TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kulla 400-vjeçare e Ngujimit në Theth tërheq vëmendjen e vizitorëve të huaj

by TËVË 1
3 vjet ago
1
A A
Kulla 400-vjeçare e Ngujimit në Theth tërheq vëmendjen e vizitorëve të huaj

Ecja nga Valbonë në Theth në Alpet shqiptare është absolutisht mahnitëse dhe e vlefshme për ata që duan të shijojnë udhëtimet e gjata më këmbë (trekking), sipas një artikulli të botuar në “Atlas Obscura”.

Nga qyteti verior i Shkodrës, rruga me minibus për në Komani zgjat rreth 90 minuta.

Një shëtitje e bukur me traget përgjatë liqenit blu-jeshile të Komanit do t’ju sjellë në Fierzë, ku mund të kapni një minibus tjetër për në Valbonë, rruga zgjat rreth një orë.

Qëndroni gjatë natës në një nga bujtinat e këndshme të fshatit dhe bëni rrugën drejt shtegut në mëngjes herët.

Ecja në Theth është 17.2 km, pika më e lartë është 1800 m, dhe zgjat rreth 6 ose 7 orë për të përfunduar.

Kulla e Ngujimit ndodhet jo shumë larg rrugës kryesore në Theth, përtej kompleksit të bujtinave.

Nuk ka orë të caktuara të hapjes, por vendasit në një nga shtëpitë fqinje e hapin kullën sipas kërkesave.

Kulla e Ngujimit në Theth

Dikur një strehë e sigurt për vendasit e përfshirë në gjakmarrje, kjo kullë e fortifikuar 400-vjeçare tani është një muze që tregon se si ishte jeta për ata që rrinin në pritë brenda mureve të saj.

Shqiptaret e Veriut dikur kanë jetuyar sipas kodit të tyre fisnor, sipas Kanunit, një grup ligjesh zakonore të vendosura nga Kanuni i Lekë Dukagjinit, një fisnik i shekullit të 15-të.

Në mesin e 1262 neneve të tij, Kanuni ka lejuar gjakmarrjen, në të cilën një person ka të drejtën e vrasjes si ndëshkim për vrasjen ose çnderimin e një anëtari të familjes në emër të drejtësisë.

Nuk ka qenë e pazakontë që këto grindje të zgjasnin për vite, duke përfshirë disa breza dhe duke rezultuar në vdekjen e shumë burrave dhe ndonjëherë edhe grave dhe fëmijëve si dëm kolateral nga të dyja anët.

Përtej mesjetës, ligji i Kanunit ka vazhduar në disa pjesë të Shqipërisë, pavarësisht se është shpallur i jashtëligjshëm nga diktatori komunist Enver Hoxha, shkruan ATSH.

Deri më sot, gjakmarrjet thuhet se ekzistojnë ende, ku disa individë izolohen në shtëpi në fshatrat e tyre, duke jetuar me frikën e vazhdueshme të hakmarrjes eventuale nga një familje e përbuzur shumë kohë më parë, nga një prej paraardhësve të tyre.

Gjatë grindjeve, anëtarët meshkuj të familjes janë kufizuar në kulla, për t’i dhënë vetes një avantazh mbrojtës ndaj klanit kundërshtar. Burrat do të qëndronin aty, derisa të përfundonte grindja, domethënë derisa të vriteshin të gjithë meshkujt që përbënin një kërcënim të drejtpërdrejtë, ose derisa të arrihej pajtimi, ndoshta me ndihmën e një këshilli pleqsh.

 

Tags: Atlas ObscuraKulla 400-vjeçare e NgujimitTheth
ShareTweet

Postime të ngjashme

Bibliotekat kombëtare të Kosovës dhe Hungarisë nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim kulturor

Bibliotekat kombëtare të Kosovës dhe Hungarisë nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim kulturor

Ekspozita spektakolare e piktorit Van Gogh, tash pjesë edhe e Prishtinës

Ekspozita spektakolare e piktorit Van Gogh, tash pjesë edhe e Prishtinës

Studimi tregon se tekstet e këngëve janë bërë më pak emocionale

Studimi tregon se tekstet e këngëve janë bërë më pak emocionale

Presidentja Shiroka Pula vlerëson kontributin shkencor të Hivzi Islamit në 80-vjetorin e lindjes

Presidentja Shiroka Pula vlerëson kontributin shkencor të Hivzi Islamit në 80-vjetorin e lindjes

Shiroka-Pula dhe myftiu Tërnava diskutuan për rëndësinë e bashkëjetesës ndërfetare

Shiroka-Pula dhe myftiu Tërnava diskutuan për rëndësinë e bashkëjetesës ndërfetare

Reagimet pas ngritjes së aktakuzës për sulmin terrorist në Banjskë

Aktakuzë ndaj Stefan Raduloviq për pjesëmarrje në sulmin e Banjskës

Bisedimet ShBA –Iran, Kulla: Ka mosbesim të lartë mes palëve

Kulla: Me largimin Vuçiqit dhe te Daçiqit nga skena politike ka ndodhur një ndryshim epokal për rajonin tonë

Gjini: Qëndrimi i LDK-së ndaj Kurtit është i drejtë dhe parimor

Gjini për vrasjen e Arlinda Zekajt: Tetë gra të vrara brenda vitit janë tetë dëshmi se sistemi ynë nuk mbron askënd

Arrestohet 47-vjeçari në Ferizaj, ishte në kërkim për dy vepra penale

Arrestohet një person në Merdare i dyshuar për krime lufte

Kosova dhe Instituti i Bazelit nënshkruajnë marrëveshje për rikthimin e pasurive të fituara në mënyrë të paligjshme

Kryeprokurori i Shtetit për rastin në Pejë: Do të merren masa nëse konstatohet shkelje nga zyrtarët

Kuvendi miraton deklaratën për aktgjykimin e Speciales – kjo është përmbajtja

LVV nis mbledhjen e nënshkrimeve për seancë të jashtëzakonshme për vrasjen në Pejë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën