TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

“KURBANI” Giresse dhe largimi i fajtorëve të vërtetë nga përgjegjësia

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
“KURBANI” Giresse dhe largimi i fajtorëve të vërtetë nga përgjegjësia

Shkruan Dukagjin Rudari

Alain Giresse erdhi me shumë fjalë dhe shumë lëvdata për të na dërguar në “Euro 2024”. Shumë fjalë u thurën nga ata që po mundoheshin që barrën e fajtorit për rezultatet e dobëta ta bartnin te ish-selektori Bernard Challandes.

Futbollist i dalluar, por jo edhe shumë i dëshmuar si trajner, Giresse nuk e besoj se e dinte çfarë e priste në drejtimin e Kosovës.

Ai e filloj detyrën me rezultatet që flasin vetë e nuk duan koment, por ajo që bie në sy është mbrojtja e tij dhe e institucionit ku ai merr pagë nga individë në studio televizive edhe pas dëshpërimit të çdo tifozi e sportdashësi në Kosovë. Rezultatet nuk ishin askund, por për të dhe ata që e sollën thureshin elozhe çdo javë nga njerëz që po përfitonin nga e keqja e Kosovës në të mirë të xhepit të tyre, njerëz “laikë” në futboll, por të zhurmshëm.

Tashmë kur thuhet se Giresse i numëron orët te Kosova dikujt i duhet një pastrim i mëkateve, një ikje nga përgjegjësia, një peshim i tifozëve dhe zërave kundër… e kujt i duhet ajo, besoj e dijmë të gjithë!

Alain Giresse, është “KURBANI”, që do ti marrë valigjet e të largohet, zhurma dhe mbrojtja në studiot televizive nga përfituesit e institucionit të futbollit kosovar do të vazhdojë, zërat për ta kërkuar mëkatbërësin kryesor do të pakësohen.

Por, një gjë është e sigurtë, zgjidhje nuk do të gjejmë me këtë mentalitet të krijuar nga profiterët asnjëherë!

Giresse do ta vazhdoj jetën e tij në Francë, ashtu si Bernard Challandes e të tjerët, por çka krijuan për Kosovën dhe pse nuk arritën ta kenë një bazë lojtarësh e një bazë ekipi… ata nuk duhet fajsuar për gjithçka. Fajtorin e kemi këtu. Në Kosovë!

Mos harroni! Para tri-katër vitesh na thuanin “BRAZILI I BALLKANIT”, “Brazilin” nuk e prishi as Challandes e as Giresse aty kanë dorë shumë të tjerë… dhe nuk janë francezë!

ShareTweet

Postime të ngjashme

Spektakli emocional i Edi Rames për të mbuluar kalbëzimin e “demokracisë” shqiptare!

Spektakli emocional i Edi Rames për të mbuluar kalbëzimin e “demokracisë” shqiptare!

Faza përmbyllëse, përballjet dhe pritja legjitime për pafajësi

Faza përmbyllëse, përballjet dhe pritja legjitime për pafajësi

Shkodra: Gjykata Kushtetuese nuk dha zgjidhje për ngërçin

Nga Qeveria Kurti 3 presim rezultatet, jo narrativa

Vizita e Milorad Dodik në Shtëpinë e Bardhë dhe rreziku i keqinterpretimit politik

Vizita e Milorad Dodik në Shtëpinë e Bardhë dhe rreziku i keqinterpretimit politik

Trump lëvdata për Osmanin, Maloku vlerëson se edhe Kurti do të ndryshojë qasje

Trump lëvdata për Osmanin, Maloku vlerëson se edhe Kurti do të ndryshojë qasje

“Këndi i Debatit” 19.02.2026

“Këndi i Debatit” 19.02.2026

Përkundër polemikave, Prishtina përfshihet në buxhetin e vitit 2026

Përkundër polemikave, Prishtina përfshihet në buxhetin e vitit 2026

Presidenca organizon disa aktivitete në 19-vjetorin e vdekjes së Rugovës

Edhe dy javë afat për zgjedhjet e presidentit, njohësit vlerësojnë se edhe opozita duhet të ketë kandidat

Rasti i 18 vjeçarit u raportua si përleshje me thikë, në intensivë thonë se nuk është evidentuar therrje

Aksident në Kçiq, një fëmijë në gjendje të rëndë dërgohet në QKUK

Kosova e Shqipëria do të kontribuojnë me trupa paqeruajtëse në Gaza

Kosova e Shqipëria do të kontribuojnë me trupa paqeruajtëse në Gaza

Arrestohen pesë burra për sulm ndaj bashkëshortëve gjatë 24 orëve

Arrestohet i dënuari me pesë vite burgim për dhunim

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën