TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

“Kullat e Qëndresës” – Fshati i 54 të rënëve për liri

by Albiona Hajdari
1 vit ago
0
A A
“Kullat e Qëndresës” – Fshati i 54 të rënëve për liri

Korridoret nëpër të cilat kaluan për të marrë armatim në Shqipëri, e kullat ku qëndruan në kohë lufte, bashkëluftëtarët i kujtojnë pikërisht në Lubizhdë të Hasit. Në këtë fshat dhanë jetën 54 shqiptarë, u strehuan qindra ushtarë të UÇK-së.

Udhën e shkeli me shumë shokë gjatë luftës.

Qëllimi i vushtrriasit, Fikri Hajrizit ishte të merrte armatim nga Shqipëria.

“UÇK kur u formu në fshatin Strovc të komunës së Vushtrrisë, atëherë jemi nisë për armatim për Shqipëri. Në këtë fshatin Lubizhdë kemi qenë rreth 100 vetë. Rrugëtimi ka qenë 2 javë ditë. Në fshatin Cahan, komuna e Krumës, aty jemi armatosë. Pas tri dite që kemi nejt në fshatin Cahan jemi ardhë këndej. Rrezik ka qenë, po mbi të tëra është liria”, tha ish-luftëtari, Fkri Hajrizi.

E me t’u kthyer në Lubizhdë të Hasit, ish-ushtari i UÇK-së ia behu shtëpisë së parë që pa.

Përkundër kontrolleve nga ushtria serbe, konaku i familjes Kajdonqi ishte i hapur për luftëtarët.

“Kanë ardhë kah gjysma e natës, kanë trokitë në derë, kemi dalë ia kemi hapë dyert dhe kanë nejt këtu deri të nesërmen në mbrëmje. Vazhdimisht ju tregojmë nipave e mbesave që këtu kanë nejt, ju kemi dhënë bukë ushtrisë tonë”, tha Nike Muharemi nga familja Kajdonqi.

Ndërsa për çështje sigurie, ushtarët u detyruan të lëvizin nga ajo shtëpi.

“Kanë ardhë më kanë njoftu mu, unë i kam strehu me një shtëpi tjetër për çështje sigurie për shkak se çështja e transportit ka qenë pak e vështirë edhe kishte me ardhë një grup tjetër pas dy dite prej Shqipërie. Qëllimi ishte me i bërë bashkë me atë grupin edhe me vazhdu tutje për në zonat tjera të luftës, me i përcjell”, tha Isuf Kajdonqaj.

E 25 vite pas, ish-luftëtarët e UÇK-së shkuan sërish në atë strehë.

Tashmë gati e shkatërruar, por në luftë –për ta ishte shtëpi e qëndresës.

Nëpërmes njërës nga arteriet kryesore të UÇK-së kaluan edhe shumë ushtarë të plagosur.

“Kemi hy në fshat, i kemi marrë telat e teshave, na kanë dhuru vet banorët e fshatit na kanë dhuru ato qebet e veta ku kanë flejt vet. I kemi marrë edhe i kemi improvizu si lese edhe me ato i kemi rregullu së bashku me major Hasanin dhe disa shokë të tjera të njësisë sonë të Landovicës edhe me to i kemi ngarku të plagosurit dhe i kemi bart për Shqipëri”, tha ish-luftëtari, Faik Berisha.

Në Lubizhdë të Hasit u ekzekutuan 54 shqiptarë.

Në kujtim të tyre, në fshat është vendosur gurëthemeli i kullës-muze ‘’Kulla e Qëndresës’’.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vrasja në Gjakovë – Viktima dhe dorasi ishin shokë, i plagosuri vëlla me të ndjerin

Vrasja në Gjakovë – Viktima dhe dorasi ishin shokë, i plagosuri vëlla me të ndjerin

KPK dhe Zyra e Prokurorit të Shtetit i reagojnë ministrit Murati për deklaratat rreth Prokurorisë Speciale

Njohësit: ​KPK ta ketë prioritet hapjen e konkursit dhe zgjedhjen e kryeprokurorit të shtetit

Tentoi të ikte, policia arreston të kërkuarin pas 2 km ndjekjeje në këmbë

Arrestohet i dyshuari pasi kanosi disa persona

Arrestohet 47-vjeçari në Ferizaj, ishte në kërkim për dy vepra penale

Pengoi policin në kryerje të detyrës, arrestohet

Filmi “One Battle After Another” më i shpërblyer në “Oscar”

Filmi “One Battle After Another” më i shpërblyer në “Oscar”

I plagosuri nga të shtënat në Gjakovë në gjendje stabile

I plagosuri nga të shtënat në Gjakovë në gjendje stabile

Prokuroria jep detaje për vrasjen në Gjakovë, i dyshuari ende në arrati

Prokuroria jep detaje për vrasjen në Gjakovë, i dyshuari ende në arrati

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën