TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kulla: Nëse sot Maqedonia është në prag të anëtarësimit në BE, meritë të veçantë ka Marrëveshja e Ohrit

by teve1
33 minuta ago
2
A A
Kulla: Nëse sot Maqedonia është në prag të anëtarësimit në BE, meritë të veçantë ka Marrëveshja e Ohrit

Eksperti Ilir Kulla ka vlerësuar se Marrëveshja e Ohrit ka luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimet politike të Maqedonisë së Veriut dhe në rrugëtimin e saj drejt integrimit evropian.

Në emisionin “Matrix” në Tëvë1, Kulla ka thënë se Marrëveshja e Ohrit, e cila i dha fund konfliktit të armatosur të vitit 2001, në tërësinë e saj ka rezultuar e suksesshme, pavarësisht dobësive që mund të ketë pasur gjatë zbatimit.

Ai ka theksuar se, 25 vjet pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, një nga arritjet më të mëdha për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut dhe komunitetet e tjera është anëtarësimi i vendit me të drejta të plota në NATO.

“Ndoshta edhe pas ngjarjeve të dhimbshme që ndodhën në Kosovë e në Bosnjë, ata që ishin në krye të shtetit të Maqedonisë, por edhe ata që ishin në krye të shqiptarëve, qofshin forca politike apo UÇK-ja, u treguan njerëz të arsyeshëm dhe arritën që të sigurojnë një paqe me një marrëveshje e cila ka rezultuar e suksesshme në tërësinë e vet deri tani sepse sigurisht që si çdo marrëveshje, edhe marrëveshja e Ohrit ka pasur dobësitë e veta”, ka thënë Kulla.

Sipas tij, një meritë e veçantë e Marrëveshjes së Ohrit është fakti se ajo ka kontribuar në krijimin e kushteve që Maqedonia e Veriut të avancojë në proceset euroatlantike.

“Nëse sot Maqedonia është në pragun e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, një meritë të veçantë e ka ajo marrëveshje e nënshkruar një çerek shekulli më përpara”, ka deklaruar ai.

Kulla ka folur edhe për procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, duke e cilësuar atë si një proces historik, por jo të thjeshtë.

Ai ka theksuar se jo të gjithë fqinjët janë njësoj optimistë për avancimin e vendit drejt BE-së, ndërsa ka vlerësuar se një rol të rëndësishëm në këtë proces do ta kenë të rinjtë.

“Procesi historik i anëtarësimit në NATO është përmbyllur dhe ka qenë një proces vërtet i vështirë. Tani jemi në një proces tjetër historik, që është procesi që e çon këtë vend drejt anëtarësimit në BE. Ky nuk është një proces kaq i thjeshtë, pasi jo të gjithë fqinjët janë kaq optimistë për ta ndihmuar këtë vend t’i bashkohet familjes evropiane. Kuptohet, secili ka problematikat e veta, por më e rëndësishmja është se ky është një proces që në dorë do ta marrin të rinjtë. Sa më shumë që të rinjtë ta hapin mendjen, të dialogojnë dhe të punojnë, aq më shumë ata do të jenë faktor”, është shprehur Kulla.

Ai ka shtuar se, pavarësisht problemeve që ende mbeten për t’u zgjidhur, ekziston një dëshirë e madhe në vend për të përshpejtuar rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Kulla është shprehur optimist se Maqedonia e Veriut mund të bëhet pjesë e BE-së në vitet e ardhshme.

“Nuk mund të mohojmë që ende ka shumë problematika për t’u zgjidhur, por nuk mund të mohojmë as faktin se ekziston një dëshirë e madhe e të gjithë vendit për të shkuar sa më shpejt drejt BE-së. A do të ndodhë kjo gjatë pesë viteve të ardhshme? Unë shpresoj që të ndodhë. Shpresoj që në 30-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit, Maqedonia të jetë një vend i BE-së”, ka përfunduar ai./teve1.info/

Tags: BEIlir KullaMaqedoniaMarrëveshja e OhritTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Emisioni “Matrix” 17.08.2026

Emisioni “Matrix” 17.08.2026

Haxhiu autorizon dërgimin e FSK-së në Gaza

LVV: Dëshpërues refuzimi i ftesës së Haxhiut nga PDK, LDK dhe Aleanca

KPK dorëzon edhe zyrtarisht në Presidencë, emrin e Zejnullah Gashit për Kryeprokuror të Shtetit

LDK e refuzoi takimin me Haxhiun duke e cilësuar vetëm si deputete, por në komunikime zyrtare i referohen si u.d presidente

PDK kërkon hetim parlamentar për tekstet shkollore dhe kontratat njëburimore

Keqpërdorimi i mjeteve për libra-mbi 60 mijë € huq vitin e kaluar, sivjet MASHTI-i merr masa

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën