Shkruan: Korab Blakaj
A ka një vijë të kuqe që nuk duhet kaluar nga një shtet? Sepse nëse ka, atëherë rasti i fundit duket se e ka shkelur atë pa asnjë hezitim.
Në Kosovën tonë ku ende janë të freskëta plagët e sulmit terrorist në Banjska, ku ra në detyrë heroi Afrim Bunjaku, çdo veprim institucional që relativizon apo zbut përballjen me aktin terrorist, apo glorifikimin e atij akti është jo vetëm i papranueshëm, por i rrezikshëm.
Vendimi i prokurores speciale Fikrije Fejzullahu për lirimin e personave që, sipas raportimeve, shpërndanin materiale që lavdëronin figura të lidhura me sulmin terrorist, ngre pyetje të rënda.
Çfarë mesazhi po i jepet shoqërisë?
A po normalizohet propaganda ekstremiste?
A po zbehet vija ndarëse mes ligjit dhe tolerimit të dhunës?
Kur përmenden emra si Milan Radojčić dhe rrjete të lidhura me struktura të dhunshme,Vladimir Radivojeviqit-MAMIT etj , nuk bëhet më fjalë për raste të izoluara. Kjo merr dimension tjetër – atë të sigurisë kombëtare.
A ndodh kjo diku në botë?
Në çdo shtet funksional, promovimi i terrorizmit trajtohet si kërcënim serioz. Nuk relativizohet. Nuk zbutet. Nuk lirohet me procedura rutinë pa një arsyetim të fortë dhe transparent.
Atëherë pse këtu ndodh ndryshe?
Problemi nuk është më një vendim i vetëm.Problemi është se kjo i përseritë vendimet e saj.Problemi është modeli që kjo po krijon.Modeli ku prokurorët lirojnë individë të lidhur me rrjete të dhunshme, ku hetimet zbehen e përgjegjësit nuk kërkohen kurrë publikisht
Kjo krijon një perceptim të rrezikshëm;SE SHTETI PO TREGOHET I DOBËT PIKËRISHT ATY KU DUHET TË JETË MË I FORTË.
Dhe këtu lind pyetja që nuk mund të shmanget
Te kujt janë këta prokurorë, (e kujt është kjo prokurore?)të ligjit republikan, të shtetit tonë , apo të rënë në ndikimin e presioneve që „nuk i shohim“ apo të blerë nga dinarë në çanta!???
Nëse institucionet nuk japin përgjigje të qarta dhe të menjëhershme, atëherë dyshimi kthehet në krizë besimi.
Drejtësia nuk mund të jetë neutrale përballë terrorit.
Ose është në anën e shtetit dhe qytetarëve ose është bërë pjesë e problemit.
PROBLEM QË DUHËT ZGJIDHUR
Opinioni përmban pikëpamjet e autorit dhe nuk prezanton qëndrimet editoriale të teve1.info











