TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Kujdes se mund të përfundoni në gjykatë”, përplasen ministrat

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
“Kujdes se mund të përfundoni në gjykatë”, përplasen ministrat

Zëvendëskryeministrja Emilija Rexhepi ka deklaruar se komunitetet jo-shumicë nuk kanë përkrahje nga Ministria e Bujqësisë.

Për këtë ka reaguar ministri Faton Peci duke e mohuar një gjë të tillë, për çka edhe ka thënë se pikërisht të njëjtit kanë përfituar më shumë nga grantet. Madje, Peci ka thënë se Rexhepi po tenton ta shndërrojë atë në ish-ministrin Nenad Rikallo për çka Rexhepi ia ka tërhequr vërejtjen duke e kërcënuar me padi.

Rexhepi ka thënë se ata nuk kanë përkrahje nga Ministria e Bujqësisë.

“Të gjithë këto vite nuk kemi kurrfarë përkrahje të Ministrisë së Bujqësisë në fushën e përkrahjes të fermerëve që vijnë nga komunitetet jo shumicë. Pikërisht për ato kritere, ajo është praktikë më shumë se 20 vjet dhe shpresoj që ministri të ketë parasysh këtë dhe ne kur të jemi pjesë e kësaj qeverie, kërkohet thellësisht nga ne këto reforma të bëhen në Ministrinë e Bujqësisë sepse kishin shkuar në favor të bujqve tonë”, ka thënë ajo.

Në anën tjetër, ministri Peci ka thënë se në këtë projekt nuk do të ketë kurrfarë përjashtimi për komunitetet, derisa ka deklaruar se ajo çka tha zëvëndskryeminstrja Rexhepi është e pavërtetë.

“Është krejt e pavërtetë ajo çfarë thotë zëvendëskryeministrja Rexhepi, kur thotë se komunitet nuk kanë përfituar. Përkundrazi, kanë përfituar mjaft. Mjafton që të shkosh në Mamushë edhe Komuna e Mamushës në programin e granteve të vitit 2022 ka fituar rreth 3 milionë euro përkrahje për grantet. Ndërsa, ato kërkesa që ti në vazhdimësi i ke që unë të shndërrohem në një ministër sikur ka qenë Rikallo, ato nuk mund të jetësohen”, është përgjigjur Peci, raporton KP.

Më tej, Rexhepi ka kërkuar nga ministri Peci që të jetë i kujdesshëm, duke i thënë se “mund të përfundoni në gjykatë”.

“I nderuar zotëri Peci ju lutem të jeni të kujdesshëm, mund të përfundoni në gjykatë. Të gjithë këto vite, duke filluar nga 2009 në mënyrë konstante në parlamentin tonë të gjithë ne të cilët jemi pranë komuniteteve kemi kritikuar të gjithë ministrat që paraqesin Ministrinë e Bujqësisë. Jo personalisht, por mendojmë që anëtarët e pakicës kanë të drejtë në buxhetin e shtetit të vet dhe atë kontekst ne të gjithë këto vite kemi apeluar në të gjitha qeveritë që të zbusin këto kritere për dhënien e projekteve për komunitetet jo-shumicë”, ka thënë ajo.

Ndërsa, Peci tha se nuk lejon që të përfitojë dikush mbi bazën e përkatësisë etnike.

“Unë në asnjë mënyrë si ministër nuk lejoj që dikush të jetë përfitues mbi bazën e përkatësisë etnike që e kanë. Gjitha etnitë e Kosovës, do t’i nënshtrohen të gjitha rregullave ose formave të njëjta… Sa i përket pjesës së kërcënimit në gjykatë, atë mund ta bësh dhe nuk e kam asnjë problem, nuk e kam frikën për asgjë ”, është shprehur Peci.

Ky diskutim është bërë në mbledhjen e Qeverisë, gjatë shqyrtimit të propozim vendimit për dhënien e autorizimit nga presidentja për nënshkrimin e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe GIZ-it.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Aksident në Pejë, përfshihen një veturë dhe një motoçikletë

Aksident në Jabllanicë të Vogël të Pejës, dy persona të lënduar, njëri transferohet në QKUK

KEK: Njësia B2 pritet të rikthehet në operim të hënën në mëngjes

KEK: Njësia B2 pritet të rikthehet në operim të hënën në mëngjes

Shiroka-Pula thekson rëndësinë e koordinimit diplomatik Kosovë–Shqipëri

Shiroka-Pula thekson rëndësinë e koordinimit diplomatik Kosovë–Shqipëri

Nis vaksinimi kundër gripit sezonal

Nis vaksinimi kundër gripit sezonal

Evropa në rrugë: Mbi 400 mijë francezë në protestë, përplasje me policinë në Belgjikë dhe mijëra demonstrues në Spanjë

Evropa në rrugë: Mbi 400 mijë francezë në protestë, përplasje me policinë në Belgjikë dhe mijëra demonstrues në Spanjë

Italia në protesta masive, përplasje me policinë në disa qytete, 371 persona të arrestuar

Italia në protesta masive, përplasje me policinë në disa qytete, 371 persona të arrestuar

Atletico fiton ndaj Deportivos, vendos goli i Alvarezit

Atletico fiton ndaj Deportivos, vendos goli i Alvarezit

Lazio fiton ndaj Parmës dhe rikthehet në krye

Lazio fiton ndaj Parmës dhe rikthehet në krye

Aksident në Pejë, përfshihen një veturë dhe një motoçikletë

Aksident në Jabllanicë të Vogël të Pejës, dy persona të lënduar, njëri transferohet në QKUK

KEK: Njësia B2 pritet të rikthehet në operim të hënën në mëngjes

KEK: Njësia B2 pritet të rikthehet në operim të hënën në mëngjes

Bora e turpëron Prishtinën në derbin kryeqytetas

Bora e turpëron Prishtinën në derbin kryeqytetas

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën