TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kulla e rezistencës në Suharekë në gjendje të mjerueshme

Kulla e Ramë Bllacës e cila është në mbrojtje të përkohshme nga MKRS është në gjendje të mjerueshme. Historianët ngrenë alarmin e fundit për institucionet që të ndërmarrin veprimet e nevojshme.

by Albiona Hajdari
1 vit ago
6
A A
Kulla e rezistencës në Suharekë në gjendje të mjerueshme

U ndërtua 89 vite më parë.

Kjo kullë në Bllacë të Suharekës, u bë simbol i rezistencës në kohën kur po jetësoheshin me ngulm planet serbe për largimin e shqiptarëve nga Kosova.

Me ndërtimin e saj, veprimtari i çështjes kombëtare, Ramë Bllaca, po shprehte hapur kundërshtimin e tij ndaj kolonizimit të territorit me serbë e malazezë.

Por pikërisht ky veprim i kushtoi me jetë deputetit të atëhershëm të parlamentit jugosllav.

“Ramë Bllaca është një ndër figurat që i kalon dimensionet nacionale, për shkak të veprës së tij që ka bërë në kohën kur veprimet e Serbisë binin ndesh me çfarëdo të drejte ndërkombëtare. Pra ai ka ngulitë aty për t’u dhënë shembullin të tjerëve se nuk duhet larguar nga trojet e veta, siç ishte politike jugosllave e asaj kohe”, thotë historiani Fadil Bytyçi.

Por gjendja e kullës që u ndërtua gati nëntë dekada më parë nuk është e mirë.

Ndonëse renovimi i jashtëm është bërë para pak vitesh, shkallët në hyrje të kullës janë thyer.

Ndërsa dhomat e katit të poshtëm janë mbushur me mjete shtëpiake.

Të dëmtuara mbeten edhe muret e brendshme të kësaj kulle.

Mure të qara janë edhe në katin e sipërm të shtëpisë së Ramë Bllacës.

“Cilin nga turistët e huaj do ta dërgonim për t’i treguar se çfarë vepre ka bërë Ramë Bllaca dhe kjo është simbolika e veprës së tij, kur sheh një gjendje të tillë. Prandaj është alarmi i fundit për institucionet që duhet të merren me ruajtjen e trashëgimisë kulturo-historike që të ndërmarrin veprimet e tyre të caktuara në funksion të valorizimit të vlerave historike tonat”, shprehet Bytyqi, raporton Tëvë1.

Megjithatë, që prej disa vitesh, ky monument ruhet nga MKRS.

Shtëpia e Ramë Bllacës është përfshirë në listën e trashëgimisë kulturore nga Ministria e Kulturës për vitin 2024/2025.

Tëvë1 ka pyetur në MKRS se a është në plan të fillojë me fazën e renovimit në ambientet e brendshme të këtij objekti, mirëpo deri në publikimin e kronikës të njëjtët nuk kanë kthyer përgjigje.

E në përkujtim të veprës së Ramë Bllacës, në mes të fshatit Bllacë është vendosur pllaka përkujtimore, me porosinë për të cilën veprimtari flijoi edhe jetën.

Tags: Kulla ne Suhareke
Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Politikani shqiptar në Amerikë: Për ShBA-në, çështja e territorit të Kosovës është e paprekshme

Politikani shqiptar në Amerikë: Për ShBA-në, çështja e territorit të Kosovës është e paprekshme

Nimani: Pjesëmarrja e Kosovës në Bordin e Paqes do të sjellë njohje të reja

Nimani: Pjesëmarrja e Kosovës në Bordin e Paqes do të sjellë njohje të reja

Njohësit e sigurisë thonë se kërcënimet ndaj krerëve të shtetit duhet të merren seriozisht

Ekstradohen nga Gjermania për në Kosovë, dy të kërkuar me letër rreshtim ndërkombëtar

Osmani në kërkim të mandatit të dytë, Pozhari: Bordi i Paqes i ka ardhur si një mundësi ideale

Edhe Shkëndija mposhtet në ndeshjen e parë të Play-Offit, në Ligën e Konferencës

Edhe Shkëndija mposhtet në ndeshjen e parë të Play-Offit, në Ligën e Konferencës

“InfoNata” 19.02.2026

“InfoNata” 19.02.2026

Drita humb në sekondat e fundit nga sllovenët, ndeshja e kthimit vendimtare

Drita humb në sekondat e fundit nga sllovenët, ndeshja e kthimit vendimtare

Njohësit e sigurisë thonë se kërcënimet ndaj krerëve të shtetit duhet të merren seriozisht

Ekstradohen nga Gjermania për në Kosovë, dy të kërkuar me letër rreshtim ndërkombëtar

Nazmi Gripshi kalon në kampionatin rus, nënshkruan me Rubin Kazanin

Nazmi Gripshi kalon në kampionatin rus, nënshkruan me Rubin Kazanin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën