TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kulla: Liridon Rexhepi, viktimë e shërbimeve sekrete

by TËVË 1
2 vjet ago
1
A A
Kulla: Liridon Rexhepi, viktimë e shërbimeve sekrete

Turqia ka arrestuar shtetasin kosovar, Liridon Rexhepin nën dyshimet se ka transferuar para tek operativët e agjencisë izraelite të inteligjencës Mossad në Turqi.

Agjencia turke e inteligjencës dyshon se Rexhepi ka lehtësuar transferet financiare nga shtetet e Evropës Lindore, kryesisht nga Kosova, për tek agjentët e Mossadit në Turqi.

Për këtë, eksperti i Politikave të Sigurisë dhe i Gjeopolitikës, Ilir Kulla, thotë se Rexhepi është viktimë nga shumë viktima të tillë të luftërave të shërbimeve nëpër botë.

Sipas tij, nëse Rexhepi është arrestuar për t’i thënë izraelitëve që “ne e kemi marrë vesh se kë keni në territor dhe kë keni paguar”.

“Nëse është arrestuar Liridoni, është arrestuar për t’i thënë nga turqit izraelitëve që ne e kemi marrë vesh se kë keni në territor dhe kë keni paguar gjatë kësaj kohe dhe mos bëni atë që bëtë në Teheran, pra të vrisni njërin nga krerët e Hamasit, sepse krerët e tjerë të Hamasit janë në Turqi, sepse tëherë mund të ndërhyjmë. Pra, unë më shumë sesa Liridonin agjendë të Mossad-it e shoh viktimë të luftërave të shërbimeve. Ai është biznes si çdo biznesmen tjetër ka parë për të bërë një biznes. Ti mendon se ata që i kanë qëndruar mbrapa i kanë treguar Liridonit këto lloj sekrete pse nuk e dinë ata që në momentin e parë Liridoni i tregon të gjitha. Nëse Mosaad-i është serioz nuk mund ta bëj këtë gjë”, tha Kulla në emisionin “Matrix”.

Kulla është shprehur i bindur se të tillë si Liridon Rexhepi ka shumë në botë.

“Nëse Liridoni ka hyrë në një bashkëpunim biznesi kjo vjen si rrethojë e kësaj gjëje. Unë të garantoj që nëpër botë ka shumë kështu. Pra, është viktimë nga shumë viktimave të tillë të luftërave të shërbimeve nëpër botë. Kjo quhet dëm kolateral”, shtoi ai.

Ndërkohë, paratë e transferuara nga Rexhepi raportohet të jenë përdorur për mbledhje të informacioneve në Siri, për kryerjen e operacioneve psikologjike kundër palestinezëve dhe koordinimin e operacioneve që lidhen me dronët.

Raportohet se Rexhepi përdori shërbime për transferimin e parave për në Turqi. Kur arriti në këtë shtet, paratë u shpërndanë tek operativët në terren, të cilët në këmbim, i dërguan këto para tek asetet në Siri, shpesh duke përdorur kriptovaluta për t’i realizuar këto transfere.

Që nga janari, autoritetet turke kanë arrestuar dhjetëra persona, përfshirë edhe hetues privatë, nën akuzat se kanë mbledhur të dhëna për individë, kryesisht për palestinezë që jetojnë në Turqi, dhe ato të dhëna ia kanë dërguar inteligjencës izraelite.

Izraeli nuk i ka komentuar arrestimet e bëra në Turqi. /teve1.info/

Tags: Ilir KullaLiridon RexhepiTurqia
ShareTweet

Postime të ngjashme

Po shkonin për të shuar zjarret, 6 ushtarë lëndohen pas një aksidenti në Shqipëri

Shqipëria siguron hua prej 302 milionë dollarësh nga SHBA për modernizimin e mbrojtjes

Spahiu: Rama duhet të shkojë në burg, ka bërë keqpërdorime të mëdha

Spahiu: Rama duhet të shkojë në burg, ka bërë keqpërdorime të mëdha

Eksperti i Ballkanit kërkon më shumë presion ndaj mosnjohësve të Kosovës

Eksperti i Ballkanit kërkon më shumë presion ndaj mosnjohësve të Kosovës

Kroacia nesër nis për Kosovë kontigjentin e 41-të të ushtarëve në kuadër të KFOR-it

Kroacia sinjalizon rritjen e pranisë ushtarake në Kosovë

Përplasje mes dy trenave në Angli, raportohet një viktimë dhe shumë të lënduar

Irani sinjalizon përfshirje më të madhe të Gazës në planet rajonale të paqes

Irani sinjalizon përfshirje më të madhe të Gazës në planet rajonale të paqes

Nëna e heroit Ali Ajeti e emocionuar pas zbulimit të pllakës përkujtimore, në Shtedim të Podujevës

Nëna e heroit Ali Ajeti e emocionuar pas zbulimit të pllakës përkujtimore, në Shtedim të Podujevës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën