TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kulla reagon ndaj fotos së publikuar: Nuk pata frikë nga plumbat, nuk frikësohem as nga bullizimi

by Tëvë1
3 muaj ago
3
A A
Kulla reagon ndaj fotos së publikuar: Nuk pata frikë nga plumbat, nuk frikësohem as nga bullizimi

Drejtori i Global Crisis Group, Ilir Kulla, ka reaguar lidhur me fotografinë e tij që ka qarkulluar ditët e fundit në rrjetet sociale, ku ai shfaqet me një shenjë “X” në fytyrë dhe me mbishkrimin: “Sheshi nuk është zonë e lirë, por Shqipëri e lirë”.

Në emisionin “Matrix” në Tëvë1, të moderuar nga Mehmet Kalisi, Kulla tha se fotografia lidhet me protestat që po zhvillohen prej disa javësh në Shqipëri dhe se, sipas tij, ai është vënë në shënjestër pavarësisht se nuk ka qenë kundër protestuesve.

“Është një fotografi e imja, në të cilën ata që protestojnë prej 51 ditësh në shesh, me të drejtën e tyre politike, më kanë anatemuar edhe mua. Unë nuk kam qenë kundër këtyre protestave, por kam thënë vazhdimisht se nuk dal në shesh, sepse ai shesh kërkon që edhe unë të largohem nga sistemi. Ata kanë të drejtë të kërkojnë largimin e një sistemi dhe ne duhet t’i dëgjojmë e të dialogojmë me ta, por nuk mund të mendoj se zgjidhja është kaosi dhe anarkia”, ka deklaruar Kulla.

Ai e cilësoi publikimin e fotografisë si një formë bullizimi, duke shtuar se nuk beson se sulmet personale mund të sjellin ndryshime politike.

“Ajo që kanë bërë është një lloj dhune përmes bullizimit ndaj personazheve të caktuara. Nuk mendoj se në këtë mënyrë ndërtohet shteti. Unë vazhdoj të besoj se të rinjtë duhet të dëgjohen. Janë bërë shumë gjëra të mira, por edhe shumë gabime”, është shprehur ai.

Kulla tha se polemikat ndaj tij nisën pas një komenti që bëri lidhur me një deklaratë të një eurodeputeteje gjatë vizitës së saj në Tiranë.

“Kjo nisi pasi erdhi një eurodeputete në Tiranë dhe unë përdora një shprehje popullore. Nuk kishte të bënte personalisht me zotin Arlind Qorri, për të cilin kam respekt. Ishte një rastësi me mbiemrin e tij dhe nuk kishte për qëllim ta fyente”, ka thënë Kulla.

Në fund, ai theksoi se nuk ndihet i frikësuar nga sulmet në rrjetet sociale apo nga bullizimi publik.

“Kanë zgjedhur personin e gabuar. Unë nuk kam pasur frikë nga plumbat, e jo më të kem frikë nga bullizimi. Nuk më kanë heshtur as Edi Rama e as Sali Berisha, edhe pse kam qenë kritik ndaj tyre. E vetmja gjë që arrijnë me këto sulme është të më bëjnë edhe më të fortë”, ka deklaruar Kulla.

Tags: Ilir KullaMATRIXTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Në orën 15:00 pritet ceremonia e inaugurimit të Presidentes së re, Justina Shiroka-Pula

Presidentja Shiroka-Pula merr urime nga katër presidentë, zotohen për forcim të bashkëpunimit

​Tahiri: Ende s’kemi informacione për seancë, të mblidhet Kuvendi

Tahiri pas vrasjes në Livoç të Ulët: Dhuna nuk është traditë, heshtja nuk është zgjidhje

Kurti takon Myftiun Tërnava, diskutojnë për zhvillimet politike dhe çështjen e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Kurti takon Myftiun Tërnava, diskutojnë për zhvillimet politike dhe çështjen e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Çitaku në 27-vjetorin e PDK-së: Festa do të jetë e plotë kur Thaçi, Veseli dhe Krasniqi të jenë të lirë mes nesh

​Mbyllet pjesa e parë, Vushtrria dhe Gjilani pa gola

​Mbyllet pjesa e parë, Vushtrria dhe Gjilani pa gola

Bitcoin përballet me presion shitje në një periudhë afatshkurtër

Bitcoin me rënie të lehtë

​Tahiri: Ende s’kemi informacione për seancë, të mblidhet Kuvendi

Tahiri pas vrasjes në Livoç të Ulët: Dhuna nuk është traditë, heshtja nuk është zgjidhje

Google po heq një opsion që shumë njerëz e përdorin në mesazhe

Google po heq një opsion që shumë njerëz e përdorin në mesazhe

Kurti takon Myftiun Tërnava, diskutojnë për zhvillimet politike dhe çështjen e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Kurti takon Myftiun Tërnava, diskutojnë për zhvillimet politike dhe çështjen e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Çitaku në 27-vjetorin e PDK-së: Festa do të jetë e plotë kur Thaçi, Veseli dhe Krasniqi të jenë të lirë mes nesh

Çitaku në 27-vjetorin e PDK-së: Festa do të jetë e plotë kur Thaçi, Veseli dhe Krasniqi të jenë të lirë mes nesh

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën