TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kuçi: Zgjedhjet po vijnë se PDK e LDK synojnë ripozicionim për bashkëpunim me Kurtin

by teve1
3 muaj ago
2
A A
Kuçi: Zgjedhjet po vijnë se PDK e LDK synojnë ripozicionim për bashkëpunim me Kurtin

Kandidatja për deputete nga Partia Socialdemokrate (PSD), Natyra Kuçi, ka deklaruar se Kosova po shkon në zgjedhje për shkak të kalkulimeve politike të partive opozitare, të cilat sipas saj po synojnë të përmirësojnë pozicionin e tyre për bashkëpunim të mundshëm me Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti pas zgjedhjeve.

Në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, Kuçi ka kritikuar Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), duke thënë se ato nga njëra anë e cilësojnë Kurtin si të rrezikshëm dhe autoritar, ndërsa nga ana tjetër lënë të hapur mundësinë e bashkëpunimit me të.

“Opozita po thotë se kemi shkuar në zgjedhje në mënyrë që Kurti të mos i ketë tri pushtetet, ndërkohë që Kurti thotë se opozita na ka çuar në zgjedhje për shkak se nuk deshi marrëveshje. PDK çdo ditë del në media dhe i heq vijat e kuqe me Kurtin, njëjtë vepron edhe LDK-ja. Pra, qytetarët duhet ta kuptojnë se ne po shkojmë në zgjedhje për të negociuar sërish me Kurtin. Nëse debati zhvillohet rreth asaj se Kurti është i rrezikshëm dhe autoritar, ndërsa njëkohësisht kërkohet rritja e përqindjes për të negociuar me të pas zgjedhjeve, atëherë duhet kuptuar se Kosova po shkon në zgjedhje sepse këto parti opozitare po synojnë të përmirësojnë pozicionin e tyre për bashkëpunim me Kurtin”, ka thënë ajo.

Sipas saj, PSD-ja synon të paraqitet si një opozitë e qartë dhe parimore, e cila nuk synon bashkëpunim me pushtetin që e konsideron autoritar, por që qëndron në opozitë dhe e kundërshton atë në mënyrë të qëndrueshme.

Kuçi ka theksuar gjithashtu se një opozitë që nuk mban “vija të kuqe” ndaj pushtetit, sipas saj, rrezikon të dobësojë demokracinë dhe vetë rolin e saj politik.

“PSD-ja po garon me një qëndrim të qartë: kemi nevojë për një opozitë, jo vetëm formale, por një opozitë që dëshiron të mbetet në opozitë. Një opozitë që, kur pushtetit i thotë ‘autoritar’ dhe ‘i rrezikshëm’, e ka përnjëmend dhe e konsideron më të rëndësishme luftën kundër autoritarizmit sesa ndarjen e pushtetit me të. Sepse, me një autoritar në koalicion, demokracia vdes dhe ti si subjekt politik tretësh. Prandaj, ne po garojmë për opozitë dhe po mundohemi ta bëjmë të qartë se një opozitë që nuk ka vija të kuqe ndaj autoritarizmit, nuk është opozitë,” ka përfunduar Kuçi.

Tags: albin kurtiLDKNatyra KuçipdkPSDZgjedhje 2026
ShareTweet

Postime të ngjashme

Bytyqi: Qeveria s’ka përgjegjësi ku riparohen vagonët, tenderi u fitua nga një i afërt me Aleancën

Bytyqi: Qeveria s’ka përgjegjësi ku riparohen vagonët, tenderi u fitua nga një i afërt me Aleancën

Analistët shprehen pesimistë se do të ketë marrëveshje për presidentin

Analistët shprehen pesimistë se do të ketë marrëveshje për presidentin

Kurti: Askush se di çfarë do të ndodhë nëse nuk respektohet afati i Gjykatës Kushtetuese

Kurti: Qëndrimi i Ukrainës për Kosovën nuk qëndron përballë fakteve

Vetura godet një këmbësor në rrugën Prishtinë-Podujevë

Emisioni “Info Nata” 24.08.2026

Emisioni “Info Nata” 24.08.2026

Vetura godet një këmbësor në rrugën Prishtinë-Podujevë

Edhe nesër kufizime për automjetet mbi 20 tonë për shkak të temperaturave të larta

Edhe nesër kufizime për automjetet mbi 20 tonë për shkak të temperaturave të larta

Një person vret nënën dhe plagos rëndë babanë në Lushnje

Një person vret nënën dhe plagos rëndë babanë në Lushnje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën