TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kujtimi i bashkëpunëtorëve në 27 vjetorin e vrasjes së Fehmi Aganit

Sot është shënuar edhe 27 vjetori i vrasjes së profesorit Fehmi Agani. Bashkëpunëtorët thonë se roli i profesor Aganit në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, është i pazëvendësueshëm.

by Lindrit Zejnullahu
2 javë ago
1 0
A A

Ishte një nga bashkëpunëtorët më të afërt të ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Kontributi i profesor Fehmi Agani në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë, vlerësohet të jetë i pashlyeshëm.

Profesori universitar Milazim Krasniqi, ka shumë kujtime nga koha e kaluar si bashkëpunëtor i Aganit.

“Përvoja e tij intelektuale në rend të parë por edhe përvoja politike, njohja e politikës së Serbisë, njohja e raporteve ndërkombëtare kanë qenë përparësi të tij për shkak se ka qenë njohës i jashtëzakonshëm i këtyre proceseve dhe për këtë arsye kontributi i tij ka qenë i jashtëzakonshëm në modelimin e politikës sonë sepse keni parasysh LDK-ja ka qenë një lëvizje e madhe dhe ka pasur rryma të ndryshme ideologjike pothuajse disa edhe revolucionare”, Krasniqi.

Vrasjen e tij nga forcat serbe, Krasniqi e quan si humbje të madhe për vendin por edhe për ish-presidentin Rugova.

“Sepse në atë kohë, presidenti Rugova ishte peng i Millosheviqit dhe ne shpresonim që të vinte ai në Tiranë ose në Shkup dhe ta merrte përsipër organizimin e Lëvizjes, ndodhi ajo që ndodhi, ishte një krim monstruoz, e vranë një burrë të urtë, një njeri racional i cili kishte kërkuar gjithnjë dialog, i cili kishte kërkuar gjithmonë zgjidhje paqësore, por regjimi i Millosheviqit ka qenë gjakatar dhe në urrejtjen e tyre iracionale nuk kanë kursyer askënd”, ka thënë  tutje Krasniqi.

Komunikime dhe takime të shpeshta me profesor Aganin kishte edhe ish-anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti.

“Ajo që ne i themi Republika e parë e Kosovës ka funksionuar aty në ish-selinë e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës ku ka qenë vendi ku ka punuar Rugova me bashkëpunëtorët e vet dhe me Aganin jam takuar shpesh për të mos thënë çdo ditë sepse unë në ato vite kam qenë afër edhe me Rugovën dhe Qendrës për Informim të Kosovës ku kam punuar dhe ne kemi punuar bashkë sepse ka qenë një organizim shumë koherent dhe Agani ka qenë aty përditë”, u shpreh Hamiti

Sipas Hamitit, koha ka dëshmuar rolin e pazëvendësueshëm të Fehmi Aganit në rrugëtimin e Kosovës për liri.

“Ka qenë shumë i madh, rol që është parë edhe atëherë, sigurisht në retrospektivë shihet edhe më i madh sepse po flasim për presidentin Rugova, për profesor Aganin dhe të tjerë të një klase politike, të njerëzve të ditur me moralitet të lartë politik me konsistencë të madhe dhe fuqi të madhe argumentuese, të gjitha këto kritere i ka plotësuar profesor Agani”

Të mërkurën janë bërë 27 vjet nga vrasja e nënkryetarit shumëvjeçar të LDK-së.

Fehmi Agani ishte një nga bashkëthemeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe një nga figurat më të rëndësishme të rezistencës paqësore ndaj regjimit serb gjatë viteve të 90-ta.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mehmeti: Politikanët nuk zgjidhen për t’u marrë me njëri-tjetrin, por me problemet e Kosovës

Mehmeti: Maqedonia e Veriut funksionon si Serbia e kohës së Millosheviqit por me më shumë “Rrahman Morina”

Gjendet pa shenja jete një person në Obiliq

Pas dy muajve hetime – kapet grupi i hajdutëve të Gjilanit

Ish-polici i Kosovës, Bojan Jevtiq e pranon se i shërbeu BIA-s serbe, dënohet me gjashtë vite burgim

I dënuari për spiunazh, ende pjesë e Policisë së Kosovës?

Manipuluan në zgjedhjet e kaluara, kërkohet që komisionerët e dyshuar të mos përfshihen në procesin e ri zgjedhor

Manipuluan në zgjedhjet e kaluara, kërkohet që komisionerët e dyshuar të mos përfshihen në procesin e ri zgjedhor

Trepça sërish kampione e Kosovës në basketboll, fiton titullin e tretë rresht

“Këndi i debatit”- 20.05.2026

“Këndi i debatit”- 20.05.2026

Gjendet pa shenja jete një person në Obiliq

Pas dy muajve hetime – kapet grupi i hajdutëve të Gjilanit

Ish-polici i Kosovës, Bojan Jevtiq e pranon se i shërbeu BIA-s serbe, dënohet me gjashtë vite burgim

I dënuari për spiunazh, ende pjesë e Policisë së Kosovës?

Manipuluan në zgjedhjet e kaluara, kërkohet që komisionerët e dyshuar të mos përfshihen në procesin e ri zgjedhor

Manipuluan në zgjedhjet e kaluara, kërkohet që komisionerët e dyshuar të mos përfshihen në procesin e ri zgjedhor

Ushtroi dhunë fizike e psikike për dy vjet ndaj bashkëjetueses – arrestohet i dyshuari

Arrestohet në Shtime një 30-vjeçar i kërkuar për vjedhje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën