Emërimi i tij është bërë nga presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, pas dorëheqjes së dhënë sot të Burim Ramadanit nga kjo pozitë, përcjell teve1.info
Sipas njoftimit të Presidencës, deri tani Shala ishte i angazhuar në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti sot janë njoftuar nga Inspektori i Përgjithshëm i deritashëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, z. Burim Ramadani për dorëheqjen e tij nga kjo pozitë. Ata kanë falënderuar z. Ramadani për shërbimin e tij në AKI nga viti 2019 dhe i kanë uruar suksese të mëtejme në angazhimet e tij profesionale. Pas konsultimeve, Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti kanë emëruar Inspektor të ri të Përgjithshëm të AKI-së, z. Kujtim Shala, i cili deri më tani ishte i angazhuar në Forcën e Sigurisë së Kosovës”, thuhet në njoftim. /Teve1.info/