TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kur nis vala e dytë e liberalizimit të tregut të rrymës?

by teve1
1 orë ago
0
A A
Kur nis vala e dytë e liberalizimit të tregut të rrymës?

Nuk dihet a do të ketë protesta sërish, por pakënaqësi, po se po.

Ky është disponimi i bizneseve të mëdha, karshi paralajmërimit të valës së dytë të liberalizimit të tregut të energjisë, që pritet të fillojë më 1 prill.

Ankesa më e madhe, është te moszgjidhja e problemit të ndërprerjeve të papritura të energjisë, që shkaktuan dëme në makineri e pajisje , gjatë valës së parë.

“Derisa edhe gjykata në vendimin e fundit nxori një mori, shkeljesh që u bënë gjatë këtij procesi, nuk e di çfarë logjike ka me u bë tash edhe faza e dytë. Për shkak se çka është edhe më e keqe, është se që nga dhjetori i vitit të kaluar, bizneset që kanë dalë në treg të hapur, që këta po e quajnë të hapur, të energjisë, se ne e quajmë treg të dhunshëm të energjisë, siç është bërë, janë përballë me reduktime jashtëzakonisht të ashpra, pa asnjë paralajmërim fare. Kanë pësuar dëme të shumta. Domethënë, kanë pësuar fillimisht dëme, te punëtorët për shkak se në mungesë të energjisë edhe në mungesë të një mënyre të dytë, ta quajmë, ose një plan B të furnizimit, në këtë rast themi të gjeneratorëve, atëherë ai nuk ka mundur me i mbajt ata punëtorë me nejt, i ka çuar në shtëpi, po ata i janë paguar prapë. E dyta, ke kemi disa raportime që janë bërë për shkak të këtyre reduktimeve, ka ndodhur edhe, të themi, djegie dhe dëme shumë të mëdha në stabilimente. Shumica e këtyre bizneseve që kanë dalë në treg të lirë, ta quajmë, në këtë fazën e parë, janë biznese të mëdha dhe pjesa dërrmuese e tyre janë biznese prodhuese. Ndërprerja e energjisë në mënyrë të dhunshme ka shkaktuar prishje të stabilimenteve, vlera e të cilave mijëra euro kap, sepse është stabiliment i ri, makineri e re”, thotë Kushtrim Ahmeti, drejtor i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë.

Për më tepër, drejtori i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Kushtrim Ahmeti, thotë se vendimet e ZRRE-së u morën pa konsultim me bizneset, dhe paralajmëron se faza e dytë mund të sjellë pasoja të ngjashme.

“Ne patëm marrë para pak kohësh informacionin për këtë çështje dhe ne ju kemi drejtuar edhe zyrtarisht ZRRE-së me kuptu saktë cili është tash plani i tyre për këtë fazën e dytë të liberalizimit. Meqenëse faza e parë u kry si u kry, po i shohim dëmet e të gjitha ato çka po ndodhin dhe ne kemi kërkuar pra, cilat biznese tash do të futen në fazën e dytë. Domethënë, nëse janë futur bizneset që kanë pasur deri në 50 punëtorë dhe ata që kanë pasur deri në 10 milionë euro të hyra vjetore në fazën e parë, kush do ta pësojë nga këto vendime tinëzare dhe arbitrare që po merren nga ZRRE-ja tash në fazën e dytë. Normalisht, deri sot s’kemi marrë dhe unë nuk pres që do të marr ndonjë përgjigje prej tyre, sepse njëjtë kanë vepruar edhe në rastin e fazës së parë, të themi, të liberalizimit vitin e kaluar, ku s’kanë pasur fare gatishmëri për me bashkëpunuar. I kanë bërë të gjitha gjërat në mënyrë tinëzare, siç po i bëjnë edhe në fazën e dytë. Dhe për neve është fatkeqësi e madhe që nuk kemi institucione të cilat të paktën do të ishin dashur në mënyrë automatike dhe urgjente që këta njerëz që udhëheqin sot me ZRRE-në t’i vendosin para përgjegjësisë”, thotë Ahmeti.

Drejtori në Frutex Shpk, Fisnik Kryeziu, kujton njoftimin me vonesë që e kishte marrë kjo ompani prodhuese për të kaluar në tregun e lirë në afatin e parë. .

“Nuk i kemi pritur që ndryshimi i çmimit me qenë mbi 100 për qind prej çmimit aktual të cilin ne kemi qenë duke u furnizuar me energji elektrike…Edhe në kontratat kur i kemi nënshkruar në tregun e lirë ka qenë që do të informohemi paraprakisht në momentin kur do të ketë reduktime të energjisë elektrike. Ato nuk kanë ndodhur të gjitha rastet me na informuar, ka pasur edhe raste të cilat nuk na kanë informuar fare, të cilat kanë ndikuar goxha shumë në procesin e prodhimit, duke e ditur se linjat e tanishme, po them vetëm linjat tona, por edhe prodhuesit e tjerë kosovarë i kemi avancuar linjat dhe një ndërprerje si kjo na ka kushtuar si në kosto në dëmtimin e produktit, por gjithashtu edhe në daljen prej programimit të linjave, të cilat pastaj po janë shumë me kosto të mëdha për t’u rregulluar”, shton Kryeziu.

Edhe njohësi i fushës së energjetikës, Lulzim Syla, thotë se procesi duhet të zhvillohet me kujdes, duke mëssuar nga gabimet e valës së parë, por edhe duke i marrë për bazë interesat e të gjitha palëve të interesit.

“Duhet që mos të mos të bëjmë gabimet e njëjta të fazës së parë që është bërë me nguti dhe është bërë si vendim i kryer. Kështu që tash duhet të mësojmë nga gabimet dhe duhet që të kemi një diskutim më serioz, duhet të gjitha palët e interesit të dakordohen dhe në fund Zyra e Rregullatorit të Energjisë pastaj ta merr një vendim mbi bazën e interesave të palëve të interesit…Gjithçka duhet të bëhet me hapa të sigurtë, duhet të bëhet me hapa konkretë që nuk bie ndesh fillimisht me ligjin, nuk bie ndesh me destabilizimet. Duhet të jetë në funksion dhe jo në destabilizim të bizneseve. Prandaj, nuk është se ndonjë palë jashtë Kosovës vendos për neve. Ne jemi ata që vendosim, duke u bazuar në rregullativa, duke u bazuar në ligje, kështu që nuk do të duhej të keqpërdorej kjo e drejtë nga ana e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, që gjithçka të merr vendime pa konsult me palët e interesit”, thotë Syla.

Ndërkohë, zyra e Rregullatorit ka konfirmuar për KosovaPress fillimin e valës së dytë nga 1 prilli, por pa përgjigjen nëse bizneset tashmë janë informuar, për të.

E as nëse ka zgjidhje për reduktimet e paplanifikuara të furnizimit me rrymë.

“Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) është duke vazhduar procesin e liberalizimit të tregut të energjisë elektrike në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe me të njëjtat parime, kushte dhe kritere që janë aplikuar edhe gjatë vitit të kaluar. Faza e Dytë e liberalizimit planifikohet të fillojë nga data 1 prill 2026. Sa i përket shqetësimeve të ngritura lidhur me ndërprerjet e energjisë elektrike gjatë muajit dhjetor për konsumatorët në tregun e lirë, ZRRE është e vetëdijshme për këto raste dhe i trajton ato në kuadër të kompetencave të saj rregullatore. Megjithatë, këto çështje nuk ndikojnë në vazhdimin e procesit të liberalizimit, i cili do të zbatohet në mënyrë të planifikuar dhe në përputhje me kornizën ligjore dhe rregullative ekzistuese…”

Sipas ZRRE-së, aktualisht, në tregun e hapur funksionojnë gjithsej 9,535 pika matëse, ndërsa furnizimi i këtyre konsumatorëve realizohet nga 6 furnizues të ndryshëm të licencuar, të cilët veprojnë në treg konkurrues.

ShareTweet

Postime të ngjashme

IPTV ilegale në Kosovë: Treg i hapur, fitime të fshehta dhe pak ndëshkim

IPTV ilegale në Kosovë: Treg i hapur, fitime të fshehta dhe pak ndëshkim

Abdixhiku takon ambasadorin e Gjermanisë, flasin për zhvillimet politike në vend

Abdixhiku takon ambasadorin e Gjermanisë, flasin për zhvillimet politike në vend

Manipulimi masiv i votave në Prizren, dhjetëra komisionerë në pranga edhe për ryshfet

Caktimi i paraburgimit për 9 të dyshuar për manipulime me vota, Apeli e kthen rastin në rivendosje

Rama pas miratimit të buxhetit të Prishtinës: Demokracia funksionon kur ndërtohet, jo kur bllokohet

Rama pas miratimit të buxhetit të Prishtinës: Demokracia funksionon kur ndërtohet, jo kur bllokohet

IPTV ilegale në Kosovë: Treg i hapur, fitime të fshehta dhe pak ndëshkim

IPTV ilegale në Kosovë: Treg i hapur, fitime të fshehta dhe pak ndëshkim

Abdixhiku takon ambasadorin e Gjermanisë, flasin për zhvillimet politike në vend

Abdixhiku takon ambasadorin e Gjermanisë, flasin për zhvillimet politike në vend

Manipulimi masiv i votave në Prizren, dhjetëra komisionerë në pranga edhe për ryshfet

Caktimi i paraburgimit për 9 të dyshuar për manipulime me vota, Apeli e kthen rastin në rivendosje

Rama pas miratimit të buxhetit të Prishtinës: Demokracia funksionon kur ndërtohet, jo kur bllokohet

Rama pas miratimit të buxhetit të Prishtinës: Demokracia funksionon kur ndërtohet, jo kur bllokohet

Numërimi i votave nga diaspora pritet të kryhet në fundjavë

Kërkohet paraburgim ndaj 22 kryesuesve për dallavere me vota në Gjakovë

Prokuroria urdhëron intervistimin e kryesuesve në Ferizaj e Han të Elezit dhe komisionerëve në Shtime

Prokuroria urdhëron intervistimin e kryesuesve në Ferizaj e Han të Elezit dhe komisionerëve në Shtime

Skandal me veshjet e skitarëve në Olimpiadën Dimërore ‘Milano-Cortina 2026’; kontrolle në kërcimin me ski për doping

Skandal me veshjet e skitarëve në Olimpiadën Dimërore ‘Milano-Cortina 2026’; kontrolle në kërcimin me ski për doping

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën