TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Kur do të largohen masat ndëshkuese ndaj Kosovës?

by Tëvë1
5 muaj ago
1
A A
​Kur do të largohen masat ndëshkuese ndaj Kosovës?

Bashkimi Evropian nuk ka treguar se kur do t’i largojë në tërësi masat ndëshkuese ndaj Kosovës, pavarësisht ndërrimit të pushtetit lokal në katër komunat në veri të vendit. Në Unionin Evropian mirëpresin dorëzimin pa probleme të qeverisjes lokale në veri, por janë të paqartë për heqjen e masave ndëshkuese,

Në pyetjet rreth largimit të masave ndëshkuese, në BE theksojnë rëndësinë e mbarëvajtjes edhe të zgjedhjeve të parakohshme të 28 dhjetorit, duke përfshirë pjesëmarrjen dhe certifikimin e të gjitha komuniteteve.

KosovaPress ka kontaktuar edhe me zyrtarë të qeverisë në detyrë, mirëpo të njëjtit nuk janë përgjigjur në pyetjet në lidhje me angazhimin e tyre për largimin e masave, pas tranzicionit të pushtetit në katër komunat veriore. Në anën tjetër, njohës të integrimeve evropiane, thonë se largimi i masave ndëshkuese ndaj Kosovës do të jetë problematik, pasi ka vende anëtare të BE-së, të cilat janë skeptike në këtë drejtim.

Javën e kaluar kryetarët e zgjedhur nga komuniteti serb në zgjedhjet lokale, janë betuar në katër komunat në veri, Mitrovicë e Jugut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

Masat ndaj Kosovës ishin vendosur në vitin 2023, si përgjigje ndaj përshkallëzimit të situatës së sigurisë në veri të Kosovës, kur kryetarët shqiptarë, të dalë nga zgjedhjet që u bojkotuan nga serbët lokalë, nisën detyrën e tyre në komunat në veri.

Në Bashkimin Evropian thonë në një përgjigje për KosovaPress, se presin që kryetarët e rinj në veri t’i përfaqësojnë interesat e të gjithë qytetarëve.

“Komisioni ka ndërmarrë hapat e parë për të hequr gradualisht masat në fuqi në maj 2025. Siç është thënë më parë, ne kemi ndërmend të heqim më tej këto masa. Ne mirëpresim dorëzimin pa probleme të qeverisjes lokale në katër komunat veriore dhe presim që kryetarët e rinj të përfaqësojnë interesat e të gjithë qytetarëve”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Më tej, të njëjtit e ndërlidhin edhe procesin zgjedhor të 28 dhjetorit në pyetjen për largimin e masave ndëshkuese.

Sipas tyre, zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit, duhet të administrohen mirë dhe të jenë konkurruese, duke përfshirë pjesëmarrjen, certifikimin e partive politike dhe akreditimin e mediave nga të gjitha komunitetet.

“Gjithashtu marrim në konsideratë njoftimin për zgjedhjet e reja parlamentare më vonë në dhjetor dhe nënvijëzojmë rëndësinë e një procesi zgjedhor të administruar mirë dhe konkurrues, duke përfshirë pjesëmarrjen, certifikimin e partive politike dhe akreditimin e mediave nga të gjitha komunitetet. BE është gati të punojë me autoritetet e Kosovës sapo të zgjidhen dhe të vazhdojë mbështetjen e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së. Presim që Kosova të kthehet në rrugën e reformave të domosdoshme të lidhura me BE-në, për të mirën e popullsisë së saj dhe për të ecur përpara në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”, theksohet në përgjigjen e tyre.

Në anën tjetër, njohësi i integrimeve evropiane, Dritëro Arifi, thotë për KosovaPress, se edhe në Bashkimin Evropian e pranojnë që vendosja e masave ndëshkuese ndaj Kosovës ka qenë gabim, mirëpo procedura e heqjes së tyre tashmë po del të jetë një problem i madh edhe për vetë Unionin.

Sipas tij, për largimin të masave ndëshkuese duhet unanimitet i plotë i 27 vendeve anëtare të BE-së.

“Në BE e kanë pranuar që ka qenë gabim dhe është gabim. Por a do të largohen, ajo nuk do të varet vetëm nga disa vende të BE-së, pasi janë 27 vende të BE-së që duhet të jenë njëzëri për largimin e sanksioneve. Ky është gabimi që se kemi kuptuar se ne nuk po duhet të jemi konciz kur duhet të jemi, mirëpo po reagojmë pasi po ndodh diçka. Kjo është politikë reaktive dhe jo proaktive”, thotë ai.

Bashkimi Evropian në muajin korrik të këtij viti ka nisur heqjen graduale të masave ndëshkuese. Sipas qeverisë në detyrë tashmë janë zhbllokuar fonde për Kosovën nga Korniza Investuese për Ballkanin Perëndimor (WBIF). Sipas tyre, pas rifillimit të mbajtjes së takimeve në kuadër të nënkomiteteve të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit (MSA) janë aprovuar edhe projekte me të cilat Kosova ka aplikuar në fusha si energjia apo digjitalizimi.

Kosto e përgjithshme e masave ndëshkuese të BE-së, është raportuar të jetë mbi 600 milionë euro për vendin.

Tags: BEKosovaTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Behrami kërkon raportim të Trendafilovës, kundërshtohet nga Selimi

Behrami kërkon raportim të Trendafilovës, kundërshtohet nga Selimi

Mbyllen disa zona të Kalasë së Prizrenit, pezullohen aktivitetet

Mbyllen disa zona të Kalasë së Prizrenit, pezullohen aktivitetet

Rama: Nisin procedurat për Ligjin për Mbrojtjen e Vlerave të UÇK-së

Rama: Nisin procedurat për Ligjin për Mbrojtjen e Vlerave të UÇK-së

Lëndohet tre persona në Podujevë, dyshohet nga shpërthimi i një bombole gazi

Behrami kërkon raportim të Trendafilovës, kundërshtohet nga Selimi

Behrami kërkon raportim të Trendafilovës, kundërshtohet nga Selimi

Ilir Meta paraqitet në gjyq duke bërë simbolin e shqiponjës dykrenare

Ilir Meta paraqitet në gjyq duke bërë simbolin e shqiponjës dykrenare

Mbyllen disa zona të Kalasë së Prizrenit, pezullohen aktivitetet

Mbyllen disa zona të Kalasë së Prizrenit, pezullohen aktivitetet

Rama: Nisin procedurat për Ligjin për Mbrojtjen e Vlerave të UÇK-së

Rama: Nisin procedurat për Ligjin për Mbrojtjen e Vlerave të UÇK-së

Lëndohet tre persona në Podujevë, dyshohet nga shpërthimi i një bombole gazi

Zyra rajonale e Ministrisë së Bujqësisë zhvendoset në veri të Mitrovicës

Zyra rajonale e Ministrisë së Bujqësisë zhvendoset në veri të Mitrovicës

Izraeli bastis kampin e refugjatëve dhe sekuestron shtëpitë e palestinezëve në Bregun Perëndimor

Izraeli bastis kampin e refugjatëve dhe sekuestron shtëpitë e palestinezëve në Bregun Perëndimor

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën