tëvë1.info
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info

Kur duhet të fillojnë fëmijët të mësojnë Kur’anin

tëvë1 nga tëvë1
30/03/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Ekrem Ahmeti imam në xhaminë “Sylejman Mustafa” në Prishtinë në emisionin “Fanari” kushtuar muajit të Ramazanit ka folur për rëndësinë edukimit të fëmijëve për të lexuar dhe mësuar librin e shenjtë Kur’anin.

Ai tha se nuk ka ndonjë moshë të caktuar se kur duhet të fillohet me leximin e Kur’anit, por se duhet të fillohet kurdo që shihet se fëmijët janë të gatshëm.

“Në momentin që shihet se fëmija ka një talent ose e sheh që ai është drejt leximit, nuk ka ndonjë pengesë ose moshë të caktuar, e cila mund ta pengojë. Sipas edukatorëve dhe pedagogëve, fëmija në moshën pesë vjeçare është në gjendje deri në katër gjuhë t’i mësojë njëkohësisht pa pasur ndonjë telashe. Pra atë energji dhe kapacitet që Zoti i madhnueshëm ua ka dhënë fëmijëve do të varet prej neve kujdestarëve, mësimdhënësve se si do të arrijmë ta menaxhojmë atë dhe t’ua ofrojmë atë që është më e mira”, deklaroi Ahmeti.

Ai tha se mësimi në vegjëli është i paharrueshëm dhe se sa më herët që fillohet me mësimin e Kur’anit është më mirë.

“Sa më herët që fillojmë është më mirë, por jo doemos duhet të insistojmë në mësim, ndoshta dikush 5 vjet, 6, 7 apo edhe 8 vjet. Por nuk paraqet asnjë problem që fëmija të mësojë njëkohësisht edhe alfabetin e gjuhës edhe amtare, por edhe të mësojë në këtë rast mësimin e Kur’anit dhe përvoja na ka treguar se përkundrazi, fëmijët që kanë mësuar Kur’an e kemi vërejtur se kanë qenë edhe një hap para të tjerëve”, shtoi Ahmeti.

“Sa i përket mësimit përmendësh, çdoherë që prindërit do të kenë një konsideratë dhe do të kenë këtë preokupim që fëmijëve të tyre t’ua japin këtë dhuratë, dhe  e llogaris se dhuratë më të mirë dhe më të bukur sesa Kur’ani nuk mund t’u japim. Preferohet që së pari nëna gjatë shtatzënisë të dëgjojë dhe të lexojë Kur’an, ngase fëmija edhe pse është në barkun e nënës i përjeton ndjenjat që i përjeton edhe nëna… Pastaj kalon gradualisht në lexim dhe më pas në mësim të sureve”, tha ai më tej në Tëvë1.

Ahmeti gjithashtu tha se prindërit duhet të jenë shembull dhe të lexojnë Kur’an para fëmijëve.

 

 

Të ngjashëm

LAJMET

Kurti: Ekstremistët e dhunshëm në veri të arrestohen, pastaj zgjedhje të parakohshme

02/06/2023
LAJMET

Zeqiri: Nuk po mendojmë për t’u dorëhequr, situata po qetësohet dita ditës

02/06/2023
LAJMET

Hamiti: Bidenin nuk e ka quajtur ‘naiv’ as Lavrovi, kush është Albin Kurti ta bëjë

02/06/2023
LAJMET

Kurti: Policia e Kosovës është më profesionalja në Ballkanin Perëndimor

02/06/2023
Foto ilustruese
LAJMET

Aksident me tre të lënduar në Maxhunaj të Vushtrrisë

02/06/2023
LAJMET

Sveçla: Policia dhe AKI kanë arritur t’i identifikojnë kriminelët në veri

02/06/2023

Kurti: Ekstremistët e dhunshëm në veri të arrestohen, pastaj zgjedhje të parakohshme

02/06/2023
0

Kryeministri i vendit, Albin Kurti thotë se nuk e konteston domosdoshmërinë për zgjedhje të parakohshme në veri, por paraprakisht duhet...

Zeqiri: Nuk po mendojmë për t’u dorëhequr, situata po qetësohet dita ditës

02/06/2023
0

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri vlerëson se në situatën aktuale, nuk duhet të ketë zgjidhje në veri. Ai bëri...

Hamiti: Bidenin nuk e ka quajtur ‘naiv’ as Lavrovi, kush është Albin Kurti ta bëjë

02/06/2023
0

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti ka dhënë kritika të forta për kryeministrin Kurti, i cili para disa ditës...

Kurti: Policia e Kosovës është më profesionalja në Ballkanin Perëndimor

02/06/2023
0

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka mohuar pretendimet se Policia e Kosovës ka përdorur dhunë në trazirat e fundit në...

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.