat

Anulohet procesi mësimor në Prishtinë për shkak të kushteve atmosferike

Clark për UÇK-në: Ishin njerëz të vetorganizuar, ushtria serbe ishte e frikësuar prej tyre

Clark vazhdon edhe sot dëshminë në Hagë

Policia e Kosovës thirrje drejtuesve të automjeteve për kujdes në trafik

Policia e Kosovës thirrje drejtuesve të automjeteve për kujdes në trafik

Vritet 44-vjeçari shqiptar në ShBA

Vritet 44-vjeçari shqiptar në ShBA

Xhamajka njeh Palestinën si shtet

Palestina mirëpret rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Gazën

Këshilli i Sigurimit i OKB-së në takim urgjent pas sulmit izraelit në Rafah

OKB miraton rezolutën e hartuar nga ShBA për Gazën

Diplomati gjerman sot vizitë në Kosovë

Diplomati gjerman sot vizitë në Kosovë

Mungesa e psikologëve dhe e pedagogëve në shkolla, ekspertët fajësojnë komunat

Anulohet procesi mësimor në Prishtinë për shkak të kushteve atmosferike

Clark për UÇK-në: Ishin njerëz të vetorganizuar, ushtria serbe ishte e frikësuar prej tyre

Clark vazhdon edhe sot dëshminë në Hagë

Policia e Kosovës thirrje drejtuesve të automjeteve për kujdes në trafik

Policia e Kosovës thirrje drejtuesve të automjeteve për kujdes në trafik

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën