TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
23 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
23 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Kur do të bëhet Kosova pjesë e Këshillit të Evropës? Flet zëvendësministri i Jashtëm

nga TËVË 1
2 vjet më parë
0
A A
Kur do të bëhet Kosova pjesë e Këshillit të Evropës? Flet zëvendësministri i Jashtëm

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, në emisionin “Ditari” në Tëvë1, ka folur për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Ahmeti, thotë se fillimisht duhet të finalizohet raporti vendimtar nga raportuesja për Kosovën në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Theodora Bakoyannis. Dhe më pas ky raport shkon si opinion joobligativ te Komiteti i Ministrave në nivel të ministrave.

“Duhet të finalizohen raportet, kjo është sepse kur të finalizohen raporti përfundimtar, raporti nga zonja Bakoyannis ajo do ta ketë raportin vendimtar që vihet në votim, atëherë duhet sesioni i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës që do ta votojë e kur kjo të votohet suksesshëm shkon si opinion joobligativ te Komiteti i Ministrave në nivel të ministrave, ku ministrat takohen një herë në vit, në muajin maj. Pra, këto janë pikat orientuese për çështjen e procesit të anëtarësimit në Këshillin e Evropës”, tha ai në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Ahmeti, beson që në muajin maj të vitit të ardhshëm raporti vendimtar do të jetë para ministrave.

“Unë besoj thellësisht që në rast që procesi do të bazohet në meritokraci dhe nuk do të ndërlidhet e kushtëzohet me procese të tjera kjo është shumë e mundshme. Ajo çfarë kemi parë gjatë fazës së parë, ka pasur tendenca që të ndërlidhet kjo, por në fund kemi arritur suksesshëm që më 24 prill në bashkëpunim me partnerët tanë ta shtyjmë tutje dhe ta kemi një votim të suksesshëm”, tha zyrtari qeveritar.

Tutje, ai tha se angazhimi i qeverisë është që sa më shpejtë Kosova të bëhet pjesë e Këshillit të Evropës.

“Mbledhjet e sesionit të Asamblesë Parlamentare tri të ardhshmet do të jenë në tetor, janar dhe në prill, ku në njërën prej tyre do të duhej të votohej raporti përfundimtar si opinion, me rekomandime eventuale, ndërsa ministerialet prej nga do të duhej të vinte ftesa për t’u bërë anëtarë mbahen një herë në vit, në muajin maj. Angazhimi jonë është që kjo të bëhet sa më shpejtë”, shtoi ai.

Kosova në muajin maj të vitit 2022 ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Aplikimin në selinë e Këshillit të Evropës, në Strasburg, e ka bërë ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla.

Këshilli i Evropës është një organizatë ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në Evropë, me seli në Strasburg të Francës. Këshilli mbron lirinë e shprehjes dhe të mediave, barazinë dhe minoritetet në vendet anëtare./teve1.info/

Tags: keshilli i evropesKreshnik AhmetiQeveria e Kosovës
ShareTweet

Postime të ngjashme

Një muaj paraburgim për policin që rrahu qytetarin në Prizren

Ra nga kati i pestë i një ndërtese në Ferizaj, vdes 56-vjeçarja

Ambasada gjermane mbështet deklaratën e Sarrazinit: Shteti në radhë të parë, partitë të punojnë bashkë

Ambasada Gjermane: Të veprohet në përputhje me vendimin e Kushtetueses

Rikthimi i shtetësisë pa tarifa, mërgimtarët kanë kërkesë që kenë një deputet nga diaspora

​Këto janë pritjet aktuale në pikat e kalimit kufitar

Brenda një viti parashtrohen mbi 1600 ankesa për shkeljen e të drejtave të njeriut

KQZ fton diasporën në takime për zgjedhjet nga 11 deri 29 gusht

Volejbollistët e Kosovës, vazhdojnë kualifikimet  e Evropianit, me selektorin e ri

Volejbollistët e Kosovës, vazhdojnë kualifikimet e Evropianit, me selektorin e ri

Ter Stegen reagon pas spekulimeve: “Dashuria ime për Barcelonën është absolute”

Ter Stegen reagon pas spekulimeve: “Dashuria ime për Barcelonën është absolute”

Një muaj paraburgim për policin që rrahu qytetarin në Prizren

Ra nga kati i pestë i një ndërtese në Ferizaj, vdes 56-vjeçarja

Ambasada gjermane mbështet deklaratën e Sarrazinit: Shteti në radhë të parë, partitë të punojnë bashkë

Ambasada Gjermane: Të veprohet në përputhje me vendimin e Kushtetueses

Rikthimi i shtetësisë pa tarifa, mërgimtarët kanë kërkesë që kenë një deputet nga diaspora

​Këto janë pritjet aktuale në pikat e kalimit kufitar

Brenda një viti parashtrohen mbi 1600 ankesa për shkeljen e të drejtave të njeriut

KQZ fton diasporën në takime për zgjedhjet nga 11 deri 29 gusht

LVV: Gjykata Kushtetuese nuk mund të krijojë norma të reja juridike

LVV: Gjykata Kushtetuese nuk mund të krijojë norma të reja juridike

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X