TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kujtimi për Malsor Dashin, policin e rënë në detyrë

by Albiona Hajdari
3 vjet ago
0
A A
Kujtimi për Malsor Dashin, policin e rënë në detyrë

Prindërit e policit Malsor Dashi, i cili humbi jetën para pesë viteve gjatë detyrës zyrtare në një aksident, ndajnë dhimbjen e mërzinë me familjen Bunjaku. Shemsedin e Shiqirije Dashi, shprehin mallin dhe krenarinë për të birin e rënë në shërbim të atdheut.

Varrin e të birit e vizitojnë çdo ditë.

E sa herë që një pjesëtar i Policisë së Kosovës humb jetën në detyrë, Shemsedin e Shiqirije Dashit u kthehet dhimbja për humbjen e djalit të tyre, Malsorit.

I biri i vetëm i tyre humbi jetën në një aksident në magjistralen Kaçanik-Han i Elezit, pasi vetura me të cilën udhëtonte ishte rrokullisur në afërsi të lumit Lepenc.

Trupi i policit Malsor Dashi u gjet në ujërat e Lepencit tek pas pesë ditë kërkimesh.

E pas pesë vjetësh nga dita e kobshme, babai Shemsedini kujton momentin kur i biri u kishte treguar se ishte bërë pjesë e trupave policore.

“Ai e ka kry fakultetin për edukatë fizike. Ka hy në punë. Tre muaj ditë ka punu. S’na ka tregu hiç, ka shku e kishte kry pa na tregu neve për polic se e kishte pasë merak teshën e policisë. Veç kur ka ardh na ka thanë, babush unë prej sotit jam polic. I veshur kur na ka ardhë, unë edhe shoqja jemi kanë të befasum. Bile i thashë: pse o bir se hasret të kemi”, tha Shmesedini, babai i policit Malsor Dashi.

Ndërkaq për sulmin e fundit ndaj Policisë së Kosovës thotë se e ka përjetuar rëndë.

“E di dhimbjen e tyre. Mbrëmë, unë edhe shoqja tanë natën nuk kemi mujtë me fjet shkaku i këtyre rasteve edhe na ka ra dhimbje shumë e madhe. Çdo polic edhe çdo shqiptar për këtë venin tonë që bjen neve na qet për toke”, tha Dashi për Tëvë1.

Edhe e ëma, Shiqirija shpreh mërzinë për vrasjen e policit, Afrim Bunjaku.

“Shumë jam mërzitë. Më ka ardhë shumë keq se di m’u ka kthy krejt ajo mërzia. I shprehi ngushëllime familjes se qatë mërzi e kemi pasë edhe e kemi edhe na. Ishalla është e fundit e Afrimit”, u shpreh Shiqirije Dashi.

Ndërsa mallin për të vetmin djalë ia mbulon krenaria e shërbimit të tij për atdheun.

“Për neve si familje e Malsorit që jemi as nuk lind dielli as, ma për neve ka mbaru çdo gjë, po për hatër të çikave, për hatër të burrit duhet me jetu. Unë jam krenare që e kam pasë, edhe nuk jam pishman që ia kam falë Kosovës atë djalë, se ai nuk ka qenë veç i jemi por i krejt Kosovës”, ka thënë nëna e të ndjerit Malsor Dashi, Shiqirija.

E emrin e tij e bart gjithmonë me vete.

“Kurrë nuk e heq, deri t’më lëshon shpirti. E kur t’më lëshon shpirti mu, që unë nuk jam e kam nijet me ja dhanë çikës që ma ka dhanë”, ka treguar ajo.

Malsor Dashi la pas vetes prindërit dhe pesë motra.

Ai i përkiste gjeneratës së 53-të të Policisë së Kosovës dhe ishte i angazhuar në stacionin policor në Kaçanik.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Specialja konfirmon pranimin e rezolutës së Kuvendit të Kosovës

Specialja konfirmon pranimin e rezolutës së Kuvendit të Kosovës

30 ditë paraburgim ndaj të dyshuarit për tentimvrasje dhe rrëmbim të Vukashinoviqit

Një muaj paraburgim për të dyshuarin për sulm seksual ndaj vajzës së tij të mitur në Gjakovë

Gjendet një trup i pa jetë në Lumbardh

Vdes një punëtor e një tjetër lëndohet në vendin e punës në Strellc të Deçanit

Gjykata Kushtetuese hap dyert, vizitohet edhe nga studentë ndërkombëtarë

Gjykata Kushtetuese hap dyert, vizitohet edhe nga studentë ndërkombëtarë

OKB paralajmëron për rritjen e dhunës ndaj palestinezëve në Gaza dhe Bregun Perëndimor

OKB paralajmëron për rritjen e dhunës ndaj palestinezëve në Gaza dhe Bregun Perëndimor

Specialja konfirmon pranimin e rezolutës së Kuvendit të Kosovës

Specialja konfirmon pranimin e rezolutës së Kuvendit të Kosovës

Irani thotë se do të tërhiqet nga marrëveshja e armëpushimit nëse Izraeli vazhdon të sulmojë Libanin

Irani thotë se do të tërhiqet nga marrëveshja e armëpushimit nëse Izraeli vazhdon të sulmojë Libanin

30 ditë paraburgim ndaj të dyshuarit për tentimvrasje dhe rrëmbim të Vukashinoviqit

Një muaj paraburgim për të dyshuarin për sulm seksual ndaj vajzës së tij të mitur në Gjakovë

Gjendet një trup i pa jetë në Lumbardh

Vdes një punëtor e një tjetër lëndohet në vendin e punës në Strellc të Deçanit

Dukagjini e Ferizaj befasojnë Ballkanin e Llapin në Kupë

Dukagjini e Ferizaj befasojnë Ballkanin e Llapin në Kupë

Influencues i ekstremit të djathtë nga Serbia në ‘rrjetin rus’ të promovuesve të Orbanit

Influencues i ekstremit të djathtë nga Serbia në ‘rrjetin rus’ të promovuesve të Orbanit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën