TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kujtimi për Alban Bujarin, fotoreporteri që alarmoi botën perëndimore

Në bibliotekën kombëtarë në Prishtinë u mbajt mbledhja komemorative në nderim të veprës dhe jetës së fotoreporterit të “Kohës”, Alban Bujari. Familjarët, miqtë dhe kolegët gazetarë vlerësuan lartë kontributin e fotoreporterit kosovar i cili dokumentoi për krimet e luftës në Kosovës. Alban Bujari, vdiq në mbrëmjen e 27 shkurtit.

by Shpat Blakcori
2 vjet ago
2 0
A A

Ashtu siç jetoi edhe u kujtua.

Fotoreporteri i së vërtetës, Alban Bujari u nderua nga shumë miq, bashkëpunëtorë e profesionistë të gazetarisë në mbledhjen komemorative që u mbajt në bibliotekën kombëtarë në Prishtinë.

Në këtë ceremoni u shfaq edhe një dokumentar për punën e jashtëzakonshme të Albanit për dokumentimin e krimeve të luftës dhe angazhimin e tij në paqe për grupin “Koha”.

Themeluesi i këtij mediumi, Veton Surroi, e vlerësoi lart kontributin e fotoreporterit Bujari duke thënë se ai me punën e tij kontribuoi ne lirinë e Kosovës.

“Kremtojmë jetën e një njeriu që e deshi lirinë dhe e jetoi lirinë duke e krijuar. Liria nuk është dhuratë, është një akt i vazhdueshëm krijimi. Albani ishte një krijues i saj. Një nga ta jo që vetëm e përjetuan lirinë e Kosovës, por edhe e ndihmuan ta ndërtonin. Ishte aty me aparatin e tij duke regjistruar dhe dëshmuar rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë, rrugëtimin pjesë e të cilit ishte ai vetë”, u shpreh Surroi

Me shumë dhimbje për Albanin foli edhe bashkëshortja, Jeta Dida-Bujari.

“Albani ishte sytë tanë për realitetin, duart tona për drejtësinë dhe zëri ynë për të pathënat. Për mua, për ne, ai ishte shumë më tepër se fotograf. Që më mbushi zemrën me dashuri, që më mbajti dorën në kohë të vështira, njeriu që i mësoi fëmijët tanë të jenë të ndershëm, të guximshëm dhe të mos kenë frikë të ëndërrojnë. Mungesa e tij është e pamatshme, dhimbja për humbjen e tij është e pafundme”, tha ajo.

Kurse i biri i Alban Bujarit, Zjarri, tha  se gjurmët e babait të tij do të mbesin përgjithmonë në histori.

“Babi në fund të luftës e pati edhe një copë të mendjes së vet që palëvizshëm mbeti në atë kohë. Ishte një burrë besnik, i ndershëm, i sinqertë, modest, kategorik e parimor, e madje edhe kokëfortë. Vitet, dekadat e shekujt do të shkojnë, por gjurmët e babit do të mbesin e nuk do të harrohen. Ai nuk arriti të plakej bashkë me neve, ai nuk plaket kurrë”, tha Zjarr Bujari.

E këtë foto tashmë përkujtuese të Albanit vetëm para dy muajsh e kishte shkrepur kolegu i tij i ngushtë, Besnik Hamiti.

 

“Fotoja që e kam shkrepur është nga ekspozita e fundit e Albanit në Prishtinë. Kush e ka menduar se kjo do të bëhej një foto përkujtuese”, u shpreh Hamiti.

Alban Bujari ishte ndër fotoreporterët e parë kosovar që mbuloi luftën në Kosovë gjatë viteve 1998-1999.

Fotografitë e tij për krimet e luftës u publikuan edhe në shumë medie ndërkombëtare duke e alarmuar botën perëndimore.

Ai vdiq në moshën 55 vjeçare në Prishtinë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Auto Draft

Një amanet që ndryshoi jetën e mbi 100 studentëve

Auto Draft

Erërat e forta ia dëmtuan serat-fermeri nga Lipjani kërkon kompensimin

Auto Draft

Ankohen banorët në Serofc: Nuk ka ardhur askush me na çel derën

Auto Draft

Konsulta falas si formë proteste nga mantelbardhët

Protestë para Kryeministrisë, qytetarët bllokojnë rrugën

Protestë para Kryeministrisë, qytetarët bllokojnë rrugën

Auto Draft

Një amanet që ndryshoi jetën e mbi 100 studentëve

Auto Draft

Erërat e forta ia dëmtuan serat-fermeri nga Lipjani kërkon kompensimin

Auto Draft

Ankohen banorët në Serofc: Nuk ka ardhur askush me na çel derën

Auto Draft

Konsulta falas si formë proteste nga mantelbardhët

Auto Draft

Krasniqit iu mohua takimi me vëllain, kritika ndaj Gjykatës Speciale

Auto Draft

Dita e Alfabetit Shqip, Rama viziton shtëpinë muze

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën